• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj i përgjigjet Berishës: Pis burrë, ti i përdorje truprojat e Gardës për të vrarë njerëz

by Java News
16/06/2019 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ishte ditën e sotme në Pezë në ku u takua me banorë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Gjatës fjalës së tij, Veliaj komentoi deklaratën e djeshme të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili publikoi në rrjetin e tij social një deklaratë ku shprehej se një nga truprojat e kryeministrit Edi Rama ka vdekur  dhe një tjetër ka humbur jetën gjatë fushatës elektorale në Librazhd. Veliaj tha se ata janë shëndoshë e mirë teksa deklaroi se atë gardë Berisha e përdorte për të vrarë njerëz.

“Gardistët janë shëndoshë e mirë, pis burrë a ke turp a ke cipë. A ke dinjiitet të flasësh për ta, kur gardën e përdorje për të vrarë njerëz. A ka ky fytyrë të flasë ky plak pervers?”, tha Veliaj.

Veliaj theksoi se 30 qershori është një referendum për të larguar 30 vitet që ikën dhe për të menduar 30 vitet që do të vijnë për familjet shqiptare.

“Kemi vetëm 15 ditë që e gjithë Peza, që e gjithë lugina e Erzenit, i gjithë fshati të ketë një mobilizim të jashtëzakonshëm për 30 qershorin duke treguar që nëse ata janë me gurë ne jemi me përqafime, nëse ata janë me molotov ne jemi me asfalt, nëse ata janë me fishekzjarre ne jemi me institucione arsimore, nëse ata duan sherr ne duam familjet tona dhe njëri-tjetrin. Nëse ne bëjmë diferencën data 30-të është një referendum për të larguar 30 vitet që ikën dhe për të menduar 30 vitet që do të vijnë bashkë me familjet tona. Iu them të gjithë demokratëve; ata i kanë rregulluar punët e tyre”, tha Veliaj.

Ai iu drejtua me një mesazh edhe të gjithë atyre ish simpatizantëve dhe militantëve të PD-së të cilët kanë vendosur që të mbështesin në zgjedhjet e 30 qershorit Partinë Socialiste. Veliaj theksoi se PS është e vetmja forcë e cila i qëndron besnike qytetarëve dhe që nuk I ka zhgënjyer asnjëherë. “Kush është sot këtu si demokrat, si dikush që është zhgënjyer dhe do punë, është zhgënjyer nga urrejtja dhe do dashurinë, është zhgënjyer nga të gjithë ata që marrin një kontratë dhe e lënë përgjysmë, është zhgënjyer nga të gjithë ata që duan të zgjidhin hallet e tyre dhe jo hallet tona, po iu them se kanë bërë zgjedhjen e  duhur duke u bashkuar me PS-në, dhe e ju themi mirëseerdhët në familjen tonë, nuk do iu zhgënjejmë kurrë”, deklaroi Veliaj.

Kandidati socialist nënvizoi se qytetarët shqiptarë e kanë tashmë të qartë se cila është diferenca mes opozitës e cila I ka sjellë vetëm shkatërrim vendit dhe Partisë Socialiste e cila ka qenë fokus qytetin dhe qytetarët për të ndërtuar më shumë çerdhe, kopshte,rrugë etj.

“Shqipëria është shumë më e emancipuar se opozita jonë. Çunat dhe gocat e Shqipërisë të demokratëve dhe socialistëve i kanë sytë në ballë, kush i ka parë kopshtet e reja ,shkollat, çerdhet që kemi bërë, kush e ka parë qoftë edhe këtë park dhe se si festohet këtu, kush ka parë të gjithë investimet që janë bërë nëpër lagje, dhe kush ka parë  kanalet vaditëse, kush ka parë se si janë mbjellë pemët, kush ka parë se si është rritur imazhi i Tiranës, kush ka parë se sa turistë kanë ardhur, kush ka parë që ekonomia e Tiranës po rritet me 10 %,  i ka sytë në ballë dhe në datë 30 do të votojë Partinë Socialiste të Shqipërisë”, nënvizoi ai./l.m

Next Post
Pas tërmetit me magnitude 7.4 në Paqësor, priten cuname

Pas tërmetit me magnitude 7.4 në Paqësor, priten cuname

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com