• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj i jep lejen e legalizimit komshiut të Lulit, Teki Doko: “Më kapi nga faqet e më tha: akoma s’e ke marrë?”

by
23/05/2015 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veliaj i jep lejen e legalizimit komshiut të Lulit, Teki Doko: “Më kapi nga faqet e më tha: akoma s’e ke marrë?”

Që leja e legalizimit qe kthyer në një makth për shumë qytetarë kur qeveriste PD-ja, kjo dihej. Por, sorrollatjet e kësaj pune i ka përshkruar më së miri sot, komshiu i kryebashkiakut Lulzim Basha në njësinë 8, Teki Doko.

Më poshtë dialogu i plotë mes tij dhe kandidatit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj:

Blendi Nallbani: Teki Resul Doko. Meqë je edhe komshiu i Bashës, i Lulit, merre vëlla.

Teki Resul Doko: Dua t’ju them dy fjalë, meqë jam komshiu i Lulzim Bashës. Nuk është punë politike kjo. Për këtë letër unë kam që në 2006, që ta keni parasysh, për ta marrë, për 30 metra oborr në përdorim. Në atë kohë, drejtorin e kam takuar e më ka thënë s’të takon dot sipas ligjit; nuk të takon sepse është oborr në përdorim, ishalla del ndonjë ligj.

Doli ligji. As për ta marrë s’kisha ndonjëherë po mos të vinte zotëria këtu. U rrotullua prapë, ja ku e takova drejtorin këtu, më mbajti mend. Falënderoj drejtorin dhe drejtoreshën që më kanë pritur. Vetëm kur i kam thënë për kaq vite. Falenderoj këto zotërinjtë këtu që në 2013 më kanë takuar në lagje, kanë ardhur tek shtëpia ime dhe i thashë që kam këtë hall. Ishalla zoti, më thanë, nuk ke për të bërë gjë po s’erdhëm ne në pushtet. Ja ku erdhi pushteti, erdhi dhe Erion Veliaj. Tani i them të gjithë lagjes, meqë e ndryshoi në 2013, ta ndryshojë dhe tani. Është e padikustueshme që Erioni do të fitojë.

Erion Veliaj: Teki, të falenderoj shumë. Por, ti e di si shkon kjo histori. Komshinjtë nuk i zgjedhim dot, por votën e zgjedhim. Komshinjtë nuk kemi në dorë t’i ndërrojmë, por mund të ndërrojmë mënyrën se si votojmë.

Teki Resul Doko: Është turp me e thënë, se jam moshë e vjetër, dy herë i kam shkuar kryetarit Lulzim Basha dhe më ka kap prej faqesh dhe më ka thënë: akoma s’e ke marrë? Turp i botës. Më ka kap dhe televizori.  Turp i botës. Që e kam shumë afër dhe e di të gjithë historinë.

Next Post

Kandidon sërish njeriu që tha "u daltë kanceri mu në grykë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com