• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” Presidentit të PE, Sassoli: Tirana, një qytet evropian me një kryebashkiak të aftë

by Java News
04/02/2020 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Qytet evropian, i gjallë, me ide dhe një kryebashkiak të aftë”, ishin fjalët që Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, zgjodhi të përshkruajë Tiranën, gjatë takimit që pati sot paradite me kryetarin Erion Veliaj. Në këtë vizitë, e cila përkon me 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës Kryeqytet, Presidenti Sassoli tha se Shqipëria është gati për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe Tirana është “pasaporta” më e mirë e vendit në Europë dhe në botë.

“Kam ardhur këtu para shumë vitesh dhe sot gjej një qytet evropian. Është një qytet i gjallë, me investime ngado, plot me ide, me një kryebashkiak të aftë. Të kesh një ide për të ardhmen, ky është imazhi që përçon sot Tirana, dhe kjo është një vlerë për të gjithë, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për ne, duke qenë se jemi të bindur që Shqipëria është gati për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Tirana është ‘pasaporta’ më e mirë e Shqipërisë në botë dhe në Evropë”, theksoi Sassoli.

Presidenti i PE-së nënvizoi se Shqipëria është gati për proceset e integrimit.

“Ka një këndvështrim të përbashkët, që është jo vetëm integrimi që shpresojmë të bëhet shumë shpejt realitet, por mbi të gjitha i një trashëgimie të përbashkët që quhet Evropë dhe që duam ta bashkërendojmë me Shqipërinë. Unë kam parë një qytet evropian, që paraqitet si një qytet evropian dhe ky për ne është imazhi më i mirë që një qytet mund të japë. Jemi të sigurt se Shqipëria është gati për këtë proces, është vetëm çështje e disa burokracive, por ka një frymë që na përket dhe është e përbashkët”, deklaroi Sassoli.


Në shenjë të miqësisë, kryebashkiaku Veliaj i dhuroi Presidentit Sassoli “Çelësin e Qytetit”.

“Jam i lumtur sot që në selinë e Bashkisë së Tiranës kemi një mik, një vëlla, një fiorentin, një italian dhe një evropian. Dua t’i uroj jo vetëm mirëseardhjen dhe ta mirëpresim gjithmonë në Tiranë, por jam sot i nderuar që në emër të qytetit të Tiranës, në këtë 100-vjetor, t’i japim “Çelësin e Qytetit” kryetarit të Parlamentit Europian, që e konsiderojmë si të shtëpisë”, tha Veliaj.

Ai theksoi se Shqipëria ka një mundësi të jashtëzakonshme për t’u integruar në BE, jo vetëm për të filluar procesin burokratik, por edhe për të bërë më shumë për diplomacinë mes qyteteve.

“Me një njeri të shtëpisë flasim hapur për problemet që kemi, për sfidat, por edhe për mundësitë. Vërtetë kemi vështirësi, por çdo vështirësi është një mundësi. Me fjalët e kryetarit kemi një mundësi të jashtëzakonshme për t’u integruar me BE, jo vetëm për të filluar procesin burokratik, por edhe për të bërë më shumë diplomaci mes qyteteve dhe sesi ne si qytete mund të ngremë një standard për t’u ndjekur edhe qytetet e tjera, ndoshta më të vogla e periferike, apo për të qenë një kartëvizitë e një diplomacie mes qyteteve. Më vjen mirë që Davidin e konsiderojmë një mik, vëlla dhe një avokat të jashtëzakonshëm të Kombit tonë në ambicien tonën evropiane”, u shpreh Veliaj.

Gjatë vizitës së tij në Bashkinë e Tiranës, kryetari Erion Veliaj njohu Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli me transformimin që ka pësuar sheshi “Skënderbej”, si dhe me një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturore të cilat kanë përmirësuar cilësinë e jetës në kryeqytet. /e.s/

Next Post
U pa përkrah Bashës, KLSH reagon për audituesin: Ka shkelur ligjin, nuk është më punonjësi ynë!

U pa përkrah Bashës, KLSH reagon për audituesin: Ka shkelur ligjin, nuk është më punonjësi ynë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com