• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj i dhuron “Kullën e Sahatit” kryebashkiakut të Splitit: Marrëdhënie të shkëlqyer

by Java News
06/11/2019 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana dhe Spliti i Kroacisë nisin një bashkëpunim të ri mes tyre, për shërbime më të mira për qytetarët. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim homologun e Splitit, Andro Krstulović Opara, me të cilin bisedoi mbi shtimin e marrëdhënieve mes dy qyteteve dhe shkëmbimin e eksperiencave më të mira. Kryebashkiaku Veliaj tha se është e nevojshme që marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy kombeve dhe qeverive qendrore, të shoqërohen edhe me një bashkëpunim konkret mes dy qyteteve.

“Është një kënaqësi shumë e veçantë sot që kam mikun tim, kryetarin e Bashkisë së Split-it, i cili viziton Tiranën. Para disa muajsh kishim këtu presidenten e Kroacisë, me të cilën diskutuam se ka ardhur nevoja që, ashtu siç jemi bashkë në qeverinë qendrore, të jemi bashkë edhe në qeverinë lokale. Kemi shumë për të mësuar nga Spliti, një qytet i cili ka qenë epiqendra e tregtisë, e forcës detare, sot epiqendër e turizmit. Jam i lumtur që edhe Spliti ka disa gjëra për të mësuar nga Tirana, kur vjen puna te mbjellja e pemëve, te një qytet i qëndrueshëm”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Splitit, Andro Krstulović Opara falenderoi kryebashkiakun e Tiranës për mikpritjen dhe theksoi se të dyja bashkitë kanë mundësi të përfitojnë nga eksperienca më të mira për projektet që ato kanë zbatuar. Ai vlerësoi në mënyrë të veçantë zhvillimin që ka pësuar Tirana, duke u shndërruar në një qytet të gjallë dhe plot jetë.

Veliaj shtoi se bashkëpunimi në nivel lokal është i domosdoshëm për t’u përkthyer në punë konkrete dhe lehtësira për qytetarët.

Nga ana e tij, kryebashkiaku i Splitit theksoi nevojën për bashkëpunim konkret mes të gjitha vendeve që lagen nga Adriatiku, për të krijuar infrastrukturën e përshtatshme që njerëzit dhe mallrat të lëvizin më lirshëm.

“Jemi nisur nga Spliti me makinë, ishin 10 orë udhëtim, por gjithashtu ishin 10 orë të këndshme. Mjafton të themi se kemi një distancë prej vetëm 500 kilometrash, por mungojnë rrugët, pra infrastruktura. E rëndësishme është që kryebashkiakët përgjatë bregut të Adriatikut, bashkë me qeveritë qendrore, të bëjnë një hap përpara për më shumë impenjim për të lidhur vendet dhe qytetet tona. Kjo është e rëndësishme edhe për integrimin e Shqipërisë në vendin ku duhet të jetë, në Bashkimin Europian”, tha Opara.

Ndërkaq, ai siguroi se Kroacia do të jetë një avokate e Shqipërisë dhe Maqedonisë në samitin e Zagrebit, që do të mbahet vitin e ardhshëm, për çeljen përfundimtare të negociatave.

Në shenjë të vazhdimësisë së miqësisë mes qytetit të Splitit dhe qytetit të Tiranës, dy kryebashkiakët mbollën edhe një pemë në Parkun Europa.

g.kosovari

Next Post

Si është opozita sot, është atdheu nesër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

March 26, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe reagon pas vendimit të Bordit: Mos vallë na kanë grabitur te ky çmimi ‘neto’ pa taksa i naftës?

March 26, 2026
Pjesa e parë Poloni 0 – 1 Shqipëri! Arbër Hoxha shënon në Varshavë

Pjesa e parë Poloni 0 – 1 Shqipëri! Arbër Hoxha shënon në Varshavë

March 26, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Paralajmërimi i fortë i gazetares: Pas një jave do shihni se ç’sjell lufta në Shqipëri

March 26, 2026

Rrugë pa strategji: paradoksi i aksit dytësor Tiranë–Vorë

March 26, 2026
Misteri pse Kosta Trebicka shkoi vetëm për gjueti/ Zbulohen dëshmitë dhe dyshimet e miqve: Sa herë që vinte në Maliq takohej…

“Mjekët që bënë autopsinë e Kosta Trebickës shoqëroheshin me Sali Berishën”

March 26, 2026
“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!

March 26, 2026
Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

March 26, 2026
Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

March 26, 2026
Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In