• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj i bashkohet aksionit për mbjelljen e 510 pemëve në Liqenin e Farkës: I lumtur që po i afrohemi objektivit tonë, të mbjellim sa më shumë pemë

by
24/12/2022 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parkut të Liqenit të Farkës i shtohen edhe 510 pemë të reja në nisje të solsticit dimëror, e cila njihet edhe si periudha më e mirë për të mbjellë pemë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua aksionit për shtimin e gjelbërimit në pjesën lindore të mushkërisë së dytë të qytetit, e cila ka pësuar një transformim real me investimet e viteve të fundit.

Veliaj tha se Liqeni i Farkës do të ketë pedonalen dhe shëtitoren më të madhe në Tiranë. “Duke mbaruar në afat të gjithë zonën pedonale, shëtitoren, korsinë e biçikletave, korsinë e vrapit, ky kontur na jep edhe mundësinë të bëjmë miniparqe të vogla, siç është parku Helen, duke shtuar bimësinë. Jam i lumtur sepse po i afrohemi shumë objektivit tonë për mbjelljen e 1 milion pemëve në Tiranë. E di që, sa herë mbjellim pemë, zgjohet kërshëria politike për një debat pa kuptim, por mbjellja e pemëve është e vetmja gjë që nuk meriton asnjë debat. Duhet të mbjellim pemë sa të mundemi. I kemi qëndruar besnik këtij objektivi. Fakti se gjysmën e këtij objektivi e realizojmë brenda këtij viti, që pastaj të kemi kohë deri në 2030 për 1 milionshin e radhës, për Pyllin Orbital të Tiranës, mendoj se kemi bërë gjënë e duhur”, tha kryebashkiaku.

Ai nuk harroi të ftojë çdo qytetar që t’i bashkohet mbjelljeve, edhe ata që kanë vërejtje. “Vërejtja ngjit më shumë nëse e mbjell vetë një pemë, vërejtja ngjit më shumë nëse shërben edhe vetë një pjatë supë, vërejtja vlen më shumë nëse ndihmon vetë një njeri në nevojë. Të komentosh të tjerët do pak aftësi, të shash është gjëja më e thjeshtë në botë, ndërkohë të marrësh lopatën dhe të jesh i angazhuar, vërtetë na jep një kontribut. Secili te bahçja e tij, te pallati ku banon, në rrugën ku jeton, mund ta mbajë pastër dhe mund ta gjelbërojë”, shtoi Veliaj.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku tha se Tirana e tregoi fytyrën e saj europiane me titullin “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, ndërsa vitin tjetër do të jetë “Qyteti Europian i Sportit”, ku nap resin shumë aktivitete. “Në Liqenin e Farkës organizojmë Triathlonën, kemi disa gara çiklistike, po ashtu me shoqatat e lundrimit dhe federatat e notit. Si një nga liqenet më të pastra në zonën e Tiranës, kemi mundësinë ta shfrytëzojmë maksimalisht. Kështu, shfryjmë pak ngarkesën që ka Liqeni Artificial. Le ta shfrytëzojmë mundësinë e mbjelljes së pemëve deri në mars, që është koha ideale që pemët të hedhin rrënjë, mandej në vitin e sportit do ta mbushim me jetë njeriu dhe aktivitete të jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

Prej shtatë vitesh, Bashkia e Tiranës ka nisur një aksion për mbjelljen e 2 milion pemëve deri në 2030, si pjesë e projektit të Pyllit Orbital, që do të rrethojë me gjelbërim kryeqytetin.

/e.d

Next Post
“E bëmë për qejf”/ Flasin shokët që përdhunuan 15-vjeçarin shqiptar në Greqi

"E bëmë për qejf"/ Flasin shokët që përdhunuan 15-vjeçarin shqiptar në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com