• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Gjysmën e Kopshtit Botanik PD e bëri asfalt, Rektori Koni mori 5 mijë lekëshat e nuseve, pjesë e një skeme korruptive

by Java News
09/10/2019 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi sot se Kopshti Botanik jo vetëm që nuk do i hiqet Universitetit, por do të transformohet nga një landfill mbetjesh që është sot, në një hapësirë të shfrytëzueshme për këdo. Gjatë takimit me vullnetarët për Maratonën e Tiranës, Veliaj theksoi se protestat për Botanikun po përdoren politikisht , duke filluar nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi dhe Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni që kanë marrë urdhër politik për të bllokuar projektet.

“Mbledhje e jashtëzakonshme e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Saliut. Po mblidhuni ndonjëherë për shkencë me të njëjtin pasion, me të njëjtin zell, me të njëjtin nerv, mblidhuni njëherë për të bërë shkencën për të cilin paguheni nga taksat e këtij vendi dhe pastaj mblidhuni për interesat tuaja, për pronat tuaja, për tenderat tuaja, për 5 mijë lekëshat e nuseve. Kështu që dua ta ndaj të qartë. Nuk I shkoj tjetrit në zyrë, i jap dorën për marrëveshje dhe kur më jep porosi partia dal dhe e kthej. Ishin në zyrën time, me dëshmitarë. Bëmë një marrëveshje në bisedë dhe ju thamë presim tani një draft. Kur vajtën të bënin draftin ju kishte ardhur urdhri i partisë, të shajmë Lali Erin, se po na merr kopshtin botanik”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se protestat bëhen pikërisht nga ata që kanë treguar se janë inkopetentë dhe kanë abuzuar me pronat e Kopshtit Botanik duke marrë edhe 5 mijë lekëshat e nuseve.

“Më I marrë se sa është sot që është pronë e askujt dhe që është një landfill ferash, çfarë mund t’i marrësh më shumë?! E vetmja gjë që mund të bëjmë është ta bëjmë më mirë, por më keq, nuk e bën dot njeri siç është sot. PD e mori gjysmën e bëri asfalt dhe beton, Mynyri mori 5 mijë lekëshat e nuseve dhe për këtë mbledh senatin. Po i kishte Mynyri kartat studentore pse si bëri? Nuk vuajnë këta që s’kanë kompetenca, këta vuajnë që janë inkompetentë. Kompetenca kanë por janë inkopetentë. 98 ndërtime pa leje ku sot dalin me vrap. Këta që iu dhimbset gjëja publike. Kështu që për të gjithë ata që bëjnë shkencë dhe që nuk janë pjesë e pazareve të 5 mijë lekëshave të nuseve, dhe të tenderave të rojeve të Mynyrit, unë ju garantoj sot që jo vetëm që do të keni mundësi të bëni shkencë, por do keni më shumë akses dhe do keni edhe më shumë financim”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi gjatë fjalës së tij se ata që duan të bëjnë shkencë i mirëpres rektori i përket të kaluarës është pjesë e një skeme korruptive që u vërtetua edhe me tenderin e parë dhe do vazhdojë ta mbylli edhe këto muaj që i kanë mbetur… ta harrojë sa të jem unë kryetar bashkie s’do lejoj zgëqe në kryeqytet.

“Kopshti botanik s’është monpol i Mynyrit, por edhe i qytetarëve të Tiranës”, deklaroi Veliaj.

g.kosovari

Next Post
Ristani ‘fshikullon’ Bashën: Shkeli statutin e solli pasoja të rënda në PD

Ristani kritikon Bashën: Tri arsyet, pse opozita nuk është e besueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

April 21, 2026
Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

April 21, 2026
Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

April 21, 2026
Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

April 21, 2026
Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

April 21, 2026
Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

April 21, 2026
“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

April 21, 2026
ANALIZA E REL/ Bllokadë totale në Prishtinë, kush po e mban peng zgjedhjen e presidentit?

ANALIZA E REL/ Bllokadë totale në Prishtinë, kush po e mban peng zgjedhjen e presidentit?

April 21, 2026
Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

April 21, 2026
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

April 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In