• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj: Gjelat jo më trotuareve, do shiten tek tregu i gjësë së gjallë në Baldushk

by A R
15/12/2015 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka ngritur një treg të veçantë në Vishnje të Baldushkut, për tregtimin e gjësë së gjallë, në prag të festave të fundvitit. Kjo për të shmangur edhe shitjen e gjësë së gjallë nëpër trotuaret e kryeqytetit. Kreu i Bashkisë Erion Veliaj shprehu idenë për krijimin e një agjensie tregjesh e cila do të nxisë rritjen e standarteve të tyre në kryeqytet, gjatë pjesëmarjes së tij në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

“Këtë fundjavë hapim tregun e gjësë së gjallë në një zonë ku rriten gjelat më të mirë të detit në Shqipëri, si zona e Baldushkut. Për të gjithë fermerët e zonës, që shesin gjelat e Baldushkut, por jo vetëm, do të kemi tregun e gjësë së gjallë në Vishnje, në një zonë rurale shumë pranë qytetit, duke e vlerësuar këtë edhe si një mënyrë për t’i nxjerrë njerëzit nga Tirana, e sigurisht për të ofruar një sistem higjenik, ku veterinerët dhe inspektorët tanë kontrollojnë vazhdimisht higjienën e ushqimit”, u shpreh sot Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se shumë shpejt do të krijohet një agjenci e tregjeve, si një pikë takimi mes atij që prodhon produkte bujqësore dhe konsumatorit.

“Sot në Tiranë kemi vetëm një pikë kryesore të grumbullimit të produkteve bujqësore, e cila është e pamjaftueshme, ndaj do të investohemi në krijimin e disa pikave të tjera të grumbullimit. Do të duhet të bëjmë disa politika, jo vetëm për të promovuar produktet lokale, por edhe tregjet rajonale, sipas zonave. Në qytet kemi një anomali të plotë dhe besoj se jeni dakord me mua se gjëja e gjallë nuk mund të shitet në mjedise publike, pa kontroll”, u shpreh Veliaj.

Next Post

Pse puthen njerëzit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

April 26, 2026
Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

April 26, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

“110 milionë euro më shumë se parashikimi”, Malaj tregon arsyet e rritjes së të ardhurave në buxhet

April 26, 2026
Lufta diplomatike Moskë-Sofje/ Rusia dëbon diplomatin bullgar

Rusia konfirmon vizitën e ministrit të Jashtëm iranian në Moskë

April 26, 2026
“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

April 26, 2026
Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

April 26, 2026
Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

April 26, 2026
“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

April 26, 2026
Pushteti nuk është paçavure

Berisha: Rama na i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë

April 26, 2026
Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In