• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj gati të përveshë mëngët, PK tërheq ankimimin

by
17/07/2015 22:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erjon Veliaj tashmë mund të marrë zyrtarisht detyrën e Kryebashkiakut të Tiranës, pasi nuk ka asnjë pengesë për shkak të ankimimeve nga partitë politike për rezultatin zgjedhor.
Pas rrëzimit nga KQZ të ankimit të Partisë Konservatore për rezultatin e bashkisë së Tiranës, kryetari ekzekutiv i kësaj force politike Kujtim Gjuzi konfirmon se nuk do të ankimojë vendimin në Kolegjin Zgjedhore.

Gjuzi thotë se forca e tij politike ka evidentuar tjetërsim të votës jo vetëm në bashkinë e Tiranës por edhe në bashki të tjera por që sipas tij për këtë çështje do të hetojë prokuroria.

“Kryesia ka vendosur që Partia Konservatore bëri publik faktin që ka pasur tjetërsim vote në Tiranë, Kamëz, Krujë dhe në Shkodër. Në Kolegj është vendosur në kryesinë e Partisë konservatore që procesi këtu për ne ndalon, ne kemi verifikuar përmes një vendimi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tjetërsim vote kështu që le të merret prokuroria me tjetërsimin e votës”, u shpreh Gjuzi.

Në këto kushte pritet që KQZ javën që vjen të miratojë tabelën e rezultateve për Këshillin Bashkiak në Tiranë, duke i hapur në këtë mënyrë rrugë ceremonisë së certifikimit të Këshillit e më pas të marrjes së detyrës së kryetarit të ri të bashkisë Erion Veliaj.

Pak ditë më parë shpallja e fituesit të Bashkisë së Tiranës u çertifikua edhe nga Gjykata, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Veliaj fitoi bindshëm garën për bashkinë e Tiranës përballë Halim Kosovës, që përfaqësonte Partinë Demokratike dhe Gjergji Bojaxhi, kandidatit të pavarur.

Next Post

Kënga normale: “Grek o maskara”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com