• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

 Veliaj: Garat fitohen duke luajtur në datën dhe orën e caktuar, zgjedhjet në 18 Qershor

by A R
11/04/2017 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës vijon punën për rikonstruksionin e ambienteve sportive në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet e kryeqytetit. Sot, kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi një ndeshje basketbolli me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “7 Marsi”, të cilët tanimë kanë një palestër të rikonstruktuar ku mund të zhvillojnë orën e fiskulturës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës veçoi si të një rëndësie të veçantë për të ardhmen e punëve në qytet edhe zhvillimin e zgjedhjeve në 18 qershor. “Sot pata kënaqësinë të luaj një ndeshje basketbolli dhe meqë e kishim lënë orarin e zhvillimit të saj, u paraqita në orar. Ekipi im humbi, e megjithatë i dhamë dorën njëri-tjetrit dhe u larguam në paqe. Kjo besoj kuptohet edhe nga fëmijët, se edhe ndeshjet e tjera, qofshin ato politike, kur ka një datë, siç është data 18 qershor, një orar, palët paraqiten në garë dhe pastaj rezultati varet nga pikët”, tha Veliaj.

Ai shtoi se është e rëndësishme edhe zhvillimi i kulturës së pranimit të rezultatit që prodhon loja, qoftë kur fiton, ashtu edhe kur humbet. “Edhe fëmijët e kuptojnë se mënyra për të ecur para është jo duke tërhequr këmbët zvarrë për të mos hyrë në garë, por duke qenë në garë dhe duke fituar me përulësi ose duke humbur me dinjitet; këto janë opsionet. Ashtu si kjo ndeshje basketbolli, rezultat pa garë nuk ka, ndaj besoj se ashtu siç e kanë kuptuar fëmijët, që gara e bën më të mirë qytetin, e bën më të mirë një nxënës, e bën më të mirë një njeri që mëson si të humbasë dhe si të fitojë. Edhe politika duhet të mësojë nga fëmijët. Me pak garë të ndershme, të sinqertë, duke u paraqitur në orar, duke bërë secili më të mirën, merr një rezultat që i kënaq të gjithë!”, deklaroi Veliaj.

/a.m.

Next Post
G7 s’arrin marrëveshje për klimën prej Trumpit

G7 s’arrin marrëveshje për klimën prej Trumpit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prapaskenat e atentatit të vitit 1996/ Gjyqi për vrasjen e Tupac, zbardhen detajet e reja për pesë personat në dy makinat e natës fatale

Prapaskenat e atentatit të vitit 1996/ Gjyqi për vrasjen e Tupac, zbardhen detajet e reja për pesë personat në dy makinat e natës fatale

August 6, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Pezullohet operacioni për shkak të errësirës, vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive

August 6, 2026
Akuzohet për kanosje, shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

Akuzohet për kanosje, shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

August 6, 2026
Në vend të rindërtimit ngrihet bazë ushtarake në Gaza, Bordi i Paqes jep kontratën e parë

Në vend të rindërtimit ngrihet bazë ushtarake në Gaza, Bordi i Paqes jep kontratën e parë

August 6, 2026
25 vatra zjarri në 12 orët e fundit në të gjithë vendin, 10 mbeten aktive

25 vatra zjarri në 12 orët e fundit në të gjithë vendin, 10 mbeten aktive

August 6, 2026
U kap me katër pistoleta “Glock” rrugës për Sarandë, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit: Mendova se ishin lodra

U kap me katër pistoleta “Glock” rrugës për Sarandë, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit: Mendova se ishin lodra

August 6, 2026
Aksident i trefishtë në rrugën Sarandë-Ksamil, turisti spanjoll transportohet tek Trauma

Aksident i trefishtë në rrugën Sarandë-Ksamil, turisti spanjoll transportohet tek Trauma

August 6, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

GJKKO fsheh Rregulloren Bani, për t’i shpëtuar anulimit të saj

August 6, 2026
Përplasen dy tramvaje në Gjermani, mbi 20 të plagosur, 3 në gjendje kritike

Përplasen dy tramvaje në Gjermani, mbi 20 të plagosur, 3 në gjendje kritike

August 6, 2026
KLGJ apo GJKKO? Apo të dy?

KLGJ apo GJKKO? Apo të dy?

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com