• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj fton këshilltarët e djathtë t’i bashkohen aksionit për mbjelljen e pemëve

by A R
31/01/2018 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana sot po përjeton një revolucion të gjelbër. Kur kanë mbetur edhe pak dita nga 21 marsi, kryeqyteti është shumë pranë  arritjes së objektivit për të mbjellë 100 mijë pemë të reja duke përmirësuar ndjeshëm jo vetëm anën estetike të qytetit, por njëkohësisht duke krijuar një mjedis të shëndetshëm edhe për qytetarët.

 “Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Veliaj ftoi që këtij aksioni mbarëqytetar t’i bashkohen edhe këshilltarët e djathtë. “Kemi nisur një fushatë për të mbjellë 100 mijë pemë të reja në tiranë Brenda një sezoni dhe kemi vendosur si afat datën 21 mars që është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve. Ne jemi shumë pranë këtij objektivi. Jam shumë optimist që në 50 ditët që na kanë mbetur jo vetëm do ta kalojmë, por do të kemi një target të ri dhe mënyrës e si e shikojmë gjelbërimin, oksigjenimin në qytetin tonë.  Do të doja të bëja një ftesë publike. E di që shumica e anëtarëve të këshillit bashkiak të mazhorancës është përfshirë në këto aksione, por do të doja që për një aksion të tillë që nuk na ndan në të majtë dhe në të djathtë apo në mazhorancë dhe në opozitë, të gjithë të kishim një mundësi që të kontribuonim. Kështu që do diskutoj dhe me z. Çollaku që nëse ka një dëshirë edhe nga grupi juaj që do t’i bashkohen kësaj fushate, do të ishte një mesazh fantastik për të gjithë qytetin”, theksoi Veliaj.

Lajmi tjetër i mirë është se kanë mbërritur në Tiranë biçikletat e para të flotës prej 4000 mjetesh bike&go. “ Së shpejti këto biçikleta do të shpërndahen në qytet për t’u përdorur nga të gjithë qytetarët kundrejt një pagese fare modeste që është më e ulët se vetë bileta e autobusit. I bindur që ky është një moment kthese në përdorimin e transportit alternativ në Tiranë”, nënvizoi ai.

Për të lehtësuar dhe nxitur përdorimin e biçikletave në kryeqytet, Bashkia e Tiranës po punon edhe për projektin ambicioz për ndërtimin e 10 km korsi të dedikuara.

“Ne po vazhdojmë sot me asfaltimi me korsitë në rrugën e Dibrës, po mbarojmë shumë shpejt në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Do të vazhdojmë me aksin qendror në rrugën e “Kavajës”.  Dhe besoj që brenda pranverës, kur të kenë ardhur edhe të 4 mijë biçikletat mobile, ne do të kemi një mundësi fantastike që ta kemi qytetin të lidhur në mënyrë ekskluzive me korsi të dedikuara dhe të mbrojtura biçikletash”, nënvizoi Veliaj.

a.ç

Next Post
Gazetari amerikan në Mitrovicë: Në Kosovë, paqja e ndërtuar mbi ndarjen

Gazetari amerikan në Mitrovicë: Në Kosovë, paqja e ndërtuar mbi ndarjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In