• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me FRESSH në Jalë: Qëllimi është ndryshimi i Shqipërisë, jo pushteti

by Java News
22/07/2017 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi dje pasdite një bashkëbisedim me të rinjtë e FRESSH-it në kampingun e Jalës, duke u dhënë përgjigje pyetjeve për modelin e zhvillimit të Tiranës, çështjet që shqetësojnë të rinjtë, si dhe angazhimin e tyre në politikë.

“Fitorja ishte një eufori, një histori bindëse, një punë në terren, por që në fakt nuk ishte qëllim në vetvete. Qëllim nuk është fitorja e pushtetit, qëllim është ndryshimi i Shqipërisë. Fitorja e pushtetit është mjeti me të cilin ne ndryshojmë Shqipërinë. Qeveria, bashkia, ministritë, drejtoritë e ndryshme, janë mjete, nuk janë qëllim në vetvete”, tha Veliaj.

Lidhur me diskutimet për sheshin “Skënderbej”, Veliaj u shpreh se transformimi i tij është një nga projektet më të suksesshme jo vetëm në Shqipëri.

“Sot sheshi ‘Skënderbej’ është një nga projektet më të suksesshme jo në Shqipëri, por në botë. Muajin tjetër do të jemi në Çikago për të marrë një çmim për sheshin “Skënderbej”, është kryevepër i mbushur me kaq jetë. Pastaj, krejt papritur dalin këta gjithologët që bëjnë sikur marrin vesh nga gjithçka. Po i dëgjuat, po harxhuat kohë me ta, bëni një gabim fatal sepse harxhimi i kohës tuaj është krimi më i madh që mund të bëni”, tha ai.

I pyetur nga të rinjtë në lidhje me kartën e studentit, kryebashkiaku i Tiranës dha lajmin e mirë se ky proces do të përfundojë brenda vitit.

“Jemi në proces, pra më në fund morëm atë që na nevojitej nga Ministria Transportit dhe jemi në garë për një kartë të veçantë për qytetin e Tiranës. Është pjesë e rutinës, të cilën do ta mbyllim këtë vit. Por, ama bibliotekat e lagjeve janë falas. Unë them se secili prej nesh duhet të kalojë kohë të lexojë dhe të mos rrijë me mendimin se pa marrë kartën unë nuk lexoj tani. Pra, le t’i ndajmë gjërat: procesi burokratik është në rrugë e sipër, ndërkohë mos e lejo që kjo të të kthehet në një barrierë mendore për të bërë gjëra shumë të dobishme”, përfundoi Veliaj.

Next Post
REPLIKAT/Panariti sqaron Braçen: Vetëm në Lushnje janë subvencionuar 150 fermerë

REPLIKAT/Panariti sqaron Braçen: Vetëm në Lushnje janë subvencionuar 150 fermerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com