• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj fjala e parë si kryebashkiak: Do ta kthejmë Tiranën në punë

by
23/06/2015 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erion Veliaj tashmë kryetar i ri i bashkisë së Tiranës me mbi 43 mijë vota ndaj rivalit të tij Halim Kosova, ka zyrtarizuar fitoren në bashkinë e kryeqytetit. Përmes një pronocimi për mediat, Veliaj theksoi se këto zgjedhje vendore treguan vullnetin e popullit për të çuar Tiranën në drejtimin e duhur.

Veliaj falenderoi të gjithë qytetarët, aleatët e mazhorancës, kryeministrin Edi Rama dhe Kryeparlamentarin Ilir Meta për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj kohe. Kryebashkiaku i ri falenderoi edhe kundërshtarin Kosova dhe të gjithë rivalët e pavarur për bashkinë e Tiranës për fushatën qytetare elektorale larg politikës së akuzave.

“Të dashur qytetarë të Tiranës. Kjo është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për mua. Nëse ka dikush që ishte dyshues për reformën e re administrative, nëse ka dikush që ishte cinik për qytetarinë e këtij vendi, nëse ka dikush skeptik për qeverinë tonë, votimet treguan se ne jemi drejtimi i duhur për Republikën e Shqipërisë. Me këtë fitore, shumica e shqiptarëve vendosi që ta çojë Shqipërinë në drejtimin e duhur. Për këtë jemi krenarë dhe të përulur. Falenderoj të gjithë mbështetësit e aleatëve tanë të Aleancës për Shqipërinë Evropiane. Dua të falenderoj nga zemra kryeministrin dhe kryeparlamentarin për këtë fitore spektakolare. Dua gjithashtu të falenderoj nga zemra, vëllain tim Saimir Tahirin. Kjo është një fitore e jashtëzakonshme, që numërohet dhe thellon edhe më tej fitoren tonë. Merita për këto zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk i kemi vetëm ne, por edhe kundërshtari ynë Halim Kosova që meriton gjithë respektin tonë që u nda nga politika e shpifjeve. Gjej rastin të falenderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë garë elektorale. I them me gjithë respekt doktor Halimit dhe kandidatëve të tjerë se ka më shumë gjëra që na bashkojnë se sa na ndajnë, dhe pres bashkëpunimin e të gjithëve.” u shpreh Veliaj

Kryebashkiaku bëri të ditur se kjo fitore spektakolare është në të njëjtën kohë edhe përgjegjësi të cilën ai premtoi se do ta mbajë mbi shpatulla duke punuar çdo ditë 24 orë për banorët dhe kryeqytetin.

Po ashtu Veliaj i bëri thirrje administratës së bashkisë që të vijojë normalisht shërbimin ndaj qytetarëve deri sa të bëhet tranzicioni dhe të mos përsëritet rasti i fundit i vitit 2013 ku ku administrata e vjetër abuzoi duke lënë arkën bosh.

“Fitorja jonë me mbi 43 mijë vota, është realisht shumë e madhe, por jemi shumë të përulur, dhe jemi të vetëdijshëm që qyteti nuk i ka punët mirë. Ndaj do të përveshim mëngët dhe t’i futemi punës. I kërkoj të gjithë aktivistëve tanë që të jemi të përmbajtur. Ne jemi administratorë të këtij qyteti dhe jo pushtues të tij. Kjo fitore i dedikohet njerëzve të thjeshtë, që me një rezultat spektakolar na kërkojnë të mbajmë këtë përgjegjësi. Për të gjithë ata që nuk na dhanë votën ju themi: Ju mund të mos na keni dhënë votën në këtë garë të parë por ne do të ju shërbejmë njësoj. Ne do të ndërtojmë një bashki model sepse Tirana është shtëpia jonë. Unë zotohem të jem kryeshërbëtori juaj 24 orë. I kërkoj administratës së bashkisë së Tiranës të mos ndërpresë punën gjatë kohës së tranzicionit të ekipeve tona, për të shmangur atë që ndodhi në vitin 2013 ku administrata e vjetër abuzoi duke lënë arkën bosh.” përfundoi kryebashkiaku i ri i Tiranës.

Next Post

Nga shpëtimi i Hitlerit tek refuzimi i Beatles: 10 gabimet më të mëdha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

June 26, 2026
PD prek fundin, Berisha po e merr me vete në ‘amëshim’

“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

June 26, 2026
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

June 26, 2026
‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

June 26, 2026
Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

June 26, 2026
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

“Protesta nuk është çështje numrash”, Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

June 26, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

“PD do t’i përgjigjet protestuesve”, Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

June 26, 2026
Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

June 26, 2026
“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

June 26, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Po cili sovran?

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In