• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj fiton bindshëm në të gjitha bastionet e PD-së në fshat

by
22/06/2015 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erion Veliaj ka thyer të gjitha bastionet e demokratëve në Bashkinë e re të Tiranës. Ai ka arritur të dalë fitues jo vetëm në ato njësi ku qeveris edhe sot e majta, por edhe në të gjitha ato minibashki dhe komuna të tjera, që për mandate me rradhë janë drejtuar nga demokratët.

 

Kështu, veç njësisë 8, ku edhe është mbyllur numërimi, Veliaj ka dalë fitues edhe në të gjitha komunat që deri më sot drejtoheshin nga përfaqësues të së djathtës. Më konkretisht, Veliaj ka mundur të marrë pas 8 vitesh qeverisje të djathtë, Petrelën, të cilën e ka fituar me 485 vota më shumë se sa kandidati i djathtë, Halim Kosova.

 

Po ashtu, kandidati i mazhorancës ka mundur të kthejë majtas edhe Komunën Baldushk. Në këtë njësi që u drejtua prej dy mandatesh nga e djathta, ai ka fituar me 300 vota më shumë. Një tjetër bastion i djathtë që ka votuar Veliajn është edhe Kashari, ku ai ka fituar me 325 vota më shumë se kundërshtari demokrat. Edhe kjo komunë prej dy mandatesh drejtohej nga e djathta.

 

Me 650 vota më shumë se kundërshtari, Veliaj ka mundur të kthejë edhe komunën Zallbastar, e cila prej dy mandatesh drejtohej nga PD. Veliaj ka fituar edhe në Shëngjergj, e cila prej 12 vitesh drejtohet nga të djathtët. Kjo tregon se Veliaj ka arritur të shihet si një kandidaturë e besueshme dhe e pëlqyer, jo vetëm në qytet, por edhe në zonat rurale dhe se programi i tij konkret për këto zona ka marrë besimin e banorëve.

Next Post

Zgjedhjet lokale, Fleckenstein: Një ditë e mirë për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com