• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Veliaj falenderon Policinë Bashkiake: Ia dolëm të mobilizohemi në kohë rekord

by A R
04/12/2019 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mëngjesi i sotëm nisi me një falenderim për të gjithë punonjësit e policisë bashkiake nga ana e kryetarit të Bashkisë se Tiranës për punen e tyre gjatë tërmetit. Nga ambientet e drejtorisë së këtij institucioni, kryebashkiaku deklaroi se Tirana diti të mobilizohet dhe të përballojë edhe këtë sfidë.

“Doja që të isha këtu para se të shpërndaheshit për punën e ditës. Ndonjëherë na merr rrëmuja, na merr paniku, na marrin emergjencat, dhe harrojmë t’i themi njëri-tjetrit fjalën më të rëndësishme që është faleminderit. Doja që të isha sot në mëngjes për t’ju thënë faleminderit për përballimin e shtatë ditëve ndoshta më të jashtëzakonshme në 100 vitet e këtij qyteti. Tirana ka parë shumë histori, shumë ndodhi dhe ngjarje. Për disa kemi qenë të përgatitur, kemi ditur se kur kemi qenë në luftë, kemi ditur se kur kemi qenë në komunizëm dhe fukarallëk, por kjo që na ndodhi është një diçka që nuk ishim të përgatitur”, tha Veliaj.

Veliaj vlerësoi mobilizimin e shpejtë të gjithë efektivëve të policisë bashkiake, të cilët, pavarësisht se janë edhe vetë familjarë, arritën në kohë rekord të ishin në shërbim të qytetarëve.

“Jam i sigurt që në atë kohë secili prej jush fillimisht ishte prind, bashkëshort, bir. Por fakti që në orën 4 në të gjithë territorin e Tiranës Policia Bashkike ishte në krye të detyrës, më bëri të kuptoj që thirrja e detyrës ishte po aq e shenjtë dhe e lartë po aq sa edhe thirrja e të qenit familjar. Dhe për këtë ju vlerësoj jashtë mase. Nuk e kisha menduar kurrë që pa bërë një parapërgatitje, në punë minutash secili kishte lënë shtëpinë kishte marrë uniformën për të qenë në krye të detyrës”, theksoi ai, ndërsa shtoi se Tirana në kohë rekord përballoi emergjencën.

“Gjëja e parë që është më e rëndësishme është që patëm një evakuim në kohë rekord. Një qytet me një milionë banorë, vetëm me 300 apo 400 trupa që kemi ne në maksimumin tonë, është një ushtrim ndoshta nga më të jashtëzakonshmit. Dhe fakti që Tirana u evakuua në pak minuta, një evakuim ndoshta që po ndodh edhe në këto 7 ditë. Kemi evakuuar deri tani rreth 50 pallate dhe kemi akoma për të evakuuar sot. E kuptoj që është një nga gjërat më të vështira, një polic nuk është vetëm dikush me uniformë që merr një person fizikisht nga vendi A në B, por është edhe psikolog, këshilltar, edhe të sillet si një motër a vëlla për të shpjeguar që jeta është më e rëndësishme se rraqet që ne mund t’i rikuperojmë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se sikurse u punua këtë javë, e njëjta devotshmëri të jetë edhe në ditët e ardhshme. Veliaj theksoi se kur shqiptarët bëhen bashkë, ata kanë ditur gjithmonë t’ia dalin.

“Do të doja që me të njëjtën devotshmëri që kemi punuar këto 7 ditë, dua të punojmë edhe 7, 70 ditët, apo 70 muajt e ardhshëm. Jam i bindur që kjo nuk do të jetë një krizë që do të kalojë lehtë. Qyteti i Tiranës ka marrë një grusht që e ka çuar mbrapa 10 vite. Nëse 2015 na dukej një katrahurë që duhej rikuperuar, kjo realisht na ka çuar mbrapa, do të thotë që do të duhet të bëjmë shumë investime për të rikuperuar hapësira publike apo edhe pallatet që të vijnë në vendin e duhur. Ajo që kam parë këto 7 ditë është që kur ne shqiptarët jemi bashkë, jemi të bashkuar, kur pjesa e policisë merret me emergjencat, kur pjesa e Bashkisë merret me institucionet, ne mund të bëjmë gjëra që s’kanë ndodhur më para. Dje kemi hapur 98% të kopshteve dhe çerdheve”, theksoi Veliaj.

/a.r

Next Post
Fatos Tarifa flet për azilin e Tufës: U largua një qytetar i padenjë, plagjiator dhe falsifikator

Fatos Tarifa flet për azilin e Tufës: U largua një qytetar i padenjë, plagjiator dhe falsifikator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In