• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj e Manastirliu takim me strukturat e Njësisë 9: Kokën lart me punët e bëra; Kemi bërë më shumë shkolla seç hedhin ata molotovë

by Java News
25/06/2024 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kokën lart me punën që ka bërë PS, sa herë që ka drejtuar Shqipërinë dhe Tiranën”. Kështu deklaroi Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me strukturat e Njësisë 9, i shoqëruar edhe nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu. Veliaj tha se sot vendi ynë është numri një i turizmit në Europë.

“Sot Tirana është numri një i turizmit në Europë; sot Shqipëria është numri një i turizmit në botë, krahasuar me të gjitha vendet e tjera për nga numri i popullsisë dhe për rritjen që ka pasur pas vitit 2019-2020. Kjo do të thotë se kur qeverisin socialistët dhe kur këta shqiptarë të mirë angazhohen në këtë familje të madhe, dinë të bëjnë shtet, dinë të bëjnë qytet, dinë t’i ngrenë kokën lart vendit”, tha ai.

Veliaj u shpreh se sot Tirana, në bashkëpunim me qeverinë, ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm. “Sot jemi shumë krenarë që Tirana ishte me shumë sukses Kryeqyteti Europian i Rinisë. Patën mundësi mijëra të rinj që të vijnë për aktivitete. Pastaj, patëm vitin e Sportit. Sivjet kemi Presidencën e organizatës më të madhe të bashkive në Ballkan, ku vijnë bashkitë e tjera të mësojnë. Vitin tjetër do të kemi nderin që Tirana të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. I Kulturës dhe Dialogut sepse kur qeverisim ne, ka kulturë dhe ka dialog. Kur qeverisin ata ka dhunë, djegie, ka shkatërrim. Kjo është një diferencë shumë e madhe”, deklaroi Veliaj.

Ai deklaroi se shkollat janë standardi më i lartë sot në të gjithë rajonin tonë. “Sot shkollat e reja, sidomos ato që u ndërtuan me gjithë iniciativën pas tërmetit, janë sot shembull. Dhe një pjesë e turistëve, sidomos ata që merren me mësimdhënie, me jetën komunitare, janë pjesë e shoqatës së prindërve, pjesë të itinerarit kanë edhe që të shohin sesi është një shkollë publike në Tiranë, që janë të gjitha model edhe për nga cilësia e mësimit. Kur i dëgjoj këta s’kanë bërë asnjë shkollë, them, këta lodhen pse dëgjojnë emrat e shkollave. Ne kemi bërë më shumë shkolla seç kanë hedhur ata bomba molotov. Edhe pse kanë hedhur shumë, ne kemi bërë më shumë shkolla seç kanë hedhur ata bomba”, nënvizoi Veliaj.

Ai siguroi se edhe kjo verë do e gjejë Bashkinë e Tiranës në punë për të mbajtur premtimet e bëra. “Është momenti kur ne punojmë më fort sepse shumica e njerëzve janë me pushime dhe lirohen akset rrugore, që ne të lëvizim me mjete të rënda. Edhe kjo verë nuk do të jetë ndryshe dhe vera tjetër, në fakt nuk do të jetë ndryshe, pavarësisht se ka zgjedhje, se kush punon, punon përditë, nuk i lë për ditën e fundit. Kush mundohet, mundohet përditë, kush i përgjigjet komunitetit është me ata përditë dhe kush i ka qëndruar besnik, fjalëmbajtur dhe plot me punë të përkthyera në realitetin që ka ndryshuar dhe transformuar ka vetëm një përgjigje, ka vetëm një emër, është familja jonë, skuadra jonë”, deklaroi Veliaj./m.j

Next Post
“Na duhej 3-pikëshi, duhej të luanim në sulm”, ish-sulmuesi i Kombëtares kritikon Sylvinhon: Edhe Mitaj…!

“Na duhej 3-pikëshi, duhej të luanim në sulm”, ish-sulmuesi i Kombëtares kritikon Sylvinhon: Edhe Mitaj...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra”/ Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

“I shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra”/ Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

September 13, 2026
“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

Puç institucional i ‘Republikës së Magjistratëve’?

September 13, 2026
Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta pasi kaloi treni me Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë

Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta pasi kaloi treni me Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë

September 13, 2026
Debate në takimin e Ramës në Berat, Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

Debate në takimin e Ramës në Berat, Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

September 13, 2026
Flakët pranë stallave të lopëve në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin në kohë

Flakët pranë stallave të lopëve në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin në kohë

September 13, 2026
Trump paralajmëron Zelenskyn: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse, po dëmtoni ekonominë botërore

Trump paralajmëron Zelenskyn: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse, po dëmtoni ekonominë botërore

September 13, 2026
Pagat e gjyqtarëve/ Avokati: Debati duhet të jetë për ndarjen e pushteteve, jo për shifrat

Pagat e gjyqtarëve/ Avokati: Debati duhet të jetë për ndarjen e pushteteve, jo për shifrat

September 13, 2026
“Anëtarësim i asociuar në BE”/ Carney sfidon Trumpin, Kanadaja kërkon afrim historik me Europën

“Anëtarësim i asociuar në BE”/ Carney sfidon Trumpin, Kanadaja kërkon afrim historik me Europën

September 13, 2026
“Ne kemi qesen tonë të buxhetit”/ Rama ironizon gjyqtarët: E pabesueshme si e kupton një gjykatës pavarësinë

“Ne kemi qesen tonë të buxhetit”/ Rama ironizon gjyqtarët: E pabesueshme si e kupton një gjykatës pavarësinë

September 13, 2026
“Respektoni gjykatën”/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër!

“Respektoni gjykatën”/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër!

September 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com