• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: E hapim garën për Teatrin e ri Kombëtar në tetor, godina e re 9 herë më e madhe

by Java News
20/09/2021 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë shpejt do të hapet gara për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar, që do të jetë 9 herë më i madh se godina e vjetër. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi në emisionin “Real Story”të drejtuar nga Sokol Balla, se parlamenti i ri do të miratojë aktin normativ për financimin e godinës së re të teatrit që i hap rrugën dhe ndërtimit të shtëpisë së re të artistëve.

“Vendimi i Gjykates Kushtetuese ka dy pjesë: një pjesë politike, që secila palë të vraponte dhe të bënte deklaratë për shtyp, por ka edhe një pjesë juridike, që thotë se vendimi i Keshillit Bashkiak është i vlefshëm dhe puna vazhdon. Aty gjykohej nëse prishja e teatrit dhe ndërtimi aty është ekskluziv i Bashkisë Tiranë apo i rikthehet Ministrisë së Kulturës. Qeveria këtë e sqaroi duke thënë ne sot i kemi transferuar vetëm tokën, se teatër aty nuk ka dhe në këtë tokë, siç në shkolla nuk japin mësim zyshat e Bashkisë, japin të Ministrisë së Arsimit, por i ndërton Bashkia. Pra ne si një ent që specializohemi kryesisht në infrastrukturë, por ofrojmë le të themi këtë pjesë të projektit dhe pastaj, çelësat në dorë Ministrisë, për të ndërtuar një teatër aty ku ishte, 9 herë më të madh seç ishte. Në hipotekë ishte 1500 metra katror, pjesa tjetër ishte shtuar ndër vite, me “Ylli” bingo e me çudira të tjera. Ndërkohë sot do të kemi mbi 9 mijë metra katror vetëm për teatrin, në po të njëjtin territor. Parlamenti i ri do të duhet që në seancat e para, mos të them të parën fare të kalojë sërish aktin normativ që janë paratë e teatrit dhe ne menjëherë do hapim garën. Kështu që brenda tetorit hapim garën për teatrin”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se teatri i ri do të ketë edhe një hapësirë të dedikuar muzeale për pjesën e nostalgjisë.
“Kemi një pjesë që është e dedikuar vetëm për pjesën e nostalgjisë. Pra ekspozitorë, makete, veshje, rekuizita; pra do të kemi rreth 1000 metra katror, sa ishte teatri i vjetër, vetëm hapësirën muzeale tek teatri i ri.
Unë nuk dua të bëj dhe arkitektin dhe urbanistin dhe kuratorin dhe drejtorin e muzeut. Unë jam kryetari i Bashkisë, bëj infrastrukturën. Do ta marrë Ministria e Kulturës dhe pastaj për të gjithë nostalgjinë mund të ketë ekspozita tematike. Mund të jetë një ekspozitë ose një pjesë muzeale 1 muaj për Kadri Rroshin dhe 1 muaj për Agim Qirjaqin e kështu me radhë. Ky është vendimi i tyre. Di që ne do të kemi një teatër që nuk ka nevojë më të shkosh me batanije në dimër dhe me peshqir në verë, edhe jo një gjysma pijetore me bingo edhe me tallash. Vepra e fundit e ngjashme që ka bërë Bjarke Ingels në Bordo të Francës, quhet “Meka” shtëpia e artit të kulturës kontemporane bashkëkohore. Mjafton që njerëzit t’i bëjnë një google asaj dhe të shikojnë Mekën e Bjarkes në Bordo për të kuptuar që më në fund do të kemi në Tiranë diçka që është e denjë për shekullin 21, si sot që është e denjë TOB. Mbas shumë sherreve shiheni teatrin sot, është një mrekulli”, tha Veliaj.

Next Post
“West Point”/ Rama takon dy studentët shqiptarë në akademi: Do sjellin dijen e tyre në shërbim të atdheut

"West Point"/ Rama takon dy studentët shqiptarë në akademi: Do sjellin dijen e tyre në shërbim të atdheut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In