• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj: E gjetëm Tiranën në gjendje emergjence, rikthyem shërbimet për 100 ditë

by Lorenc Vangjeli
30/12/2015 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, gjatë mbledhjes së këshillit ku po diskutohet buxheti për vitin 2016, tha se Tirana ishte në gjendje emergjence si pasojë e “gjumit” të kryetarit paraardhës. Ai tha se vetëm në 3 muaj, qytetit iu rikthyen shërbimet dhe u riparua infrsatruktura e dalë jashtë funksionit. Veliaj renditi disa arritje të bashkisë që sipas tij e bënë Tiranën qytet të jetueshëm.

“Buxheti garanci që jo vetëm do punojmë si 100 ditët e para, por do bëjmë edhe më shumë. Tirana që ne gjetëm bashkë ishte qytet jo funksional, në gjendje emergjence. Shërbimet ishin totalisht të degraduara. Se sa ka ndryshuar Tirana në këto pak muaj e shohin të gjithë, pasi flet puna.

Rrugët, pusetat, ndriçimi, gjithçka ka nisur të ndryshojë. Tirana sot vjen era qytet. Në sektorin e mirëmbajtjes, këto muajt e emergjencs, vendosje pllaka 5 mijë metër katror. Riparime trotuaresh, 3 mijë metër katror.

Janë kryer punime asfaltimi në rrugë në 5 mijë metër katror.

Kryqëzimet semaforike janë 100 % në funksion, vetëm 30 % kemi gjetur në funksion. Dilni sot në Tiranë kur të hani drekë, shikoni semaforët e rinj.

Sinjalistika vertikale, 102 tabela. 34 tabela që disiplinojnë qarkullimin dhe sigurinë e nxënësve në shkolla.

Është kthyer ndriçimi në 4300 metër linear rrugë, ose në 15 kilometër rrugë të dnryshme urbane në qytetin tonë. Trashëguam një inftrstruktuyrë që mbulonte me ndriçim vetëm 40 % të qytetit nga të cilat gjysmat ishin në funksion”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se për herë të parë Tirana do të ketë një buxhet prej 120 milionë dollarësh, 39 % e të cilit shkon për investime publike.

 “Buxheti është më ambiciozi i bashkisë së Tiranës prej vitesh. Jo vetëm se territori i bashkisë është 25-fishuar, por edhe të cilësisë së shërbimeve. Për herë të parë do të kemi një buxhet për Tiranën prej 120 milionë dollarë, tre herë më i lartë se buxheti i shkuar. Në ndryshim nga viti 2014, ku u parashikuan 69 milionë dollarë të ardhura dhe u mblodhën vetëm 46 milionë, apo viti 2015 ku u parashikuan 74 dhe u mblodhën vetëm 40 milionë dollarë. 39 % e buxhetit do të shkojë për investime publike, 36 % për shpenzime operacionale  dhe 25 % për shpenzime administrative. Tirana që gjetëm ishte në gjendje emergjence që kishte prdhuar gjumi i gjatë 4-vjeçar. Synimi parësor i këtij buxheti do të jetë që ta rikthejë Tiranën në një qytet të jetueshëm – në një qytet të pastër e të gjelbër, ku rrugët nuk janë të mbushura me gropa e ku trotuaret nuk janë të zaptuara apo të pandriçuara, ku transporti publik është i shpejtë dhe cilësor, ku shërbimet janë gjithëpërfshirëse, ku jeta kulturore e artistike është e larmishme dhe ku mundësitë për të investuar e për të bërë biznes janë të mëdha“, – u shpreh kryebashkiaku.

Më tej Veliaj sqaroi me detaje disa projekte konkrete që parashikon buxheti. Javanews sjell të zbardhur një pjesë të fjalës së Veliajt.

Veliaj: Buxheti për shkollat shkon në 10 milion dollarë. Vetëm për 100 ditë, kemi restauruar 31 çerdhe, me zero kosto. Do të vazhdojmë me projekte të tilla, por nuk mund ta adoptojmë gjithë qytetin, dhe sigurisht duhet të investojmë. Vitin e ardhshëm synohet paisja me ngrohje e të gjitha shkollave dhe çerdheve të cilat i kemi gjetur nul. Në prgramin e strehimit 5.6 milion dollarë, e kemi rritur 4 herë këtë buxhet. Rritja e investimeve shumë herë më e ndjeshme nëse e krahasojmë me këtë vit që kishim vetëm 500 mijë dollarë.

Do të ndërtohen disa terrene sportive dhe qendra rinore ashtu sikurse ka qenë kërkesa e kolegëve tanë të LSI.

Për turizmin kemi parashikuar 230 mijë dollarë, ose 70 % më shumë. Do invetstojmë në biblioteka për të hequr të rinjtë nga bastet.

Në 4 vjet kemi trashëguar paaftësi për të planifikuar dhe sigurisht për të qeverisur. Nuk e di se për çfarë ankoheni sot. Buxhet më qesharak se 4 vitet e shkuara nuk ka pasur ndonjëherë. Mirë është të shohim pasqyrën para se të hedhim baltë.

Projekte konkrete për njësinë numër 1, në do të ndërhyjmë për rehabilitim urban në dy blloqe. Do përfundohen punimet në disa rrugë. Do hapim tregje të reja, një prej tyre është tregu i përkohshëm për të ndalur inflacionin e çmimeve në fundvit.

Projekte konkrete për njësinë numër 2, do bëjmë rikualifikim urban për 3 blloqe. Rikonstruksion në disa akse rrugore. Rikthejmë furnizimin me ujë në zonën e Saukut. Jemi duke punuar me administratorin për tregun e ri. Ndriçimi i rrugëve në njësinë numër 2 do të shtrihet në 85 % të zonës. Gjelbërimi dhe rehabilitimi i hapësirave do të shtohet në disa rrugë. Do të kemi rehabilitim, në inftrastrukturën e 9 shkollave. Sa i përket infrastrukturës arsimore po ashtu do të bëjmë rehabilitim të sistemit të ngrohjes në 5 kopshte dhe 4 çerdhe.

Projekte konkrete për njësinë numër 3. Rikonstruksion i pjesshëm i shkollës Andon Zako Çajupi. Vendosja e sinjalistikës në të gjithë territorin e njësisë numër 3, ndër problemet kryesore të kësaj njësie. Kemi përgatitur rikonstruksionin e disa blloqeve të banimit. Rehabilitimi i 4 shkollave, 3 kopshteve dhe 2 çerdheve kur vjen puna për ngrohjen.

Ja projektet e finalizuara në 100 ditë e para sipas Erjon Veliajt, në krye të Bashkisë së Tiranës.

Sektori i mirëmbajtjes për muajt shtator – dhjetor

  • Vendosje pllakash te reja ne trotuar – 5000 metra katrorë;

(Gjetëm 30 lloje pllakash, e kemi ulur në 10 lloje)

  • Riparime trotuari dhe mirembajtje trotuari – 3000 metra katrorë
  • Vendosje Bordurash – 1200 metra linearë
  • Betonime –  100 metra kub
  • Skarifikim dhe transport mbeturinash – 900 metra kub

Rruget ne te cilat jane kryer keto punime si me poshte vijon.

Rr. Medar Shtylla,  Rr Lord  Bajron, Rr, Adem Jashari,  Rr. RReshit Petrela, Shkolla 26 Nentori, Rr Elbasanit, Sheshi Nene Tereza,  Garda e Republikes.  Lulishte rreth rrotullimi Dogana, Blv Bajram Currri. Rr Rreshit Petrela, Rr Sami Frasheri. Parkingu Stadiumi Dinamo, Lulishtja Sheshi Shqiponja, Muharem Butka(prane klubit Dinamo), Lulishtja Zogu I zi, Varrezat e Deshmoreve, Bulevardi Zogu I-re, Bulevardi Deshmoret e Kombit,Blv Zhan Dark, Rr Reshit Petrela.

Zgarat e pusetave
Mungonin afro 7000 zgara pusetash, që ishin vjedhur dhe përbënin një rrezik për qytetarët e Tiranës dhe pengesë për trafikun. Natyrisht që Bashkia as që kishte vënë ujin në zjarr t’i zëvendësonte.

Në 3 muaj kemi zëvendësuar afro 500 syresh, ndërkohë që kemi filluar zbatimin e një projekti për vendosjen e zgarave plastike që do të shmangin problemin e vjedhjeve.

Një shifër më dramatike vjen nga pastrimi i kanaleve e zgarave shimbledhëse ku janë pastruar nga shtatori në dhjetor afro 50 000 syresh. Tonelata mbetje, plastikë, plehëra që ishin akumuluar aty në 4 vjetë që ka fjetur gjumë ish kryetari.

Rruget ne te cilat jane kryer keto punime  si me poshte :

Blv. “Bajram Curri” – Segmenti “Brryli – Piramida”
Blv. ”Zhan D’ Ark” – Seg. ”Hotel Dajti – Pall. me Shigjeta” /Blv. “Gj.Fishta” – Seg. “Brryli – Piramida”
Blv. “Zogu I pare  ” / Sheshi Skenderbej
Ali Demi, /  , Rr.”Elbasanit  ,/ Kombinat  , /Sheshi Skenderbej  , /Rr.”Sami Frasheri,  Zogu I,/ Kompleksi Dinamo, / Pallati me shigjeta, /Unaze,  /Kashar  , Blv .”Bajram Curri”, /Harry Fultz  , /Inxhinieria e Ndertimit , / Komuna Parisit ,/ Ylbere Bylykbashi ,  /Donika Kastrioti ,  /Stadiumi Dinamo / Kopshti 25 , Shkolla Ali Demi,/  Rr. Durresit   Hoxha Tasim Unaza, Stadiumi Dinamo, Qemal Stafa, Rr Dibres, Brryli, Unaza, Rr Bardhyl, Rr Elbasanit, Zjarrfikëset, Komuna e Parisit

Asfaltime

Janë kryer punime mirëmbajtëse asfaltimi me rreth 5000 metra katrorë në rrugët:
Bajo Topulli, Hysen Loci, Dhimitër Kamarda, Isuf Elezi (Blloku Irfan Tomini) Emin Duraku, Komuna e Parisit, Prokop Mima (Kodra e Diellit) Bjv Bajram Curri, Papa Gjon Pali II, Rr. Elbasanit, Dedë Gjo Luli, Jordan Misja, Urani Pano, Petro Nini Luarasi, Kristaq Capo, Mihal Grameno, Depo e Ujit, Fuat Toptani, Pjetër Budi, Ali Demi, Vëllezërit Kondi, Ali Visha, Shyqyri Demneri, Blv Zhan D’Ark, Hotel Dajti/Presidenca, Lord Bajron, Rr. Egnati, Hodo Beg, Asdreni, Rr. Dibres, Bushatlliu, Pandi Dardha, Riza Cuko, Sadik Petrela, Garda, Ali Demi/ Ura e Shkozes, Karaman Ylli, Hysen Xhura, Stadiumi Dinamo, Pallati me Shigjeta, Varrezat e Dëshmorëve

Informacion per punen e Ndricimit Publik per mujin Tetor 2015.

  • Sistemi semaforik

Kryqezimet semaforike Jane 100% ne Funksion.  Jane nderruar 280 llampa semaforësh neper kryqezime te ndryshme te Tiranes sipas Raportit te ardhur nga Qendra e kontrollit te Trafikut

  • Sinjalistika Vertikale

Jane montuar 102 Tabela Sinjalistike.
68 tabela janë montuar per projektin e kufizimit te trafikut per kamiona dhe furgone ne ore te caktuara.
34 jane tabela ndalim Qendrimi,Ndalim Parkimi,Parkimi i rezervuar.Kalim Kembesoresh ,Parkim I rezervuar per Mjetet e trasportit te nxenesve etj.

  • Sinjalistika Horizontale.

Jane realizuar vijezimet ne 12 Kryqezime per kalim kembesoresh  dhe jane vijezuar 4800 ml Rruge per kufizim korsie dhe shigjeta te ndryshme. Nuk e di a ju kujtohen ato vijëzimet që bëri Luli për fushatë? Nuk janë më.

  • Ndricimi Publik
  1. Eshte kthyer ndricimi nga zevendesimi I kabllove te vjedhur

Ne total jane  zevendesuar 3641 metra linerarë kabëll i vjedhur.Duke funizuar  dhe rrugicat qe kane pasur mungese energjie per shkak se funizoheshin nga keto rruge ne total eshte kthyer ndricimi ne mbi 7200 ml Rruge Urbane.

  1. Eshte kthyer ndricimi nga riparimi I defekteve te rrjetit elektrik ne  4300ml rruge kryesore dhe dytesore sipas tabeles  bashengjitur.
  2. Eshte kthyer ndricimi nga zevendesimi I llampave te djegura  ne  3930ml rruge  ku jane zevendesuar 131 llampa sipas tabeles bashkengjitu

Ne total eshte rikthyer Ndricimi ne 15430 ml (15 Km) Rruge te ndryshme Urbane.

Thënë ndryshe ne trashëguam një infrastrukturë/sistem ndriçimi që mbulonte 60% të territorit të Tiranës. Nga ky vetëm 50% ishte funksional. E kemi çuar këtë shifër në 80% dhe brenda vitit 2016 do ta çojmë në 100%. Ndërkohë që do të shtrijmë sistemin e ndriçimit nga 60% e mbulimit të territorit në 75% brenda vitit 2016 falë këtij buxheti

Next Post

Tentoi fshehjen e armës pasi pikasi policinë, plagos shokun me pistoletë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com