• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: E gjetëm Tiranë me 7 orë ujë, brenda mandatit tjetër e çojmë në 24 orë

by Java News
03/05/2019 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përpara 4 vitesh Tirana furnizohej me vetëm 7 orë ujë të pijshëm dhe sot falë investimeve dhe mirëmenaxhimit të UKT-së qytetarët e saj kanë një furnizim mesatarisht me 14 orë ujë në ditë në rubinetat e tyre. Por ambicia e Bashkisë së Tiranës është që brenda 4 viteve të mandatit të ardhshëm të arrihet që kryeqyteti të ketë një furnizim të pandërprerë me ujë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke folur sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, theksoi se për këtë qëllim në bashkëpunim edhe me qeverinë qendrore dhe mbështetjen e BERZH kanë nisur investimet në terren për të mundësuar dyfishimin e kapacitetit përpunues të ujit në Bovillë.

“Sapo ka filluar puna që nga liqeni i madh i Bovillës në mal deri në impiantin e Bovillës ku ne filtrojmë ujin që në fakt kanë të njëjtin emër, por janë 10 km distancë. Ka filluar për herë të parë pas 50 vitesh dyfishimi i ujit që marrim nga liqeni dhe e çojmë në impiant. Duke qenë se edhe impianti vetë po dyfishohet për filtrimin na duhet dhe prurja gjithashtu të dyfishohet. Nëse dyfishohet vrima e gjilpërës mund të dyfishohet edhe filli që shkon nëpër të për ta thënë metaforikisht. Ju kujtoj se duket sikur 4 vjet ishin para 400 vjetësh, por e morëm Tiranën me 7 orë ujë në ditë, e kemi me 14 orë dhe duam, siç kemi premtuar, nga 1 janari kur filluam këto investime madhore pasi BERZH-i na besoi kredinë e ujit, deri në fund të mandatit tjetër ne të kemi shkuar nga 14 në 24 orë ujë dhe të ndihemi të gjithë krenar që ishim pjesë e një transformimi jetësor për Tiranën”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Gjithashtu ai bëri të ditur se krahas investimeve për dyfishimin e kapacitetit të Bovillës dhe filtrimit të ujit, po punohet paralelisht edhe me shtrirjen e një linje të re transmetimi deri në zonat më periferike të qytetit. “Ne gjithashtu kemi filluar me 3 lote, investimi që çon ujin direkt nga Bovilla në zonën e Astirit, Yzberishtit, Yershekut dhe Kasharit. Përfiton gjithashtu Kombinati, Misto Mame, Kodër Kamza dhe njësia 11. Zona të cilat janë stërurbanizuar në vitet e4 fundit falë lëvizjeve të mëdha demografike dhe më vjen mirë gjithashtu që po ecim paralelisht edhe në sjelljen e ujit, edhe në filtrimin, por edhe në shpërndarjen kapilare sidomos në zonat që e kanë vuajtur më shumë”, bëri të ditur kryebashkiaku Veliaj.

Një tjetër investim që do të jetë simbol i mandatit tjetër do jetë edhe rikonstruksioni i Piramidës dhe kthimin e saj në qendrën më të madhe të inovacionit dhe teknologjisë në rajon, ku do kenë mundësi që mijëra të rinj të mësojnë kodim dhe robotikës.

“Ne shumë shpejt do të prokurojmë dhe besoj që një nga stolitë e mandatit tonë të ardhshëm do të jetë padyshim qendra TUMO në Piramidën e Tiranës ku tashmë janë bërë bashkë jo vetëm operatorët që do të japin mësim për 5 mijë fëmijë çdo muaj në kurset kompjuterike të dizajnit, të sofëere-t, të kodimit, të realiteti virtual, të realiteti të argumentuar, të robotikës, të mekatronikës, por gjithashtu dhe shumë kompani private përveç atyre që përmenda që tashmë do të binjakëzohen me qendrën që shumë prej të rinjve tanë të kenë mundësi pastaj edhe të punësohen menjëherë pas. Kështu që besoj do të jemi të gjithë këtu këtë verë kur do të inaugurojmë fillimin e punimeve në Piramidë për të pasur edhe aty një histori suksesi”, u shpreh Veliaj.

Gjithashtu kryetari i bashkisë u ndal në fjalën e tij edhe te puna për plotësimin e pjesës së Paktit për Universitetin që i përket Bashkisë së Tiranës. Ai bëri të ditur se shumica e godinave në QS janë në opërfundim të rikonstruksionit dhe menjëherë pas tyre puna do të zhvendoset edhe në godinat e konvikteve të Universitetit Bujqësor. Ndërkohë kryebashkiaku theksoi se ajio që do ti vërë vulën mandatit të ardhshëm do jetë Kampusi Universitar.

“Kur të kemi mbledhjen e fundit do t’ju bëj dhge një raport mbi propozimin final të Kampusit Unviersitar në Qytetin Studenti, që bashkë me qeverinë shqiptare ne duam të jetë një nga projektet simbol të mandatit tonë të dytë, në drejtimin e Bashkisë së Tiranës”, tha Veliaj.

g.kosovari

Next Post
Frikë nga gjakmarrja, ngujohen familjet e autorëve të vrasjes së dy kushërinjve në Laç

Frikë nga gjakmarrja, ngujohen familjet e autorëve të vrasjes së dy kushërinjve në Laç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sërish polemika për Messin, FIFA sqaron rregullin: Ja pse gjesti i tij nuk ndëshkohet si rasti i Almiron

Sërish polemika për Messin, FIFA sqaron rregullin: Ja pse gjesti i tij nuk ndëshkohet si rasti i Almiron

June 21, 2026
Protesta, Tabaku: Loja ka mbaruar! Shqipëria është lodhur nga korrupsioni dhe arroganca

Protesta, Tabaku: Loja ka mbaruar! Shqipëria është lodhur nga korrupsioni dhe arroganca

June 21, 2026
Ministrja gjermane i përgjigjet Trump: SHBA nuk shkon në Hënë pa Europën!

Ministrja gjermane i përgjigjet Trump: SHBA nuk shkon në Hënë pa Europën!

June 21, 2026
“Zvërneci është investimi më i madh që ka parë ndonjëherë Shqipëria”, Balla: Vota përcakton qeverisjen

“Zvërneci është investimi më i madh që ka parë ndonjëherë Shqipëria”, Balla: Vota përcakton qeverisjen

June 21, 2026
Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit: Ky akt nuk i nderon shqiptarët

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit: Ky akt nuk i nderon shqiptarët

June 21, 2026
Shqipëria vazhdon të sillet si një vend që ende nuk ka kaluar nga fisi tek qyteti

Shqipëria vazhdon të sillet si një vend që ende nuk ka kaluar nga fisi tek qyteti

June 21, 2026
“Sinjal alarmi”, Komuniteti Hebraik Shqiptar reagon pas heqjes së flamurit izraelit nga protestuesit në Tiranë

“Sinjal alarmi”, Komuniteti Hebraik Shqiptar reagon pas heqjes së flamurit izraelit nga protestuesit në Tiranë

June 21, 2026
Heqja e flamurit nga godina e Ambasadës së Izraelit, Koçiu: Akt i papranueshëm

Heqja e flamurit nga godina e Ambasadës së Izraelit, Koçiu: Akt i papranueshëm

June 21, 2026
Bisedimet SHBA–Iran ndryshojnë drejtim, nga programi bërthamor te konflikti në Liban

Bisedimet SHBA–Iran ndryshojnë drejtim, nga programi bërthamor te konflikti në Liban

June 21, 2026
I dënuar me 4 vite burg nga GJKKO / Policia nxjerr videon e operacionin “Fast” për kapjen e “Vis Korçarit”

I dënuar me 4 vite burg nga GJKKO / Policia nxjerr videon e operacionin “Fast” për kapjen e “Vis Korçarit”

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In