• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj drekë me një familje në Laprakë: Në tavolinën e bukës njerëzit pyesin si do të rregullohet rruga

by
17/05/2015 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrugët me gropa e pa ndriçim, shkollat e mbipopulluara, pastrimi i qytetit, legalizimet apo mungesa e ujit të pijshëm, janë problemet e përditshme që çdo familje shqiptare diskuton sot në tavolinën e saj të bukës. Këto ishin edhe shqetësimet e familjeve Duzha dhe Fejzo nga Lapraka e Tiranës, të cilat pritën sot në një drekë familjare kandidatin e majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, biseda e të cilës u fokusua mbi problemet që këto familje kishin me ujin e pijshëm, mungesën e ndriçimit në rrugën e pashtruar apo pastrimin e lagjes së tyre.

“Këtu nuk është vënë dorë fare, qoftë me rrugën, me ndriçimin, qoftë me gjerat që na rrethojnë, apo me ujësjellësin”, u shpreh njëri nga pjesëtarët e familjes, i cili ishte i shqetësuar për mungesën e investimeve në atë zonë nga Bashkia e Tiranës.

“Problemi që kemi në Tiranë është se sot këtu jetojnë 1 milion banorë, por ka të njëjtën sasi shërbimesh që pasur para 20 vitesh. Pra, nëse Lapraka është shtuar 6-7-fish, shërbimet kanë mbetur po njësoj. Kur ti shikon një rrugë, që është akoma si në vitet ‘90, apo kur shikon që njerëzit e nxjerrin ende ujin me pus, pyet veten: ç’bëjnë ata 1800 vetë që punojnë në ujësjellës?”, tha Veliaj, teksa ndante me të zotët e shtëpisë pikëpyetjet e tyre.

Ata u shprehën se në rrugën kryesore nuk është ndërhyrë sipas standardeve. “Po krijojmë familje, po si mund të jetojmë kur infrastruktura s’ka standarde?”, thanë ata.

Veliaj tha se në të gjithë Tiranën ekipet e tij po inspektojnë çdo rrugë e çdo lagje të qytetit për të kapur çdo problematikë. “Fushatën po e ndërtojmë mbi çfarë flitet në tavolinën e bukës. Në këtë tavolinë nuk flet njeri për tramvajin apo për SHQUP-in. Në tavolinën e bukës njerëzit pyesin si do të rregullohet rruga, si do kalojmë nga pompa tek ujësjellësi modern, si do sigurohemi që fëmijët të mos shkojnë në shkolla me dy turne. Kemi zgjedhur të merremi me gjërat konkrete  dhe jo me aventura fantashkence që s’kanë për t’u bërë kurrë”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se në zonën e Laprakës ka probleme me legalizimet, çka ngre edhe dilemën e urbanizimit. “Duam të bëjmë dy gjëra: së pari, t’i themi çdo komuniteti, që fondi që kemi për lagjen tuaj është kaq. Si doni t’i shpenzoni? Një vit komuniteti mund të vendosë t’i shpenzojë për terrene sportive, një vit tjetër për një park ose rrugë, e kështu me radhë. Kur komuniteti vendos vetë investimi nuk vandalizohet”, u shpreh Veliaj.

“Po mirë dakord, ka gjëra të mëdha, si trami apo Bulevardi. Po këto gropat nëpër rrugë, kaq e vështirë është për t’i eleminuar?”, pyeti një nga familjarët.

“E gjithë administrata e Bashkisë kopjon sjelljen e kryetarit. Kur kryetari nuk shkon në punë, po ai i administratës pse duhet të shkojë? Nëse kryetari thotë se e ka mendjen te partia, po ai i administratës pse duhet të ndërrojë poçat dhe të mbushi gropat? Kur kryetari merr mungesë për 4 vjet, ngel në klasë apo jo?”, iu përgjigj Veliaj.

eri2

Next Post

FOTO/ Edhe Serbia në protestë kundër Gruevskit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

May 7, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Idealizimi i tepruar i sistemit zgjedhor

May 7, 2026
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

Spahiu: Në demokracitë perëndimore garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo ajo që fiton

May 7, 2026
“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

May 7, 2026
Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

May 7, 2026
PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

May 7, 2026
Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

May 7, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Berisha i vetëm në garë, Balliu: Pronari real i PD nuk është Saliu, por Shkëlzeni!

May 7, 2026
Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

May 7, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Sherr në një mobileri Nikël, përfundojnë në spital dy vëllezër, autorët në kërkim

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In