• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Do ndërtohet Teatri i ri Kombëtar, referendumi më i mirë 30 qershori

by Java News
28/03/2019 22:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana do të ketë teatrin e saj të ri dhe modern. Duke folur në emisionin “Opinion”, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se kryeqyteti ka nevojë për një godinë të re të teatrit kombëtar që plotëson të gjitha standardet.

“Sot shumica e veprave në teatër kanë nevojë për një skenë fundore , pra për një hon të madh, ku skena të shkojë poshtë, për atë që quhet oxhak ku skena të shkojë sipër, ka nevojë që të kenë disa ambiente, të kenë një garderobë, të kenë hapësira. Ne do të kemi një teatër të ri por nëse dikush mendon një mendim alternativ siç është opozita duhet patjetër të vijë në 30 qershor e të na tregojë sa vetë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se zgjedhjet e 30 qershorit janë edhe referendum më i mirë edhe për vetë opozitën, nëse qytetarët e duan një teatër të ri modern në qytetin e tyre apo do të duan të kenë sërish atë ngrehinë.

“Edhe po të donim një referendum sot do të duheshin 6 muaj ndërkohë që zgjedhje kemi për tre muaj. Kush do të jetë në këtë referendum njerëzit që duan që siç u bë sheshi I ri Skënderbej, se e kishin sheshin e vjetër dhe me të njëjtat argumente ruhej. Sheshi i vjetër nuk mori asnjë çmim. Sheshi sot mori çmimin e Barcelonës. Paneli I Barcelonës me 20 arkitektët më të mirë e ndau në dallim nga ata që janë qejflinj partish. Ne kishim edhe në pazar të vjetër. Pati protesta edhe për pazarin e vjetër, por ja ku jemi sot! BERZH vlerësoi me çmim pazarin e ri. Shihni kalanë. Të gjithë thanë u futën prishën kalanë. Kalaja e Tiranës sot është hapur ku janë ruajtur të gjithë muret por që mund të ruhet dhe pjesa tjetër që ishte një ferrishte, sot është transformuar”, deklaroi Veliaj.

Next Post
Pas dy incidenteve ajrore, “Boeing” riprogramon avionët “737 Max”

Pas dy incidenteve ajrore, “Boeing” riprogramon avionët “737 Max”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com