• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Djegia e shkollave nga opozita, si lëvizja e ‘Ku Klux Klan-it’

by Java News
20/06/2019 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erion Veliaj e krahasoi dhunën e përdorur nga opozita ndaj shkollave me sulmet e “Ku Klux Klan”-it, një organizatë ekstreme e djathtë në Amerikë që mbilltë terror dhe mbanin pishtarë në duar.

“Kur një kryetar bashkie mobilizon të gjithë njerëzit, komplet si ‘Ku Klux Klan’, me zjarr në dorë, për të djegur shkolla, për të djegur sakrificën e atyre përpara nesh, edhe ka shumë njerëz që ndoshta me të drejtë edhe kanë thënë këta janë frustruar, këta janë të mërzitur, por a është kjo mënyra për të treguar që ne jemi mërzitur?! Nëse populli nuk të do dhe nuk të voton, ndoshta duhet të vish me një program tjetër, me një alternativë më të mirë; ndoshta duhet të bësh një bilanc, se nëse nuk ke ndërtuar asnjë shkollë, të paktën mos digj asnjë shkollë. Ky është minimumi që mund të bësh”, tha Veliaj.

Ai theksoi se djegia e institucioneve arsimore nga militantët e djathtë është tregues i përpjekjeve të opozitës për të djegur aspiratën e shqiptarëve. “Me këtë teori, meqë unë jam kryetar bashkie, mund të mos dua zgjedhje kurrë dhe mund të mobilizoj gjithë qytetin, Policinë Bashkiake, që t’i hidhet në sulm Policisë së Shtetit, mund të mobilizoj të gjithë ata që sot janë pjesë e organizmave tanë dhe të them, hajde dalim nga misioni dhe shkojmë dhunojmë. Kur dikush djeg një shkollë, nuk është se po djeg vetëm një ndërtesë, po djeg një aspiratë”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se sjellja e kolegëve të tij në bashkitë e djathta bie ndesh me detyrat dhe me misionin që duhet të jetë një kryetar bashkie, që është ai i të shërbyerit ndaj qytetarëve. “Sa kontrast bën kjo lloj bisedë, me biseda të tjera që po dëgjojmë. Imagjinoni sikur këtë bisedë ta bënim në një mënyrë krejt tjetër, sikur unë ta filloja bisedën duke thënë; tani të gjithë siç jemi këtu, ne Bashkinë e kemi, nuk kemi arsye ta lëmë, do shkojmë te “Shkolla e Kuqe” që është KZAZ-ja, dhe të gjithë bashkë do rrihemi me policinë. Ju do thoni, ky është çmendur, s’është misioni ynë ky i Bashkisë, s’është misioni i qytetarëve. Imagjinoni pastaj t’ju thosha, siç do mbarojmë te ‘Shkolla e Kuqe’, kemi një KZAZ tjetër nga ana tjetër e sheshit, te Muzeu Kombëtar, dhe do shkojmë të thyejmë dhe do vëmë zjarr aty. Ju do thoshit, ky është çmendur, s’ka mundësi që një njeri normal në vitin 2019 të bëjë këtë bisedë në qytetin e Tiranës. Fatkeqësisht, kjo bisedë po ndodh. Ka kryetarë bashkie, kolegë të mi, që në vend të flasin se si do e rregullojmë nga Sheshi kryesor i qytetit e deri te rrugica më e largët, nga trungu te dega më e largët, si do të çojmë asfaltin, si do të çojmë sahatin, si do të çojmë ashensorin, si do të çojmë një minipark, një stol, si do të çojmë një gjelbërim, janë duke u zënë më njëri-tjetrin, duke mobilizuar njerëzit, qytetarët si do shkojmë t’i bllokojmë”, theksoi Veliaj.

/a.r

Next Post
“Më 27 qershor, ndryshim te Rama”, ja çfarë ka parashikuar astrologu Jorgo Pulla

“Më 27 qershor, ndryshim te Rama”, ja çfarë ka parashikuar astrologu Jorgo Pulla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

April 9, 2026
“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In