• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Dje në emisione ishte mbledhur gjithë llumi bashkë, me analistë që e kanë hallin e përfitimit të tyre, jo të qytetarëve

by Java News
30/04/2024 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj iu përgjigj disa analistëve të televizioneve opozitare, lidhur me akuzat kundër tij. Ai tha se secili prej analistëve që e ka sulmuar, nuk ka shqetësimin e qytetarëve, por të favoreve personale, që nuk u bëhen nga Bashkia e Tiranës.

“Secili prej analistëve ka kërkuar diçka në Bashkinë e Tiranës. E di ai çfarë ka kërkuar Ben Rreli për atë portalin, që nuk jepet leje në Kopshtin Zoologjik; e di ai tjetri çfarë ka kërkuar për sondazhet që nuk i bën dhe faturon shifra të panevojshme, dhe kur s’e duan në Kosovë, në Shqipëri e shohin akoma më me përbuzje. Prandaj vlerësohet Tirana edhe në Kosovë, se njerëzit më të poshtër, që ata i kanë përzënë, nuk qasen në Bashkinë e Tiranës dhe nuk kanë pikë aksesi. Ai që ka ndërtuar pallat në mes të Bllokut e ka shumë kollaj të bëjë emision, se ky kryetar bashkie nuk e lë më të bëjë pallat në mes të Bllokut, duke ia vjedhur tokën e vet motrave Saleziane. Asnjë të mos ketë asnjë iluzon, secili prej atyre që është aty përballë ka interesin e tij, ka fundshpinën e vet interes, nuk i qan halli as për pastrimin, as për ndërtimin e shkollave, por ka vetëm një llogari.

Unë llogarinë e kam me qytetarët e Tiranës dhe unë jam krenar që shumica dërrmuese e llumit të analistëve, që nuk kanë qenë mentori i askujt, që nuk i kanë thënë bravo askujt, që nuk kanë rritur asnjë talent të ri edhe t’i thonë ‘ec përpara, shkëlqe’, ‘jam krenar për ty’. Por përkundrazi, sa shohin dikë, i keni parë, janë burra nga 55-60-65-vjeç, që rrinë natën në televizione, sikur janë te ‘peshqirat’, sikur shikojnë Pornhub, dhe të eksituar si ata pitbullët, shqyejnë çdo gjë të re që u kalon përpara.

Jam krenar për punët dhe jam krenar për të gjithë llumin e bashkuar kundër nesh, se njerëzit e drejtë vlerësohen jo vetëm çfarë punësh kanë bërë, por edhe sa kanë frymëzuar armiqtë dhe fundërrinat e këtij qyteti të bëhen bashkë si kurrë më përpara. Ata kanë harruar gjithçka kanë thënë për njeri-tjetrin, vetëm të bllokohet puna, vetëm të bllokohet e mira, vetëm të bllokohet progresi”, tha Veliaj./m.j

Next Post
Tensione para bashkisë së Tiranës, protestuesit përplasen me policët, i hedhin gardhin metalik. Basha: Tejkalimi i gjërave…!

Tensione para bashkisë së Tiranës, protestuesit përplasen me policët, i hedhin gardhin metalik. Basha: Tejkalimi i gjërave...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

24 ditë protesta, Rama mobilizon PS-në dhe ministrat, kërkon prezencë të shtuar në terren dhe…

24 ditë protesta, Rama mobilizon PS-në dhe ministrat, kërkon prezencë të shtuar në terren dhe…

June 24, 2026
Rama për “France24’’: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë kundër projektit në Zvërnec

Rama për “France24’’: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë kundër projektit në Zvërnec

June 24, 2026
Brenda mendjes së Putinit, pse ai nuk flet kurrë për humbje

Brenda mendjes së Putinit, pse ai nuk flet kurrë për humbje

June 24, 2026
Vijojnë tensionet në kantierin e Aeroportit të Vlorës, punimet mbeten të bllokuara

Vijojnë tensionet në kantierin e Aeroportit të Vlorës, punimet mbeten të bllokuara

June 24, 2026
“Kam qenë veç te dyqani i Celtic”, Meta kundërshton akuzat e prokurorisë: Nuk jam marrë kurrë me shpenzimet familjare

Gjyqi në themel, avokati i Kryemadhit refuzon t’i kontrollojnë çantën, mbetet jashtë seancës

June 24, 2026
“Latitudes”: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

“Latitudes”: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

June 24, 2026
BE ulet në tryezë me talebanët, një regjim që nuk e njeh zyrtarisht! Reagime të forta…

BE ulet në tryezë me talebanët, një regjim që nuk e njeh zyrtarisht! Reagime të forta…

June 24, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla, shenjat që duhet të tregojnë kujdes sot

June 24, 2026
Rama në selinë rozë, mbledh urgjent ministrat dhe drejtuesit politikë

Rama në selinë rozë, mbledh urgjent ministrat dhe drejtuesit politikë

June 24, 2026
Shifrat flasin qartë, burrat fitojnë më shumë në shumicën e profesioneve

Shifrat flasin qartë, burrat fitojnë më shumë në shumicën e profesioneve

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In