• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj dhe Mogherini nënshkruajnë marrëveshjen për Kolegjin Europian në Tiranë

by Java News
16/10/2023 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini nënshkruan sot marrëveshjen për të parin kampus jashtë Bashkimit Europian, duke i hapur dyert njëkohësisht arsimimit të nivelit botëror për studentët shqiptarë.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se hapja e këtij kampusi në Tiranë do t’i japë formë jo vetëm një pjese të qytetit, por njëkohësisht është tregues dhe i sinergjisë fantastike të kryeqytetit. “Jam vërtet shumë i nderuar sot që, mikesha jonë, Federica Mogherini, është këtu me ne, në çatinë e qytetit, për të filluar një bashkëpunim, i cili nis nga një kub i vogël te Piramida, që do të jetë zyra e Kolegjit të Evropës. Sot, bashkë me Federica-n, ne i japim formë një pjese të qytetit, me shpresën se më pas ky kub do i japë formë qytetit. Unë besoj se kjo është sinergjia fantastike që kemi në këtë qytet. I bëjmë punët me dashuri, i bëjmë punët jo për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratën e ardhshme. Ndihem vërtet mirë kur mendoj si ai kubi i vogël, të cilit i kemi dhënë ne formë, do të na japë formë me të gjithë eksperiencat fantastike aty”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se sot Piramida është transformuar në një nga pronat më të vlerësuara në Tiranë. “Me hapjen e Piramidës sot pasdite, si prona më e vlerësuar në qendër të Tiranës, ne çojmë aty vlerat dhe besimet tona, rininë dhe Europën. Mezi pres që sot të fillojmë me kubin e parë, pastaj të vazhdojmë me konviktin, e më pas te hapësira e terminalit të përkohshëm të autobusëve në Qytetin Studenti, i cili do të transferohet në juglindje të Tiranës, në Lundër, do të kemi ndërtesën e Kolegjin e Europës”, shtoi ai.

Veliaj deklaroi se ky projekt u realizua në kohë rekord, ashtu si Tirana ka treguar se brenda një mandati ka ndërtuar 40 shkolla të reja. “Për ne, që brenda një mandati bëmë 40 shkolla të reja, edhe për mënyrën sesa shpejt ecën Tirana, pavarësisht se shumë arkitektë të huaj mendonin se një projekt i tillë si Piramida merr tipikisht 15-20 vite, ne e mbaruam në 3 vite. Dua të falenderoj Federica-n. Tek ajo nuk kemi vetëm një kolege, por kemi edhe një aktiviste, që përfshihet me mish e me shpirt”, theksoi ai.

Teksa falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen në këtë nismë, Rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, njoftoi hapjen e aplikimeve për vitin e ardhshëm akademik, për studentët që do të studiojnë në Universitetin Europian të Bryzhit, në kampusin e Tiranës. “Do të jetë një mundësi e veçantë për të sjellë këtu kaq shumë të rinj nga mbarë Europa e përtej saj, për t’u njohur me qytetin, për të jetuar në këtë qytet, për të përjetuar se ç’është të jetosh në këtë mot të mirë, me klimë të mirë, me njerëz të mirë, por edhe për të përjetuar eksperiencën që ofron gjallëria e qytetit të Tiranës. Jemi vërtetë të ngazëllyer për këtë rrugëtim që nis sot. Ju keni qenë fantastik si kryebashkiak që organizuat këtë proces, bashkë me ekipin, sepse ka qenë një punë në ekip dhe tregon shumë për frymën që kemi treguar këtu. Mesi pres të jem këtu thuajse përherë me ekipin dhe për ta bërë këtë projekt të rritet, që do të kultivojë jo vetëm njohurinë e të rinjve të Europës, por edhe t’i ndryshojë ata”, deklaroi Mogherini.

Ajo bëri të ditur se fillimisht do të nisin studimet 31 studentë, e më pas ky numër do të vijë gjithnjë e në rritje.

Next Post
Rama pret me balet të ftuarit dhe prezanton një pikturë! Koreografi: Ma kërkoi vetë Edi, është “i çmendur”…

Rama pret me balet të ftuarit dhe prezanton një pikturë! Koreografi: Ma kërkoi vetë Edi, është "i çmendur"...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In