• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Veliaj dhe Manastirliu nisin aksionin e ndërgjegjësimit për vaksinimin ndaj COVID: Të komunikojmë me çdo qytetar

by Java News
15/10/2021 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një takimi me administratorët e njësive bashkiake njoftuan nisjen e fushatës derë më derë me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për t’u vaksinuar ndaj Covid-19. Veliaj tha se teksa Tirana vitin tjetër do jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, duhet që e gjithë popullsia të jetë e vaksinuar.

“Gjithmonë e më shumë aktivitete do kushtëzohen me vaksinën. Vitin që vjen, kur Tirana do jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë” do e kemi taksative nga Brukseli bërjen e vaksinës. Në çdo aktivitet do kërkohet vaksina. Do bëhet e pamundur të shkosh në aktivitete, sidomos këto që kanë edhe vulë ndërkombëtare, nëse nuk ke bërë vaksinën. Do kemi një kontroll të dyfishtë edhe nga autoritetet vendore edhe nga ato ndërkombëtare”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku u bëri thirrje administratorëve që të fillojnë komunikimin me çdo banor që të vaksinohet.

“Çdokush duhet të kuptojë që ky është një moment shumë i rëndësishëm. Ne duhet të fillojmë të komunikojmë dhe ta trajtojmë këtë si një fushatë të madhe emancipimi. Ne të gjithë bëjmë siguracionin e makinës, ndërsa për shëndetin jo! Siguracioni për të dalë secili prej nesh në rrugë është vaksina”, vijoi më tej Veliaj.

Kreu i Bashkisë njoftoi se fushata e madhe e vaksinimit në Tiranë do të nisë javën e ardshme. “Duke filluar nga java tjetër unë edhe Ogerta do bëjmë një tur në të gjitha njësitë, do bëjmë takime me komunitetin për të folur për këtë temë”, pohoi Veliaj.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se deri tani në Tiranë është vaksinuar afro 30% e banorëve. Ajo theksoi se aksioni për vaksinimin ka filluar në gjithë bashkitë e vendit.
“Besoj fort në angazhimin e Bashkisë së Tiranës, në prioritetin që kryetari i Bashkisë do t’i japë këtij aksioni për të shkuar derë më derë, për të komunikuar me çdo qytetar, sidomos me të rinjtë”, theksoi Manastirliu.
g.kosovari
Next Post
Një shpërthim godet xhaminë afgane gjatë faljes së namazit/ 16 viktima dhe 32 të plagosur

Një shpërthim godet xhaminë afgane gjatë faljes së namazit/ 16 viktima dhe 32 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Zjarri në Vlorë, Kurti i tronditur për kosovarët e lënduar: Po monitorojmë nga afër gjendjen e tyre

August 16, 2026
“DIVA 2024” u plotësua nga rreth 90% e individëve / Tatimet: Ata që nuk e dorëzuan…

Muaji korrik sjell rekord në kontributet, arkëtohen 17.9 miliardë lekë

August 16, 2026
KLP i mohoi të drejtën për tu bërë prokuror, Strasburgu i jep të drejtë Shiqiri Manjanit

KLP i mohoi të drejtën për tu bërë prokuror, Strasburgu i jep të drejtë Shiqiri Manjanit

August 16, 2026
Ligji i ri për filmin / Si i kemi bërë filmat më parë? Po tani me çfarë parash?

Ligji i ri për filmin / Si i kemi bërë filmat më parë? Po tani me çfarë parash?

August 16, 2026
Atentati i dështuar në Elbasan, reagon Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar

August 16, 2026
AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese që përdorin identitetin e bankave

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese që përdorin identitetin e bankave

August 16, 2026
Tatimet publikojnë listën e përfituesve të rinj për pagën e luftës 40 mijë lekë/ Ja si të aplikoni

Qeveria propozon një Dhomë të re Ekonomike Kombëtare! Biznesi, anëtar me detyrim!

August 16, 2026
Pjesë e trafikut të drogës, ekstradohet Xhuljano Hoxha. Një tjetër arrestohet në Rinas

Pjesë e trafikut të drogës, ekstradohet Xhuljano Hoxha. Një tjetër arrestohet në Rinas

August 16, 2026
Zjarret në vend/ 11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira

Zjarret në vend/ 11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira

August 16, 2026
Zjarr në Trevllazër të Vlorës, flakët përfshijnë ullishtet, favorizohen nga era

Zjarr në Trevllazër të Vlorës, flakët përfshijnë ullishtet, favorizohen nga era

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com