• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj dhe Klosi organizojnë “Dajti n’Fest”: Dallandyshe e parë e pranëverës, do ketë 210 festa lokale në gjithë vendin

by Java News
10/02/2019 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dajti n’Fest është rikthyer edhe këtë vit me shumë surpriza e aktivitete që promovojnë vlerat, traditat e produktet e zonës, ashtu edhe sportet e ndryshme malore e ekstreme.

Qindra qytetarë iu bashkuan dje festës që zgjati deri në orët e vona të pasdites, ku veç argëtimit e ushqimit bio të zonës, patën mundësi të vizitojnë panairin me prodhime artizanale, jo vetëm të zonës së Dajtit, por edhe nga qytete e krahina e ndryshme të vendit.

Festës iu bashkuan edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, të cilët vizituan stendat e produkteve ushqimore dhe të zejeve, si dhe e cilësuan festën si një mundësi shumë e mirë për promovimin e turizmit malor dhe atij të sporteve ekstreme.

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi të gjithë ata qytetarë që këtë fundjavë vendosën ta kalojnë në Dajt dhe e cilësoi këtë festë si një mundësi të shkëlqyer për të nxitur zhvillimin e turizmit malor dhe forcuar ekonominë vendase. “Festa e Dajtit, si festa e parë që hap vitin festiv, është një nga mënyrat më të mira për të nisur 2019. Në Tiranë i kemi të gjitha, por duhet pak mukajet: jemi 20 minuta nga Dajti, 20 minuta nga deti, pak minuta nga të gjitha zonat rurale, nga ushqimi bio, agro-turizmi, nga të gjithë ata djem e vajza që janë rikthyer në Shqipëri dhe gjërat që kanë mësuar jashtë po i kthejnë në histori suksesi në fshatrat e Tiranës”, tha ai.

Veliaj bëri të ditur se për ta bërë këtë zonë sa më tërheqëse, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim edhe me biznesin vendas do të vijojë të investojë për të rritur mundësitë për aktivitete të ndryshme, si dhe ato akomoduese për ata që duan të qëndrojnë më shumë se një ditë. “Do të vazhdojmë investimet në Dajt: filluam me një park të aventurave, si Dajti Ekspres, dhe jam shumë i lumtur t’ju informoj se shumë shpejt edhe ish-kampi, por edhe gjithë kjo fusha, do të kthehen në terrene sportive që mund të përdoren jo vetëm nga ata të sporteve ekstreme, si aeronautika, që tani ka platformën e vet, por edhe nga ata që duan të merren me futboll, volejboll, me cross-country ski. Besoj se edhe për të huajt që do të vizitojnë Tiranën, ky është një lajm fantastik”, tha Veliaj.

Ai u bëri thirrje të pranishmëve që të konsumojnë produktet vendase, pasi kështu ndihmohet ekonomia e zonës. “Para se të ikni, harxhoni 10 mijë lekë të vjetra tek artizanët që janë këtu, që prodhojnë vaj, mjaltë dhe që me shumë mundim e pasion i mbajnë sipërmarrjet e tyre. Le të sigurohemi që gjithë miqtë që na kanë ardhur nga qytetet e tjera dhe që me këto punë artizanale mbajnë familjet e tyre, t’u vlejë edhe atyre mundi”, vijoi Veliaj.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi theksoi se festa të tilla janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e turizmit dhe ekonominë e këtyre zonave. Ai gjithashtu bëri të ditur se këtë vit do të organizohen plot 210 festa lokale në të gjithë vendin, si një mënyrë për të promovuar traditat vendase. “Ajo çka duam të bëjmë këtë vit është që jo vetëm “Dajti n’Fest”, jo vetëm në festën që organizuam pranë liqenit të Prespës, jo festa të cilat janë nëpër zona të shumë populluara, por duam që këtë vit plot 210 festa të shoqërojnë gjithë sezonin dimëror dhe atë veror, për të qenë pika kulmore të turizmit shqiptar”, u shpreh ministri Klosi.

Ai nënvizoi se qeveria është e vendosur që të mbështesë pushtetin vendor në organizimin dhe zhvillimin e festave të tilla, edhe si një mundësi që rrit ekonominë vendase, por edhe punësimin. “Duam që me të gjitha bashkitë, me të gjithë ata që kanë mundësi të mbështesin organizime të tilla pranë pikave turistike, si kjo e Dajtit, pranë zonave të mbrojtura, pranë pikave që prodhojnë turizëm, pranë agroturizmit, pranë 100 fshatrave, të organizojmë festa si kjo, ku të kemi kombinim midis bukurisë së natyrës, ofrimit të shumë alternativave për t’u argëtuar si gjithë këta djem e vajza që shoqërojnë këtë festë, por në radhë të parë për të afruar ekonominë për prodhuesit vendas. Ajo që shohim me shumë kënaqësi, edhe në ndryshim me vitin e shkuar, është se janë shtuar shumë kompanitë që janë ofruar për të tregtuar prodhimet e tyre lokale”, përfundoi Klosi.

E.Xh./

Next Post
“Nga jashtë mirë dukem, por filxhani i Monikës s’thotë ashtu”, batutat e Ramës me banorët e Maliqit

“Nga jashtë mirë dukem, por filxhani i Monikës s’thotë ashtu”, batutat e Ramës me banorët e Maliqit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

February 23, 2026
Në kërkim prej 1 viti, dorëzohet ish-zv kryeministri shqiptar i RMV

Në kërkim prej 1 viti, dorëzohet ish-zv kryeministri shqiptar i RMV

February 23, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Një i plagosur në Burrel pas një konflikti në lokal, dy persona shpallen në kërkim

February 23, 2026
SHBA ofronte 15 milionë $ për të, kush është “El Mencho”, që u vra nga ushtria meksikane

SHBA ofronte 15 milionë $ për të, kush është “El Mencho”, që u vra nga ushtria meksikane

February 23, 2026
Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

February 23, 2026
“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

February 23, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

A do mundet Albin Kurti të heqë qafe Vjosa Osmanin, si “presidente e SHBA” në Kosovë

February 23, 2026

Milano dhe Londra kryesojnë, si po ndryshon harta ajrore e Shqipërisë

February 23, 2026
Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

February 23, 2026
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Çfarë pret Adriatik Lapaj?

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In