• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj dhe Dumani krahasuar me Metën dhe Llallën!

by Dritan Hila
30/04/2024 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Paraqitja në SPAK e Erion Veliaj, mund të lexohet si të duash nga propagandistët mediatikë partiakë që recitojnë në darkë ato që thotë Berisha pasdite, por ndryshimi mes palëve është abisal.

Nuk e di si është puna me firmën 5D sikurse me inceneratorët, por jam i sigurt që nuk është sikurse thonë ata që i besonin çadrave me helm të Berishës dhe fajit të Ramës për katër të vrarët në 21 janar 2011, pse kishte çuar demonstruesit tek gardhi i kryeministrisë. As si e paraqesin gjobaxhinjtë mediatikë. Pasi çdo njeri normal pret që pretencat dhe gjykimet për këtë, si në çdo vend me tru në kokë, t’i japë drejtësia meqenëse e ka marrë në dorë ajo dhe jo nga punëtorët e propagandës së Rithemelimit dhe liridashësit e Metës.

SPAK-un e sulmojnë si të komanduar nga Rama, megjithëse në dyert e tij po paraqiten vetëm njerëzit e Ramës. E vërteta është që pakkush nga njerëzit normalë mendon që Dumani është vegël e Edi Ramës i cili paska qejf të telendisë veten e tij dhe njerëzit që e rrethojnë. Për këtë duhet goxha tru derri ta bësh lidhjen.

Kronikat tregojnë se Dumani më kollaj e ka pasur të thërrasë njerëzit e pushtetit sesa të opozitës. Sa herë që ka tentuar të thërrasë ndonjë nga opozita, ka filluar bullizimi i tij, hipja nëpër hekura, sharjet me fjalët më denigruese nga dyshja Berisha-Meta. E megjithatë kjo që po bën Dumani është një revolucion, qoftë edhe për kaq.

Vetëm 7 vite më parë prokuroria shqiptare komandohej nga një lake i Berishës dhe Metës, Adriatik Llalla, i cili sot është i dënuar nga drejtësia shqiptare. A e mendonte njeri vetëm shtatë vite më parë që Llalla të thërriste Berishën dhe Metën? As që bëhej fjalë. Madje as ministra apo drejtorë. Sot ka ministra, drejtorë dhe kryetarë bashkish të krahut qeverisës në burg. Adriatik Llalla nuk kishte këllqe të dënonte as truproja të Berishës dhe Metës, lëre pastaj dikë më lart, kurse Erion Veliaj, sot ka shkuar në SPAK me këmbët e veta dhe i vetmi protestues opozitar ishte Klevis Balliu. Dhe ky është një tregues i standardeve të SPAK, pushtetit dhe derexhesë së opozitës.

Sot kemi një prokurori që thërret të gjithë në apel, kur vetëm shtatë vite më parë nuk thërriste dot ata që hodhën në erë njerëz e vranë në bulevard. Madje akoma nuk i thërret për këto krime që kanë tronditur Shqipërinë.

Vetëm 11 vite më parë vriteshin njerëz në bulevard pasi panë që po i vidhnin me bllok në dorë. Sot dikush po shkon të japë llogari për dëmin penal pasi ka kërkuar ndjesë për përgjegjësinë politike. Sot dikush respekton qoftë edhe formalisht shtetin, kurse në krahun tjetër janë ca që shtetin e mendojnë çiflig të lënë nga baba dhe shpresojnë të vijnë edhe njëherë për ta qethur në zero. Pastaj të tjerat janë sporti i preferuar i propagandës.

Next Post
Pas më shumë se 7 orësh, Veliaj del nga ambientet e SPAK: Isha këtu si bashkëpunëtor, armiqtë e mi…!

Pas më shumë se 7 orësh, Veliaj del nga ambientet e SPAK: Isha këtu si bashkëpunëtor, armiqtë e mi...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Shembja e aksit Librazhd-Përrenjas, Prokuroria i kërkon ARRSH tenderin për mirëmbajtjen e rrugës

March 16, 2026
Sulmi me dron paralizoi përkohësisht Aeroportin e Dubait, rifillojnë fluturimet me orar të kufizuar

Sulmi me dron paralizoi përkohësisht Aeroportin e Dubait, rifillojnë fluturimet me orar të kufizuar

March 16, 2026
“Neni 46 nuk mund të anashkalohet”, Salianji reagon për ndryshimet e statutit të PD: Opozita nuk mund të sillet si Rama

“Neni 46 nuk mund të anashkalohet”, Salianji reagon për ndryshimet e statutit të PD: Opozita nuk mund të sillet si Rama

March 16, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 17 mars 2026

March 16, 2026
Dy të vdekur e 8 të plagosur nga aksidenti me 4 makina në Itali, shkak parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare

Dy të vdekur e 8 të plagosur nga aksidenti me 4 makina në Itali, shkak parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare

March 16, 2026
Detajet/ Kush përfiton kredi të buta në Tiranë? Të ardhurat minimale dhe maksimale që duhet të kenë aplikantët

1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja, Bashkia Tiranë hap mundësitë për vitin 2026

March 16, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Përdhunoi punonjësen 21-vjeçare në Tiranë, arrestohet 48-vjeçar i huaj

March 16, 2026
Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

March 16, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A jemi të mbrojtur nga lufta?

March 16, 2026
Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In