• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj dhe Bashkia Tiranë ankimojnë vendimin për Dadon: Gjykata nuk shqyrtoi në themel padinë për emërimin si prokuror

by Java News
13/08/2026 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, e cila refuzoi të shqyrtojë në themel padinë për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Ols Dados si prokuror.

Në njoftimin e tij, Veliaj pretendon se në momentin e emërimit, në vitin 2008, Dado nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe, sipas padisë, nuk plotësonte kriteret ligjore për emërimin si prokuror. Veliaj kundërshton faktin që gjykata e mbylli çështjen për mungesë legjitimimi, pa shqyrtuar nëse akti i emërimit ishte apo jo absolutisht i pavlefshëm. Sipas tij, një pretendim i tillë duhet të verifikohet nga gjykata edhe kryesisht, pasi bëhet fjalë për formën më të rëndë të paligjshmërisë së një akti administrativ.

“Barazia para ligjit nuk mund të funksionojë vetëm për të akuzuarin. Edhe pushteti që heton dhe akuzon duhet të provojë se buron nga ligji”, shprehet Veliaj.

Ai e lidh çështjen edhe me procesin penal ndaj tij, duke argumentuar se, nëse një qytetar apo funksionar i zgjedhur duhet t’i nënshtrohet kontrollit gjyqësor, i njëjti standard duhet të vlejë edhe për prokurorët.

“Pikërisht këtë kërkuam nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë dhe pikërisht këtë kërkojmë sot nga Gjykata Administrative e Apelit: asnjë imunitet për Kryetarin e Bashkisë, por asnjë imunitet nga kontrolli gjyqësor për prokurorin”, thekson ai.

Njoftimi i plotë

Erion Veliaj dhe Bashkia Tiranë kanë ankimuar vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, e cila refuzoi të shqyrtojë në themel padinë që kërkon konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Ols Dados në detyrën e prokurorit.

Thelbi i çështjes është i thjeshtë: a mund të ushtrojë pushtetin penal të shtetit një person që pretendohet se është emëruar në kundërshtim me kriteret urdhëruese të ligjit? Pikërisht kësaj pyetjeje Gjykata nuk i dha përgjigje. Ajo e mbylli çështjen për mungesë legjitimimi, pa shqyrtuar në themel faktin se, në momentin e emërimit në vitin 2008, Ols Dado nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe, sipas padisë, nuk plotësonte asnjë nga kriteret ligjore përjashtimore që do të lejonin emërimin e tij si prokuror.

Çështja bëhet edhe më serioze sepse pretendohet pavlefshmëria absolute – forma më e rëndë e paligjshmërisë së një akti administrativ. Ligji parashikon që ajo mund të konstatohet në çdo kohë, madje edhe kryesisht nga vetë gjykata. Megjithatë, Gjykata e mbylli procesin për mungesë legjitimimi, pa shqyrtuar pikërisht atë që ligji i lejon dhe i kërkon ta konstatojë edhe kryesisht: nëse akti që i ka dhënë Ols Dados statusin e prokurorit është apo jo absolutisht i pavlefshëm. Pra, përballë pretendimit se pushteti penal i shtetit mund të jetë ushtruar për vite mbi bazën e një akti juridikisht të pavlefshëm, Gjykata zgjodhi të mos e verifikojë fare këtë pretendim.

Kjo çështje shkon përtej interesit individual të Erion Veliajt. Ajo shtron një pyetje themelore për shtetin e së drejtës: a janë të gjithë të barabartë përpara ligjit, apo prokurorët dhe gjyqtarët përjashtohen nga kontrolli gjyqësor i ligjshmërisë së titullit mbi të cilin ushtrojnë pushtetin e tyre?

Kryetari i Bashkisë, i zgjedhur demokratikisht nga rreth 160 mijë qytetarë të Tiranës, i është nënshtruar pushtetit penal të shtetit, ndodhet në paraburgim prej 18 muajsh pa vendim gjykate fajësie dhe po gjykohet për dyshimet e ngritura ndaj tij. Përse, atëherë, prokurori që ka ushtruar këtë pushtet penal duhet të mbetet jashtë kontrollit të një gjykate për një pyetje elementare: a e ka fituar ligjërisht statusin dhe kompetencën për të vepruar si prokuror? Nëse i zgjedhuri nga qytetarët duhet t’i nënshtrohet ligjit dhe gjykatës, përse prokurori i emëruar refuzon t’i nënshtrohet të njëjtit standard për ligjshmërinë e pushtetit që ushtron?

Barazia para ligjit nuk mund të funksionojë vetëm për të akuzuarin. Edhe pushteti që heton dhe akuzon duhet të provojë se buron nga ligji.

Pikërisht këtë kërkuam nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë dhe pikërisht këtë kërkojmë sot nga Gjykata Administrative e Apelit: asnjë imunitet për Kryetarin e Bashkisë, por asnjë imunitet nga kontrolli gjyqësor për prokurorin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Next Post
Erërat e forta shkaktojnë defekt në linjën 20 kV, probleme në furnizimin me ujë në Durrës

Erërat e forta shkaktojnë defekt në linjën 20 kV, probleme në furnizimin me ujë në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekuadori sekuestron 469 kilogramë kokainë, paketimet mbanin imazhin e futbollistit Erling Haaland

Ekuadori sekuestron 469 kilogramë kokainë, paketimet mbanin imazhin e futbollistit Erling Haaland

August 13, 2026
Pse duhet të bashkohemi me Kosovën dhe gjysmën e Maqedonisë

Pse duhet të bashkohemi me Kosovën dhe gjysmën e Maqedonisë

August 13, 2026
VIDEO/ Përfshihet nga flakët një banesë 4 katëshe në Korçë

Si paraqitet sot situata me zjarret? MIA: 45 vatra në total, 12 aktive. Zonat ku po luftohet ende me flakët

August 13, 2026
Zjarri drejt izolimit në Mirditë, forcat operacionale vijojnë ndërhyrjen në terren

Zjarri drejt izolimit në Mirditë, forcat operacionale vijojnë ndërhyrjen në terren

August 13, 2026
Tre profesionet më të paguara në Shqipëri? Në krye ushtarakët, menaxherët dhe…

Tre profesionet më të paguara në Shqipëri? Në krye ushtarakët, menaxherët dhe…

August 13, 2026
Erërat e forta shkaktojnë defekt në linjën 20 kV, probleme në furnizimin me ujë në Durrës

Erërat e forta shkaktojnë defekt në linjën 20 kV, probleme në furnizimin me ujë në Durrës

August 13, 2026

Veliaj dhe Bashkia Tiranë ankimojnë vendimin për Dadon: Gjykata nuk shqyrtoi në themel padinë për emërimin si prokuror

August 13, 2026
Natë e vështirë nga zjarret në Shkodër, disa vatra në Vaun e Dejës dhe Malësi të Madhe, vijon operacioni

Natë e vështirë nga zjarret në Shkodër, disa vatra në Vaun e Dejës dhe Malësi të Madhe, vijon operacioni

August 13, 2026
Ndërtimet shpërthejnë në 2026: Tirana arkëton 12.5 miliardë lekë, jugu përgatitet për valën e re

Ndërtimet shpërthejnë në 2026: Tirana arkëton 12.5 miliardë lekë, jugu përgatitet për valën e re

August 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Pacolli kundërshton prishjen e koncesionit të Aeroportit të Vlorës, kërkon negociata me MIE

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com