• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj dhe Bakoyannis përurojnë Parkun Helen në liqenin e Farkës: Stoli e shtuar në marrëdhënien Shqipëri-Greqi, me simbolikë të veçantë!

by
18/06/2021 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakoyannis përuruan sot “Parkun Helen”, i cili ndodhet në një hapësirë mjaft të bukur në liqenin e Farkës.

Të pranishëm në përurim ishin edhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Sophia Philippiddou, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe mitropoliti i Amantias Nathanaili.

Parku Helen u realizua me ndihmën e Ambasadës së Greqisë në Tiranë. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj tha se ky park kaq i këndshëm dhe çlodhës për qytetarët, është një hapësirë kushtuar marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.

“Ajo që na lidh me njëri-tjetrin nuk është thjesht fryma mesdhetare dhe historia, por edhe marrëdhëniet tona, të cilat janë shumë më tepër se kaq. Greqia, është një nga ato vende mike që na ka mbështetur pa rezerva në të gjitha hapat tona të integrimit në Bashkimin Evropian. Gjestin e sotëm, të shënjuar me këtë park, e konsiderojmë si një shenjë mirënjohje, por edhe një stoli për të festuar marrëdhëniet e shkëlqyer dhe raportin special mes Tiranës dhe Athinës, Shqipërisë dhe Greqisë”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se qytetarët e Tiranës tani kanë një tjetër hapësirë të gjelbër ku do mund të kalojnë disa orë qetësie, teksa nënvizoi se të dielën do të zhvillohet tregarëshi TIRANATHLON.

“Në këtë njësi të stërmadhe tani që quhet bashkia e re metropolitane e Tiranës, do të trashëgojnë një hapësirë fantastike prej 5500 m2, e konceptuar si një hapësirë shumëdimensionale dhe gjithëpërfshirëse për aktivitete sportive. E kemi dekoruar me bimësi tipike mesdhetare si element unifikues mes Shqipërisë dhe Greqisë, siç keni parë ullinjtë, apo shumë prej shkurreve dekorative që janë të ngjashme në të dy vendet tona”, pohoi Veliaj. Kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakoyannis, falenderoi Veliajn për punën e bërë, duke e cilësuar si një njeri me zemër të madhe.

“Falenderoj kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili gjithmonë na tërheq, na merr me vete me dinamizmin, efektivitetin e tij, por është edhe një njeri me zemër të madhe. Sepse nuk mund të mendoj një festë më të mirë, më të bukur, për 200 vjetorin e luftës greke për liri, jashtë kufijve të Greqisë. Ky është një park i mrekullueshëm në këtë vend me të vërtetë të bekuar, afër këtij liqeni kaq të bukur”, përfundoi Bakoyannis.

Ambasadorja greke në Tiranë, Sophia Philippiddou tha: “Kemi të bëjmë me një nisëm bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës, nëse nuk do të kishim këtë bashkëpunim ky projekt nuk mund të realizohej.” “Parku Helen” është një variant i ri zgjedhjeje që do t’u ofrojë shlodhje, argëtim, kulturë dhe aktivitete sportive banorëve të Tiranës. Është një park tematik që dallohet për anën estetike, i cili përmban dy pole kryesore: atë kulturor dhe atë sportiv.

/b.h

Next Post
Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Vjenë, Rama mungon, dërgon Belinda Ballukun si përfaqësuese “në këmbë” të tij

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Vjenë, Rama mungon, dërgon Belinda Ballukun si përfaqësuese "në këmbë" të tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com