• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj dhe Baba Mondi shërbejnë drekën në Kombinat: Mirënjohës për solidaritetin me njerëzit në nevojë

by A R
28/12/2022 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në këtë atmosferë festash edhe Qendra Komunitare “Të Qëndrojmë së bashku”, në Kombinat, ka shtruar një drekë festive për të gjithë frekuentuesit e saj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, shërbyen drekën festive për njerëzit në nevojë.

Në fjalën e tij, në këtë prag festash, Veliaj vlerësoi kontributin e njerëzve të fesë, si Baba Mondin, për të cilin tha se ai u gjendet njerëzve jo vetëm në ditë të mira e feste, por edhe në ato më të vështirat.

“Trimi i mirë njihet në kohë të vështira dhe me Baba Mondin nuk mblidhemi vetëm kur ditët janë të mira, kur në qiell shkëlqen dielli, e vetëm për festa. Përkundrazi! Ne jemi bërë miq, shokë e vëllezër, kur kemi kaluar ditët e vështira, në kohën e pandemisë, të tërmetit, të një fatkeqësie, kur kemi pasur dikë në nevojë për mbështetje, kur na është dashur të mbledhim ndihma etj,” u shpreh Veliaj.

Ai shtoi, gjithashtu, se Baba Mondi sapo është vlerësuar edhe nga Europa si një nga njerëzit me kontributin më të madh në paqe dhe në harmoni mes njerëzve. Veliaj falënderoi të gjithë ata që shërbejnë në qendrat sociale dhe vlerësoi punën e tyre.

Nga ana e tij, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve tha se ndihet i bekuar për këtë solidaritet e bashkim të njerëzve në nevojë. “Faleminderit kryetar që na bëre pjesë në këtë gëzim, me këta njerëz të mrekullueshëm, me ata fëmijë që janë si yje. Ata janë e ardhmja, do na zëvendësojnë ne, se kështu është njerëzimi, kalon brez pas brezi. Ne lexojmë për të parët tanë, kështu do lexojnë të tjerët për veprën tonë të mire, që bëjmë sot bashkë me ju. Ju falënderoj për këto dreka, për këtë bashkim njerëzish dhe energji pozitive që i japim njëri-tjetrit për të përballuar vështirësitë e kësaj bote të përkohshme. Do bëjmë një lutje bashkërisht, që Zoti të na e pranojë edhe shërbimin, edhe bukën, midis këtyre njerëzve të mirë dhe në nevojë,” u shpreh ai.

/a.r

Next Post
Nuk fitoi në primaret e Berishës, Shemsi Prençi shfaqet krah Enkelejd Alibeajt në Kamëz

Nuk fitoi në primaret e Berishës, Shemsi Prençi shfaqet krah Enkelejd Alibeajt në Kamëz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit e maskuar sulmojnë Bankën e Shqipërisë

Protestuesit e maskuar sulmojnë Bankën e Shqipërisë

October 24, 2026
Momente paniku/ Merr flakë efektivi pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, kolegët vrapojnë për ta shpëtuar!

Momente paniku/ Merr flakë efektivi pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, kolegët vrapojnë për ta shpëtuar!

October 24, 2026
Dalin pamjet/ “Depoja e molotovëve: Selia e PD”

Dalin pamjet/ “Depoja e molotovëve: Selia e PD”

October 24, 2026
Breshëri molotovësh drejt policisë! Stresi në krye të protestuesve, këtë herë pa maskë

Breshëri molotovësh drejt policisë! Stresi në krye të protestuesve, këtë herë pa maskë

October 24, 2026
Pas sulmeve me molotovë dhe gurë, protestuesit e maskuar futen sërish në selinë e PD-së për t’iu shmangur policisë

Pas sulmeve me molotovë dhe gurë, protestuesit e maskuar futen sërish në selinë e PD-së për t’iu shmangur policisë

October 24, 2026
Protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Teatrit të Kukullave

Protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Teatrit të Kukullave

October 24, 2026
Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar deputetë, policë, gazetarë dhe protestues

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar deputetë, policë, gazetarë dhe protestues

October 24, 2026
Kaos pranë Piramidës, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të policisë

Kaos pranë Piramidës, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të policisë

October 24, 2026
“O Saaaaali nuk gjunjëzohet Shqipëria!’, Balla nxjerr videon nga protesta e dhunshme

“O Saaaaali nuk gjunjëzohet Shqipëria!’, Balla nxjerr videon nga protesta e dhunshme

October 24, 2026
Hidhen lëndë piroteknike përballë Kishës Katolike, i vihet flaka edhe koshave

Hidhen lëndë piroteknike përballë Kishës Katolike, i vihet flaka edhe koshave

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In