• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj dhe aktorët, ose prova se dialogu funksionon si instrument

by A R
27/06/2018 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta

Erion Veliaj ka arritur pas shumë përpjekjesh që të bëjë bashkë në një qëllim të vetëm aktorë, artdashës, arkitektë etj., mbi nevojën e ndërtimit të një teatri të ri, i cili të jetë pasqyrë e rrugës së re të modernizimit që aspiron Shqipëria. Nuk ka qenë aspak e lehtë për kryebashkiakun që të bëjë në një mëndje botën e artistëve, të cilët shpesh në qëndrimet e tyre shpërfaqin edhe elementë emocional dhe sentimental, të cilët nganjëherë zbehin anën racionale të tyre. Natyrisht që jo gjithshka është mbyllur pasi tani palët e përfshira në këtë proces kanë një rrugë të gjatë për të bërë deri në bërjen e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë me një Teatër të Ri Kombëtar, i cili do të përfaqësojë në vetëvete edhe të ardhmen e vendit.

E vërteta është se arritja e komprmisit mes botës së artistëve të skenës dhe teatrit nga njëra anë dhe pushtetit lokal nga ana tjetër, do të kishte qenë më e lehtë nëse politika do të kishte respektuar distancën e saj në këtë ballafaqim. Skenat në Kryesinë e Kuvendit nga ana e deputetëve të PD në emër të Teatrit do të regjistrohen gjatë në memnorjen kombëtare si skenat më të pakulturuara që mund të bëjnë ligjvënësit.

Por kompromentimi kaq rëndë i kauzës së aktorëve në banalitete politike të deputetëve, gjykojmë se ka qenë edhe një nga shtysat vendimtare që kanë çuar në arritjen e një marrëveshje mes komunitetit të aktorëve dhe kryebashkiakut Veliaj për të mos e lënë nevojën jetike për një imazh modern të Teatrit të kanalizohet në banalitetin e pakulturuar të politikës.

Disa projekte në Tiranë, të cilat sot mund të artikulohen pa frikë se kanë transformuar rrënjësisht kryeqytetin krahasuar deri me 3 vite më parë, kanë kaluar dhe janë përballur me vulgaritetin dhe mungesën e vizionit nga ana e opozitës. Përpjekjet për të fituar kredo politike duke shkuar deri dhe me pisqolla në protestat e dhunshme kundër një sërë projektesh në Tiranë, e kanë zbehur tërësisht opozitën në sytë e kryeqytetit, duke e parë atë si fuqi regresi dhe jo progresi.

Nga ana tjetër, arritja e marrëvesghjes mes Veliajt dhe komunitetit të aktorëve ka nxjerrë në pah domosdoshmërinë që pushteti përpara se të ndërmarrë nisma kaq të mëdha dhe të rëndësishme të hapë dialog konkret me grupet e interesit, pasi kryetarët e bashkive vijnë dhe ikin, pas mbetet ajo që ata lenë si trashëgimi për Tiranën.

Erion Veliaj pati rasti të provojë se është një një negociator i mirë në përpjekjet për të përafruar sentimentet e grupeve të interesit dhe nevojës së uritur të qytetarëve për ndryshime dhe transformime në Tiranë. Ai pati rastin të provojë se dialogu është një instrument që funksionon dhe jep zgjidhje të qëndrieshme sidomos kur çështjet lidhen me interesin qytetarë. Individët politik që duan ta lenë Tiranën si “një thumb i ngulur ndër trutë e njerëzisë’, thjeshtë po përjetojnë agoninë e tyre politike pas një gjumi të gjatë rraskapitës.

Next Post
Kukan: Mesazhi i BE i qartë, hapet rruga për negociatat me Shqipërinë

Kukan: Mesazhi i BE i qartë, hapet rruga për negociatat me Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In