• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj dhe Ahmetaj te Njësia 4: PS, barriera e fundit e Metës dhe Berishës

by A R
14/04/2021 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njësia 4 është një nga lagjet që po ndryshon dita-ditës, edhe fale projektit të rindërtimit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëkohësisht drejtuesi politik i PS-së për Tiranën së bashku me ministrin e Rindërtimit zhvilluan një takim me banorët atje.

Ahmetaj dha disa lajmë të mira që janë pjesë e programit të Partisë Socialiste e që u vijnë në ndihmë familjeve shqiptare në çdo stacion të jetës.

“Do ndërtojmë 30 çerdhe deri në vitin 2022 dhe kemi një politikë fantastike, se unë e dua shumë si politikë edhe e quaj bonusi i çerdhes. Bonusi i çerdhes është për një çift të ri që nuk arrin dot për shkak të të ardhurave ta çojë në një çerdhe fëmijën e vet, pra ka të ardhura nën 1mln lekë. Qeveria jep një shumë prej 100 mijë lekësh të vjetra për 12 muajt e vitit. Gjithashtu kemi vendosur si politikë brenda paketës të strehimit 2000 apartamente në vitin 2022. Po ashtu kemi vendosur një shumë 20 mln euro për binjakëzim me universitete nga më të mirat në Evropë në mënyrë që diploma e studentëve të vlejë në gjithë botën”, u shpreh Ahmetaj.

Kryebashkiaku Veliaj rikujtoi se si ka qenë kjo zonë më parë, ku diskutohej për përmbytje, ndërsa tani flitet për cilësinë e ndërtimit, për shkollat e reja që po ndërtohen dhe shërbimet që do afrohen për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

“Nuk mendohej që një ditë do kishim fusha sportive këtu dhe një nga shkollat model me emrin e shokut tonë ‘Ardian Klosit’, që sot nuk jeton më, por që do ishte shumë krenar që fëmijët tek Bregu i Lumit dinë perfekt gjermanisht. Një shkollë e cila që në katër vitet e para doli një nga shkollat numër 1 në Tiranë. Do të thotë që nuk ka rëndësi nëse është Blloku ose nëse është Bregu i Lumit, po të kesh një shans për sukses”, sqaroi Veliaj.

Për kundërshtarët politikë, Veliaj tha se luftojnë me Partinë Socialiste, pasi kjo është barriera e fundit e Ilir Metës dhe Sali Berishës, që nuk e po kapërcejnë dot. Basha, sipas tij, është thjesht kukull e këtyre të dyve.

“Ju mendoni që vendos Lul Basha? Bllokuan aeroportin e Rinasit, bllokuan vaksinat, bllokuan xhenazet qe kishin prenotuar varrime, një në Tufinë e një në Sharrë. Imagjino të kesh të afërmin tënd, që vjen rrotull në ajër, dhe pastaj shkon dhe përfundon në një magazinë nëpër aeroporte, derisa t’i teket këtyre, t’i lërë këta stresi. Luli është për t’u mëshiruar. Luli është për t’u vajtuar. Luli është për gjynah”, nënvizoi Veliaj.

/a.r

Next Post
Meta sulmon Qeverinë për heqjen e pasaportave diplomatike për Kombëtaren: Vendim i pabesë, është absurde të pengohen kuqezinjtë!

Meta kthen për rishqyrtim një tjetër ligj: Nuk garanton mbrojtjen e jetës së qytetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In