• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj dhe Ahmetaj inspektojnë punimet në Lagjen “5 Maji”: Së shpejti nis rruga që e lidh zonën me Bulevardin e Ri

by A R
05/04/2021 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministrin për Rindërtim, Arben Ahmetaj inspektuan punimet në lagjen e re “5 Maji”, ku po ndërtohen pallatet për strehimin e të gjithëa familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ministri Ahmetaj, njëkohësisht kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës, e cilësoi lagjen e re si qendrën e dytë të Tiranës, e cila do të ketë gjithë lehtësirat e nevojshme për banorët. Ai dha lajmin se është projektuar edhe ndërtimi i një rruge, që do lidhë këtë qendër me Bulevardin e Ri të Tiranës.

“Lagjen ‘5 Maji’ do e cilësoja si qendrën e dytë të Tiranës, qytetarët e shikojnë sa shpejt jemi duke ecur. Po ndërtohen tre blloqe të mëdha apartamentesh, ndërkohë po fillon edhe një nga godinat ministrore që do vendoset tek “5 Maji”, dhe qendra e Tatim-Doganave. Gjithashtu, është projektuar edhe rruga rreth 500-600 metra, që e lidh këtë qendër me bulevardin kryesor të Tiranës. Në mars të vitit 2022 këtu do gëlojë jeta e të gjithë atyre familjeve që u dëmtuan nga tërmeti”, sqaroi Ahmetaj.

Kryebashkiaku Veliaj shprehu kënaqësinë se punët në zonën e quajtur Bregu i Lumit, po ecin me shpejtësi, falë punës me tre turne.

“Ditën që familjet do të hyjnë në këto apartamente, me parkim nëntokësor poshtë, ku rrethrrotullimi na çon direkt te Bulevardi i Ri, atëherë zona do të quhet ‘River Side’ e do duket si jashtë shtetit, ndryshe nga konotacioni Bregu i Lumit, të cilin e kemi pasur ndër vite, pasi konsiderohej si pjesa më periferike e Tiranës. Mentaliteti ka ndryshuar aty ku kemi vënë dorë, po ashtu edhe reputacioni i zonës, është rritur vlera e pronës”, nënvizoi Veliaj.

Kur të mbarojë puna, lagjja “5 Maji” do të cilësohet si “sheshi i dytë ‘Skënderbej’”, tha Veliaj.

“Pa asnjë ekzagjerim, do jetë sheshi i dytë “Skënderbej”. Pra pikëtakimi ku ndodh jeta, ku ndodh politika, ku ndodhin financat, ku e gjithë zona e “Bregut të Lumit” do kthehet në një park linear me të njëjtën cilësi që kemi punuar edhe te “Pazari i Ri”, edhe te “Parku Rinia”, edhe te parku i liqenit.”

Në fund, kryebashkiaku theksoi se pavarësisht debateve politike, Partia Socialiste do vijojë punën pa e ndalur ritmin, ashtu siç ka bërë gjithmonë.

Lagjja e re është projektuar nga arkitekti i famshëm italian Stefano Boeri, e cila po ndërtohet nga themelet për 11 mijë banorë, do të kthehet në një qendër të re policentrike të Tiranës, me një qasje të re të zhvillimit urban, ekonomik e social, me infrastrukturë moderne dhe akses të garantuar në shërbime cilësore publike e private, nga shkollat e kopshtet tek njësitë tregtare, me parqe e mjedise sportive, si edhe institucione shtetërore.

Next Post
Rama me fermerët në Pogradec: Kemi kaluar nga bujqësia e mbijetesës në atë të sipërmarrjes

Rama me fermerët në Pogradec: Kemi kaluar nga bujqësia e mbijetesës në atë të sipërmarrjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In