• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Deri në fund të mandatit ndërtojmë 20 shkolla në Tiranë, fund mësimdhënies me dy turne

by A R
08/08/2017 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkolla e re e rindërtuar “Hoxha Tahsin” do të çelë dyert për një mijë nxënësit e saj në shtator. Ajo është e para ndër 20 shkollat e reja që Bashkia e Tiranës do të ndërtojë në kryeqytet, falë planit të saj ambicioz për shmangien e mësimit me dy turne. Ndërkaq, në shtator pritet të hapin dyert edhe 3 shkolla të reja, “Betim Muço” në Kombinat, “Ardian Klosi” në Njësinë 4 dhe Shkolla e Baletit, e cila është drejt rikonstruktimit të plotë.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet e fundit në shkollë dhe siguroi se ajo do të ofrojë kushte bashkëkohore për të gjithë nxënësit. “Hapja e një shkolle është një gëzim i madh për çdo komunitet. Në Tiranë kemi dy mundësi: O merremi me llafe, o me punë. Ndërtimi i kësaj shkolle është një punë konkrete, e cila ka filluar në më pak se një vit. Do ta mbarojmë në kohë rekord, kemi edhe 3 javë për t’i dhënë dorën e fundit sistemimit të klasave dhe “Hoxha Tahsin” do të jetë padyshim shkolla e parë e 20 shkollave të reja që do të ndërtojmë në Tiranë”, tha Veliaj.

Ai garantoi se deri në përfundim të mandatit të parë do të jenë ndërtuar 20 shkolla të reja, për t’i dhënë fund për herë të parë mësimit me dy turne në kryeqytet. Veliaj deklaroi se parimi i Bashkisë së Tiranës është që çdo ditë të realizohet një punë konkrete në dobi të komunitetit. “Duke filluar nga muaji shtator do të hapim shkollat ‘Hoxha Tahsin’, ‘Betim Muço’ në Kombinat, ‘Ardian Klosi’ te Bregu i Lumit dhe aktualisht janë hedhur themelet e shkollës ‘Kosova’. Besoj se vetëm kështu ecën përpara Tirana. Sigurisht, Roma nuk u ndërtua në një ditë, as Tirana nuk ndërtohet në një ditë, por parimi është ‘çdo ditë një punë konkrete’. Për sa kohë që vazhdojmë me këtë ritëm, besoj se deri në fund të këtij mandati do të kemi mbaruar me 20 shkollat dhe do të kemi për herë të parë të hequr nga zhargoni i diskutimit publik mësimdhënien me dy turne”, theksoi ai.

Kryebashkiaku u bëri thirrje prindërve të Njësisë Nr.2 që të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollën e re “Hoxha Tahsin”, e cila do të ketë jo vetëm mjedise më të mira studimi, por njëkohësisht edhe më pak nxënës në klasa, duke rritur cilësinë e mësimdhënies. “Aktualisht kemi disa shkolla të mbingarkuara edhe në Njësinë 2, në Njësinë 8, në gjithë zonën rreth “Pazarit të Ri”, ku janë me dy turne “Fan Noli” dhe Shkolla e Kuqe. Thirrja që kam për të gjithë prindërit, është që kemi një hapësirë fantastike për të bërë regjistrime në shkollën e re “Hoxha Tahsin”. Regjistrimet në shkollën e re tashmë kanë filluar, duke filluar nga data 1 shtator bëhen zyrtare. Kemi mjaftueshëm hapësirë edhe për të çliruar turnin e dytë nga “Fan Noli” dhe Shkolla e Kuqe, ndaj kërkesa ime për gjithë komunitetin është të fokusohen te kjo shkollë. Kjo është një shkollë që ka 20 klasa, 6 laboratorë, 4 kate, palestër dhe të gjitha nevojat bazike për të pasur një hapësirë dinjitoze për mësimdhënien”, u shpreh Veliaj.

Vëmendje i është kushtuar edhe stafit mësimdhënës në këtë shkollë, ku Bashkia e Tiranës në bashkëpunim dhe me Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë janë duke punuar që disa prej mësuesve më të mirë të kryeqytetit të japin mësim në shkollën e re që do të hapet në shtator. “Po punojmë me Drejtorinë Arsimore që disa nga mësuesit më të mirë, edhe nga “Fan Noli” apo Shkolla e Kuqe, t’i transferojmë te “Hoxha Tahsin”, për t’u siguruar që jo vetëm të kemi një ndërtesë të mirë, por e njëjta cilësi mësimdhënieje që kërkohet nga shkollat e mbipopulluara të jetë edhe këtu. Prindi që do të regjistrojë fëmijën te “Hoxha Tahsin”, jo vetëm do të marrë ndërtesën më të mirë dhe kushte më cilësore për fëmijën e tij, por sigurisht do të investohet edhe tek mësuesit më të mirë”, u shpreh Veliaj, ndërsa kërkoi bashkëpunimin e prindërve për të dërguar fëmijët e tyre që të studiojnë në shkollat e reja që do të hapen, duke ulur në këtë mënyrë edhe dyndjen e nxënësve vetëm në disa shkolla.

Ai u shpreh se Bashkia po punon që shkollat, kopshtet dhe çerdhet të jenë gati për të mirëpritur nxënësit dhe të vegjlit në shtator. Gjithashtu, Veliaj garantoi se gjatë verës Bashkia e Tiranës po punon që kopshtet dhe çerdhet të qëndrojnë të hapura duke u ardhur në ndihmë prindërve të cilët janë në marrëdhënie pune. “Çerdhet dhe kopshtet do të jenë të hapura gjatë gjithë muajit gusht. Do të thotë që çdo prind, i cili detyrohet të punojë gjatë muajit gusht, të ketë gjithmonë një mundësi për ta lënë fëmijën në një çerdhe apo në një kopsht të qytetit të Tiranës”, theksoi kryebashkiaku.

Shkolla e vjetër 9 vjeçare “Hoxha Tahsin” po rindërtohet me ambiente të dyfishuara. Shkolla e re do të ketë 4 kate me të gjitha ambientet e domosdoshme mësimore, si laboratorë dhe palestra me standarde. Gjithashtu, shkolla do të ketë edhe një terren sportiv të jashtëm. Në total ajo ka një kapacitet të përgjithshëm rreth 1 mijë nxënës.

Next Post
Rusët konfirmojnë se po planifikohet takim mes Sekretarit Amerikan të shtetit dhe Sergei Lavrov

Izolimi i Phenianit, Tillerson bisedime në Tajlandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
“Lufta po vjen” – Kërcënimi i Trumpit ndaj Iranit ringjall frikën në Gjirin Persik

“Lufta po vjen”/ Kërcënimi i Trumpit ndaj Iranit ringjall frikën në Gjirin Persik

November 2, 2026
Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

November 2, 2026
“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

November 2, 2026
Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

November 2, 2026
“Kjo situatë duhet të marrë fund”, Ibrahimaj publikon fotot e bizneseve të shkatërruara nga protestuesit: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara!

Paketa fiskale, Ibrahimaj: Kthesë në rishpërndarjen e të ardhurave, fokusi te familjet dhe shtresat në nevojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In