• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Deri në fund të mandatit do kemi prekur çdo bllok të qytetit të Tiranës

by Java News
28/06/2017 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga një hapësirë e degreduar prej vitesh, parku te ish-Fusha e Aviacionit është transformuar në një hapësirë argëtimi e rekreacioni për fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit. Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Raiffeisen Bank, rikonstruktoi në një kohë të shkurtër sheshin sportiv dhe ndërtoi këndin e 17-të lojërave në Njësinë 7.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, siguroi qytetarët se pavarësisht periudhës zgjedhore dhe stinës së verës përpara, punët publike për përmirësimin e infrastrukturës në çdo lagje kanë vijuar me të njëjtin ritëm. “Jam shumë i lumtur që kemi mbajtuar fjalën që i dhamë komunitetit dhe fëmijëve. Siç kemi premtuar, ka fushatë, s’ka fushatë, ka pushime, s’ka pushime, ka zgjedhje, s’ka zgjedhje, ka numërim, s’ka numërim, puna në Bashkinë e Tiranës do të vazhdojë. Ky është këndi i 17 i lodrave, pas atij te Parku i Liqenit. Kur janë mbushur dy vjet nga administrata e re e bashkisë, kemi treguar se ku ka vullnet ka një rrugëdalje. Ky ka qenë një park i projektuar nga Edi Rama kur ai ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, është ruajtur si një zonë urbane për aktivitet çlodhës dhe më vjen mirë që edhe pse ishte degraduar pas vitit 2011, tani është rinovuar totalisht. Funksionojnë shatërvanët, ka stola të rinj, janë mbjellë pemë të reja, lule, kemi rregulluar fushën e basketbollit dhe këndin e lodrave për fëmijët”, tha Veliaj.

Krahas investimeve madhore në kryeqytet, Bashkia e Tiranës do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë ndërhyrjeve nëpër lagje dhe krijimit të mjediseve çlodhëse për të gjitha grupmoshat. “Për shumicën e punimeve të infrastrukturës është momenti ideal që të bëhen gjatë verës sepse ka më pak lëvizje, njerëzit janë në plazh. Dua t’i garantoj të gjithë qytetarët e kësaj zone që nuk do t’i kushtojmë rëndësi vetëm asaj që quhet infrastruktura e rëndë, siç kemi punuar te zona e Doganës, te rruga “Teodor Keko”, ujësjellës-kanalizime, rrugë, ndriçim, por edhe tek ajo që quhet infrastruktura e butë, që ka të bëjë me mjediset çlodhëse. Njerëzit duan të kalojnë kohë në gjelbërim, me stola, hije, argëtim dhe lojëra”, u shpreh Veliaj.

Ai i bëri thirrje komunitetit që të ruajë investimet, ndërsa garantoi se edhe këtë vit do të ndërhyhet në 50 blloqe të tjera banimi. “Qytetarët të ruajnë këto investime të cilat janë asetet tona dhe besoj që duke i ruajtur, duke filluar nga linja e autobusit që kalon te Fusha e Aviacionit, tek ujësjellës-kanalizimet, tek infrastruktura dhe tek këto parqe, kemi më në fund komunitete të mira jo vetëm në sheshin “Skënderbej”, te Pazari i Ri, bulevardi, liqeni, por në çdo lagje të Tiranës. Këtë vit kemi përfunduar 50 blloqe investimesh, do të vijojmë me 50 të tjerë dhe besoj që deri në fund të mandatit do kemi prekur çdo bllok të qytetit të Tiranës. Është vetëm çështje kohe, sa të jemi tek rrugica apo rruga e lagjes tënde”, tha Veliaj.

Investimi i realizuar nga Bashkia e Tiranës përfshin ndërtimin e një këndi sportiv (fushë basketbolli), këndit të lojërave dhe këndit të forcës. Gjithashtu, është mundësuar dhe ndërtimi i infrastrukturës për rekreacion pasiv për të rritur (stola, hije etj).

Next Post
Vendi i mirëqenies, Danimarka kërkon krah pune të kualifikuar

Vendi i mirëqenies, Danimarka kërkon krah pune të kualifikuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

August 25, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Braçe pas takimit në Pogradec: Socialistët nuk duhet të votojnë një njoftim si kandidat për Bashkinë e Tiranës

August 25, 2026
Rrufetë gjatë verës, si të mbrohemi dhe cilat vende duhet të shmangim

Rrufetë gjatë verës, si të mbrohemi dhe cilat vende duhet të shmangim

August 25, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Pukë, evakuohen banorët në fshatit Pepaj! Flakët dalin nga kontrolli, apeli: Të ndërhyhet nga ajri, dëgjohen dhe shpërthime

31 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat problematike

August 25, 2026
Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

August 25, 2026
Studion jashtë Shqipërisë? Sigurimi shëndetësor është pjesë e rëndësishme e udhëtimit tënd

Studion jashtë Shqipërisë? Sigurimi shëndetësor është pjesë e rëndësishme e udhëtimit tënd

August 25, 2026
Gjendet droni i tretë pranë aeroportit gjerman, dyshohet për eksploziv nga rusët

Gjendet droni i tretë pranë aeroportit gjerman, dyshohet për eksploziv nga rusët

August 25, 2026
Aksident i rëndë në Divjakë, 62-vjeçari në rrezik për jetën

Identifikohet një nga 2 personat që humbën jetën në aksidentin e Golemit

August 25, 2026
Greqia zhvendos raketat Patriot në Kretë pas kërcënimeve iraniane

Greqia zhvendos raketat Patriot në Kretë pas kërcënimeve iraniane

August 25, 2026
Ethet e Nilit mbërrijnë në Korçë, 72-vjeçari dyshohet se u pickua nga mushkonja, ja simptomat që paraqiti

Ethet e Nilit mbërrijnë në Korçë, 72-vjeçari dyshohet se u pickua nga mushkonja, ja simptomat që paraqiti

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com