• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj me biznesin e vogël: Drejtësi dhe trajtim i barabartë

by
06/05/2015 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 21 qershorit, të gjitha bizneset do të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe do të shmanget çdo padrejtësi në mbledhjen e taksave. Me këto fjalë iu drejtuar sot përfaqësuesve të biznesit të vogël, kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj, në dëgjesën e sotme me këtë grup interesi.

Që në krye të herës, përfaqësuesit e biznesit të vogël shprehën shqetësimin e tyre se në katër vite në Bashkinë e Tiranës, nuk kanë gjetur një partner, por një institucion që i lodh me procedura të zgjatura e shërbime jo efiçente. Veliaj tha se një ndikim negativ mbi konkurrencën ka patur edhe çështja e disiplinës fiskale. Sipas tij, premtimi i Bashkisë për rritjen deri në 2.5 herë të të ardhurave ka mbetur, si shumë premtime të tjera, vetëm në letër.

Në përgjigje të pyetjeve të biznesit, Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës ka një problem shumë të madh me taksat vendore sepse çdo vit mbledh vetëm gjysmën e tyre, çka do të thotë se vetëm gjysma e bizneseve paguajnë taksa. “Nuk kam dëgjuar që bizneset të ankohen për taksat, por ama ato ankohen për padrejtësinë që u shkaktohet sepse vetëm 30% e tyre i paguajnë dhe 70% jo. Pra, të jesh i ndershëm në Tiranë paska një kosto të lartë dhe kjo logjikë nuk funksionon. Por, dua t’ju them se trajtimi “ca si të nënës e ca si të njerkës” do të marrë fund. Nuk do të ketë më asnjë diferencim”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se para 4 vitesh u premtua heqja e 60 taksave e tarifave, por pas një analize doli që ishte hequr vetëm një taksë, ajo e leshit. Sipas tij, bashkia e re do të vendosë drejtësi dhe do t’i trajtojë të gjitha bizneset si të barabartë. Madje, duke filluar që nga fakti se dy përfaqësues të mazhorancës për Këshillin Bashkiak do të jenë nga biznesi.

Duke folur për idenë e tij se edhe pushteti vendor duhet të japë kontributin e tij në ndërmjetësimin e punëdhënësve dhe punëmarrësve, Veliaj tha se edhe bashkitë duhet të bëhen pjesë e garës për hapjen e zyrave të punësimit. “E di se zyrat e punës nuk prodhojnë vende pune, por ama ndërlidhin punën. Nëse e zbatojmë këtë ide në Tiranë, ju garantoj se do t’i hapim vërtet ‘punë’ qeverisë qëndrore”, u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, ai hodhi edhe propozimin për krijimin e një Këshilli Ekonomik të Bashkisë, ku para do mbledhjeje të Këshillit Bashkiak, të diskutohet çdo vendim që ka të bëjë me çështje të ndjeshme të ekonomisë, taksat e tarifat, apo investimet. Në vijim, ai propozoi që edhe bashkitë të kenë Fondin e tyre për Nxitjen e Punësimit. Një tjetër problem që pjesëmarrësit i kanë paraqitur z. Veliaj ishte se mbështetja ndaj grave që administrojnë biznese të vogla ka qenë inekzistente. Në këto katër vite, nuk është ofruar as edhe një ndihmesë apo lehtësim për bizneset që zotërohen nga gratë. Ai foli për ngritjen e një programi që do të ofrojë mbështetje, konsulencë, por edhe lehtësira fiskale për bizneset që themelohen nga gratë.

Gjithashtu, kandidati i koalicionit të majtë, theksoi angazhimin për të përmirësuar rrënjësisht shërbimet që do të ofrojë Bashkia e Tiranës. “50 mijë bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Tiranë janë motorri i zhvillimit ekonomik dhe punësimit të kryeqytetit, prandaj do të bëhet maksimumi që bizneset të mos sorollaten nga njëra zyrë në tjetrën”, shtoi ai.

Një tjetër projekt ambicioz iniciuar prej kandidatit të majtë, Erion Veliaj, do të jetë edhe themelimit i një Institucioni të ri pranë Bashkisë që do të ofrojë konsulencë falas për orientimin e aktivitetit ekonomik lokal dhe do të ndërmjetësojë bizneset lokale me autoritetet qendrore dhe aktorë të tjerë privatë, si pjesë e sistemit financiar. “Këto janë shërbime që duhet të ofrojë një Bashki dhe që në këto katër vite kanë munguar për shkak neglizhence me postin të Kryetarit aktual në ikje z. Basha”, u shpreh Veliaj.

Si pjesë të vullnetit të tij pozitiv për të zhvilluar një fushatë krejtësisht qytetare, transparente, ku fokusi të jetë çdo individ i Tiranës, Veliaj përsëriti ftesën e tij për debat publik me kundërshtarin e tij politik z. Kosova.

Next Post

Duma: Do krijoj kënde sportive për të rinjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

August 1, 2026
Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com