• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj: Çerdhja e re, dhurata më e bukur që mund t’i bëjmë të vegjëlve

by Java News
25/09/2015 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga dita e sotme të gjithë të vegjlit që banojnë në Njësinë nr. 1 do të kenë një çerdhe të re. Kryetari i Bashkisë i Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot i pranishëm në inaugurimin e çerdhes nr. 51, e cila ka qenë pjesë e nismës “Adopto një çerdhe” dhe sapo është përfunduar së rikonstruktuari.

“Sot kemi një çerdhe të re, në një lagje e cila e ka pasur të nevojshme rikonstruksionin e çerdheve dhe shtimin e hapësirave për fëmijët. Në këtë çerdhe shtohemi 20% në sipërfaqe dhe në numrin e fëmijëve që mund të akomodojmë”, u shpreh Veliaj. Ai kërkoi që i gjithë komuniteti ta trajtojë këtë godinë, jo si një pronë të bashkisë, por si një pronë të familjeve që kanë lidhur jetën me këto çerdhe.

Çerdhja nr. 51 ishte një ndër 31 godinat që u përfshinë në nismën “Adopto 1 çerdhe” dhe që u morën nën administruan nga biznese apo individë. “Me këtë donacion shkëputemi nga një traditë ku mendojmë për zgjedhjet e ardhshme dhe fillojmë një traditë ku mendojmë për gjeneratën e ardhshme. Kjo është bashkia që ëndërrojnë qytetarët, një bashki që mendon për një brez të ri që do të vijë, që ka nevojë për hapësirë, dashuri dhe ka nevojë për komoditet minimal në vitet e para të jetës”,  tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi kompaninë “Kontakt” që bëri të mundur rikonstruksionin e çerdhes dhe të gjithë vullnetarët që ndihmuan me disa orë pune. “Kur dikush dhuron disa orë nga dita e vet, nuk dhuron vetëm diçka që matet financiarisht, por dhuron një pjesë të jetës së vet”, deklaroi Veliaj. Në kushtet kur Bashkia e Tiranës ka trashëguar një borxh prej 31 milionë dollarësh, Veliaj e ka cilësuar çerdhen e rikonstruktuar si një dhuratë shumë të bukur që i bëhet qytetit.

“Ndonjëherë, nga çdo nevojë dhe çdo e keqe lind një e mirë. E mira që lindi nga i gjithë ky proces është një valë solidariteti dhe dashurie për të cilën Tirana kishte shumë nevojë”, përfundoi Veliaj.

Next Post

'Pastrimi i Parave' - bankave: Bilancet e dyfishta të raportohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

March 7, 2026
Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

March 7, 2026
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

March 7, 2026
Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

March 7, 2026
Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

“Në dashuri do të keni dyshime”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

March 7, 2026
Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

March 7, 2026
7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In