• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Çerdhet dhe kopshtet, të hapura gjatë gjithë gushtit

by A R
07/08/2017 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtatori do t’i gjejë më të vegjlit e Njësisë 7 me kopsht të ri e me kushte bashkëkohore. Pas dy vitesh pezullim, Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar plotësisht godinën e Kopshtit Nr.17, i cili do të mirëpresë 120 fëmijë të ndarë në 4 grupe.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Vasilika Hysi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko, inspektoi përfundimin e punimeve, ku për herë të parë u zbatua edhe projekti pilot me të rinjtë që vuajnë dënimin në sistemin penitenciar, të cilët kanë kontribuar në realizimin e mobiljeve të kopshtit. “Më vjen mirë që sot jemi bërë kaq shumë për të lënë një gjurmë në rritjen e 120 fëmijëve në Njësinë 7, me një kopësht totalisht të ri, për të cilin nuk do të mjaftonte as një libër për të treguar të gjitha peripecitë, derisa kemi mbërritur këtu. Shumë njerëz shohin gjëra të bukura dhe s’e kuptojnë që vetëm me shpronësime, kontrata, gjyqe, apelime, sa mund duhet për të mbërritur në këtë produkt. Megjithatë, rëndësi ka fundi dhe çdo peripeci ia ka vlejtur kur produkti është kaq i bukur”, theksoi Veliaj.

 Ai falenderoi Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, për angazhimin e të rinjve të cilët vuajnë dënimin në këtë institucion, në realizimin e bazës së nevojshme materiale për kopshtin. Veliaj tha se ky projekt pilot do të shtrihet edhe në institucionet e tjera, si çerdhe dhe kopshte, ku ata që vuajnë dënimin, të realizojnë të mira për komunitetin.

“Është një mënyrë fantastike se si këtë projekt pilot ta shtrijmë në kohë, në të gjitha kopshtet, shkollat e nevojat e tjera që kemi. Kemi shumë nevoja për mirëmbajtje dhe fare mirë ata që kanë nxjerrë disa mësime nga e kaluara e tyre dhe duan të rehabilitohen në shoqëri, jemi gati jo vetëm të përdorim shërbimet e tyre, por edhe t’i konsiderojmë si staf në të ardhmen, në disa prej këtyre punëve”, deklaroi Veliaj.

Duke falënderuar “Tirana Bank”, “Inerti sh.p.k” dhe “Nderpro sh.p.k”, Veliaj u bëri thirrje edhe investitorëve të tjerë që të kontribuojnë për gjeneratën e ardhshme të qytetit. Ai deklaroi se për të dytin vit radhazi, Bashkia ka marrë të gjitha masat që kopshtet dhe çerdhet të jenë të hapura gjatë muajit gusht për të pritur fëmijët. “Kopshtet tona janë të hapura gjatë gjithë gushtit. Ky është viti i dytë që e respektojmë si rregull. Jo të gjithë kanë mundësi të bëjnë pushime në gusht, madje disa prej prindërve u duhet të punojnë, kjo është arsyeja pse do i mbajmë kopshtet hapur”, u shpreh ai.

Nga data 1 qershor, pranë kopshteve të Tiranës do të nisin regjistrimet e reja të fëmijëve. Veliaj bëri të ditur se gjatë këtij procesi do të merren parasysh dhe nevojat ekonomike të familjeve, ndërsa siguroi për rritje të mëtejshme të standardeve.“Mezi pres që fazën tjetër të fokusohemi te shkollat. Duke pasur edhe shkollat në të njëjtin standard, siç kemi çerdhet e kopshtet, do të kemi qytetin ëndrrave tona. Shpresoj që sot hedhim themelet jo vetëm për fëmijë të mirë, por edhe për një Tiranë të të rriturve shumë më të mirë nesër, për qytetin e ëndrrave tona”, shtoi ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko e cilësoi këtë rast si tregues të nevojës për ndryshimin e drejtësisë penale për të miturit, mbi bazën e parimit të interesit më të lartë të të miturve. “Përveç vuajtjes së dënimit që kanë dhënë gjykatat, interesi më i madh i fëmijës është riintegrimi i tij në shoqëri, pasi të mbarojë vuajtjen e dënimit dhe mospërsëritja e fajit që kanë bërë. Është shumë e rëndësishme që brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit, t’u japim të gjitha mundësitë për kurse profesionale, për të bërë punë sipas interesave të tyre vetjake dhe fushave që ata kanë prirje dhe ky rast tregon shumë qartë këtë lloj domosdoshmërie”, tha Çuko.

Kopshti Nr. 17 ka pësuar një zgjerim nga ana funksionale e hapësirave si dhe janë riorganizuar hapësirat e fjetjes, ngrënies dhe tualeteve. Falë këtij investimi, është bërë i mundur instalimi i sistemit të ngrohjes në të gjitha ambientet e kopshtit, si dhe është rinovuar sistemi hidraulik dhe ai elektrik. Një kujdes i është kushtuar edhe përmirësimit të ambientit të jashtëm, ku në oborrin e kopshtit janë instaluar module të ndryshme lojërash për fëmijët.

Next Post
Plagosën 25-vjeçarin tek Komuna e Parisit, lihen në burg 4 atentatorët

Plagosën 25-vjeçarin tek Komuna e Parisit, lihen në burg 4 atentatorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Partizani”, GJKKO shtyn gjyqin ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

“Partizani”, GJKKO shtyn gjyqin ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

September 28, 2026
Rama batuta me “gangsterin rus” dhe “lodrat kineze”: BE ka 7 kandidatë, të mblidhemi të gjithë rreth tavolinës

Rama batuta me “gangsterin rus” dhe “lodrat kineze”: BE ka 7 kandidatë, të mblidhemi të gjithë rreth tavolinës

September 28, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Flakët dalin jashtë kontrollit në një grumbull mbetjesh në Lezhë, rrezikohen banesat

September 28, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

“Shpresoj të mos na lini sërish në baltë”, Rama: Shqiptarët ende e duan BE-në, ndryshe nga vendet anëtare

September 28, 2026
Operacioni antidrogë në shkollat e Tiranës| Shpërndarësit vepronin në 8 grupe, goditen dhe 5 furnitorë

Operacioni antidrogë në shkollat e Tiranës| Shpërndarësit vepronin në 8 grupe, goditen dhe 5 furnitorë

September 28, 2026

“Drejtësia” refuzoi tryezën për pagat, përgjigjet Qeveria: Mirëkuptojmë kërkesën, nesër nisim punën për ligjin e ri

September 28, 2026
“I thashë ‘Mos më turpëro’ në vend të…”, Jay-Z zbulon si nisi gjithçka me Beyoncé-n

“I thashë ‘Mos më turpëro’ në vend të…”, Jay-Z zbulon si nisi gjithçka me Beyoncé-n

September 28, 2026
Pyetjet e porositura të PD-së dhe regjia që po e bën Berishën qesharak

Sali Berisha në Strasburg, zbardhet axhenda e takimeve të kryedemokratit

September 28, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes me financat dhe lidhjet sentimentale, ja shenjat me fat

September 28, 2026
Emërimet e reja në qeveri! Mario Keputa, zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

Tryeza e pagave, magjistratët refuzojnë ftesën e Ramës, në mbledhje do të shkojë vetëm Gjykata e Lartë

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com