• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj: Çerdhet dhe kopshtet gati në 28 gusht, të përshpejtohen punimet

by
18/08/2015 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Objektet arsimore do të jenë gati për të pritur më të vegjlit e qytetit brenda muajit gusht. Bashkia e Tiranës u ka kërkuar kontraktorëve që po restaurojnë kopshtet e çerdhet, të përfundojnë të gjitha punimet brenda datës 28 gusht. Gjatë inspektimit të punimeve për rikonstruksionin e kopshtit nr. 24, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se çdo institucion arsimor do të jetë gati për të pritur më të vegjlit e qytetit, me cilësinë dhe dinjitetin që duhet të ofrojnë objektet publike në qytet.

“Dua t’u bëj një apel të gjithë kontraktorëve tanë, që ashtu siç bisedova edhe me sipërmarrësin që po rikonstrukton kopshtin nr. 24, brenda datës 28 gusht të përfundojnë punimet në të gjitha objektet arsimore”, tha Veliaj. Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se për kopshtet puna ka nisur dhe mbetet veçse të përshpejtohen, për të kapur në kohë fillimin e sezonit të ri. Për këtë arsye, ai u ka kërkuar të gjithë kontraktorëve që të punojnë edhe me tre turne.

“U kërkoj të gjithë kontraktorëve që të punojnë me tre turne, për t’u siguruar që shtatori t’i gjejë familjet e Tiranës me kopshte të reja, ku mund të çojnë fëmijët e tyre, të ndihen të sigurt se janë marrë masat sepse gjatë verës është punuar për të mbajtur hapin e bashkisë së re të Tiranës”, tha Veliaj.

Krahas problematikës me kopshtet, kryebashkiaku Veliaj preku edhe situatën dramatike me çerdhet, ku biznese apo individë të ndryshëm po i bashkohen nismës “Adopto 1 çerdhe” për të tejkaluar këtë emergjencë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se prej borxhit 28 milion euro që u trashëgua nga bashkia e kaluar është krijuar një situatë e vështirë me çerdhet, duke lënë jashtë financimit 31 prej këtyre objekteve.

“Më vjen mirë që apelit tonë, sipërmarrësit u janë përgjigjur duke adoptuar rreth gjysmën e çerdheve dhe angazhohen vullnetarisht për ta adoptuar dhe siguruar që lyhet, suvatohet, pastrohet, pra të jetë gati për fillimin e vitit të ri shkollor”, deklaroi Veliaj. Ai falenderoi të gjithë ata dhe që u bënë pjesë e kësaj nisme dhe u kërkoi një pjesë të mirë të bizneseve të Tiranës se ka edhe një javë kohë për të kapur afatin që të gjitha çerdhet e qytetit të jenë në një gjendje dinjitoze për të pritur banorët e vegjël.

Ndërkaq, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, ka prezantuar edhe administratorin e njësisë Dajt, Kujtim Qefalia.

Next Post

Emigrantët shqiptarë përdorin jaht për të arritur në Angli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani lëshon tjetër raketë drejt Turqisë. Ministria e Mbrojtjes: Do reagojmë pa hezitim kundër çdo kërcënimi

Irani lëshon tjetër raketë drejt Turqisë. Ministria e Mbrojtjes: Do reagojmë pa hezitim kundër çdo kërcënimi

March 9, 2026
Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

March 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 10 Mars 2026

March 9, 2026
Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

March 9, 2026
Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

March 9, 2026
“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

March 9, 2026

KF Tirana ka nevojë për ndryshim themelor!

March 9, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

March 9, 2026
Mund të sulmohet sërish Turqia? SHBA thirrje stafit të konsullatës amerikane në Adana që të largohen

Mund të sulmohet sërish Turqia? SHBA thirrje stafit të konsullatës amerikane në Adana që të largohen

March 9, 2026
Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE duke mbrojtur Belinda Ballukun

Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE duke mbrojtur Belinda Ballukun

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In