• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Çdo martesë dhe lindje në Tiranë të festohet me një pemë

by Java News
02/11/2018 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion veliaj vijoi aksionin e mbjelljes së pemëve në zonën që njihet si ish-Fusha e Aviacionit në Njësinë 7, nga ku u bëri thirrje të gjithë të rinjve që kanë vendosur ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në Tiranë, por edhe prindërve që sapo janë bërë me fëmijë, që ngjarjen e rëndësishme të jetës së tyre ta festojnë duke mbjellë një pemë.

“Për herë të parë në këtë vit nuk do t’i kushtëzojmë, por do t’i inkurajojmë të gjithë ata që lidhin martësë apo regjistrojnë fëmijët e sapolindur me mbjelljen e një peme. Është një kusht miqësor, jo se nuk e kemi detyrimin t’ua japim çertifikatën e martesës apo të lindjes, porse duam që ta kushtëzojmë për të emancipuar prindërit. Vetëm në Njësinë 7, ku çdo ditë martohen 3 çifte, i bie të mbjellim 1000 pemë në vit. Sikur çdo njësi të mbillte 1000 pemë në vit nga martesat dhe 2-3 mijë nga lindjet, do të kishim realisht një qytet shumë më miqësor”.

Gjithashtu, ai u bëri thirrje edhe bizneseve që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Tiranë, por edhe çdo qytetari tjetër, që t’i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve, për t’i lënë qytetit një trashëgimi për të ardhmen.

Ai u shpreh i bindur se Tirana në gjithë këtë stinë të re mbjelljesh do ta thyejë rekordin e vitit të shkuar.

“Dua t’i ftoj bizneset, administratorët e pallateve, ndërlidhësit e komunitetit, secili të piketojë një vend në zonën e tij. Pemët janë e vetmja gjë që mund të mbillen në çdo kohë, në ditë me shi, me kohë të vrenjtur, me diell, gjatë gjithë muajve nga nëntori deri në prill, ndaj besoj se do ta thyejmë rekordin që patëm vjet me 150 mijë pemë. Fillimi duket i mbarë, por ama secili duhet të japë një kontribut. Shteti dhe bashkia mund t’i bëjnë disa gjëra, por disa gjëra të tjera kërkojnë një kontribut dhe ndihmë nga të gjithë, kështu që mezi pres që çiftet e reja dhe ata që regjistrojnë fëmijët e tyre të porsalindur në Tiranë, bashkë me çertifikatat përkatëse të marrin edhe etiketën e tyre për të mbjellë një pemë të re për një jetë të re dhe për një familje të re që vjen në qytetin tonë”.

Kryebashkiaku theksoi se edhe këtë sezon Bashkia e Tiranës do ta organizojë fushatën mbjelljeve jo vetëm në parqe, por edhe në çdo shesh, rrugicë e çdo lagje të qytetit.

a.ç

Next Post
Rama zbulon ‘armën’ e qeverisë për hapjen e negociatave: Ja çfarë na bën të pakonkurrueshëm

Tarifa në Rrugën e Kombit, Rama: Si do iu përgjigjemi qytetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump u kërkoi të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Koreja e Jugut: Do ta “vlerësojmë me kujdes”

Trump u kërkoi të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Koreja e Jugut: Do ta “vlerësojmë me kujdes”

March 15, 2026
Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?

Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?

March 15, 2026
U zunë në rrjete sociale, si degradoi sherri në gjimnaz, u përleshën 8 adoleshentë

Sherr mes dy të rinjve në Durrës, plagoset me thikë 26-vjeçari! Policia në kërkim të autorit

March 15, 2026
Infektohen me norovirus mbi 150 persona në një anije turistike që udhëtonte nëpër Karaibe

Infektohen me norovirus mbi 150 persona në një anije turistike që udhëtonte nëpër Karaibe

March 15, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

March 15, 2026
Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

March 15, 2026
Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

March 15, 2026
E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

March 15, 2026
PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

March 15, 2026
Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In