• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Bulevardit “Zogu I” do jetë një nga destinacionet më tërheqëse në qytet

by Java News
08/08/2019 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bulevardi “Zogu I” do të transformohet tërësisht dhe do të kthehet në një nga destionacionet më tërheqëse të kryeqytetit.

I gjithë segmenti nga ish-Stacioni i Trenit deri tek Sheshi “Skënderbej” pritet të ndryshojë falë investimit më të ri të bashkisë së Tiranës, i cili krahas rrugës së re, parashikon edhe rehabilitim të fasadave, zgjerim trotuari, sheshe pushimi, stola, shatërvanë, vendqëndrime biçikletash, etj. Pas inspektimit të punimeve, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Bulevardi “Zogu I” do të kthehet në një nga destinacionet më tërheqëse në qytet.

“Jam shumë i lumtur që kemi hapur një kantier në zemër të Tiranës, një kantier i cili lidh dy objekte unike dhe ikona të qytetit tonë, sheshin e ri “Skënderbej” me Bulevardin e Ri. Bulevardi “Zogu I” kishte mbetur si një tokë e askujt, mes këtyre dy objekteve ikonë. Më në fund do të kemi të njëjtën cilësi, si në Bulevardin e Ri, ashtu edhe në sheshin “Skënderbej”, ashtu edhe në Bulevardin “Zogu I”, i cili besoj do të kthehet në një nga destinacionet më atraktive të qytetit tonë”, tha Veliaj.

I gjithë bulevardi është konceptuar si një destinacion komercial, ndërkohë që përfitues është komuniteti në të dy anët e këtij bulevardi.  “Është konceptuar si një destinacion komercial, rrugë shopingu, një rrugë tregtare ku do të gëlojnë lokalet, dyqanet, minisheshet në secilën prej minihapësirave që do të hapen mes pallateve, dhe sigurisht lajmi i mirë për banorët është se u ka rënë lotaria. Pra, do të fitojnë nga Bashkia e Tiranës prej këtij investimi riveshjen e pallateve, duke filluar nga suvaja, në disa vende çatia, në disa vende lulishtet përpara pallateve, boja, unifikim jo vetëm i fasadave në vertikalitet, por edhe në sensin horizontal”, tha Veliaj, teksa nënvizoi se nga ky investim do të rrisë edhe vlerën e pronës së qytetarëve. “Mezi pres të shoh edhe këtu se si do të rritet vlera e pronës dhe se si do të rritet shpeshtësia e shitjeve dhe e blerjeve në këtë komunitet falë këtij investimi. Kush ka një investim për të bërë ky është momenti për ta kthyer Bulevardin “Zogu I” në një prej atraksioneve si Pazari i Ri dhe Kalaja e Tiranës”, tha ai.

Krahas zgjerimit, trotuaret do të shtrohen me të njëjtin material me rrugën, me asfalt me gurë të bardhë, i konceptuar si një hapësirë unike, dhe si një shesh i madh, vazhdim i Sheshit “Skënderbej”.

Por një nga risitë e këtij projekti është edhe ndërtimi i galerisë nëntokësore, ku në të ardhmen në rast defekti, nuk do të jetë më e nevojshme hapja e rrugës, por gjithçka do të riparohet nga teknikët në kohë rekord. “Do të kemi disa ndërhyrje, kryesorja ka të bëjë me ndërtimin e një galerie. Ashtu siç kemi galeri poshtë Sheshit “Skënderbej” dhe “Bulevardin e Ri”, për të gjitha utilitetet, kryesisht energjetike, një galeri e ngjashme do të jetë dhe në Bulevardin “Zogu I”, që në të ardhmen të mos i shqepim rrugët sa herë të ketë një defekt, por mjafton të futesh në galeri dhe pastaj defektet mund të riparohen nga teknikët. Mezi pres që ta thyejmë rekordin. Kemi 1 vit e gjysmë për punimet, por besoj që brenda një viti do të përfundojmë totalisht atë që do të jetë ndoshta një nga investimet më të bukura të mandatit të dytë të Bashkisë së Tiranës”, u shpreh kryebashkiaku.

Përfitues direkt nga ky investim është edhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Veliaj siguroi se Fakulteti i Shkencave të Natyrës jo vetëm që nuk e ka humbur Kopshtin Botanik, por falë Bashkisë së Tiranës, tashmë do të ketë edhe një hapësirë cilësore në Bulevardin “Zogu I”.

Projekti i bulevardit ‘Zogu I’ përben jo vetëm një bulevard, por është konceptuar si një miks hapësirash publike e që nuk do të shfrytëzohet vetëm si një rrugë kalimi apo një shëtitore, por dhe si një grumbuj parqesh për qëndrim dhe pushim. /l.m

Next Post
Banorët e Parisit shqetësohen nga klithmat e pulëbardhave

Banorët e Parisit shqetësohen nga klithmat e pulëbardhave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In