• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Bulevardi i Ri, një dashuri e re; segmenti i dytë hapet në fillim të vitit të ardhshëm

by Java News
26/12/2017 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë shpejt segmenti i dytë i Bulevardit të Ri do të jetë i aksesueshëm për qytetarët dhe makinat. Punimet kanë ecur me ritme të larta dhe Bashkia e Tiranës ka programuar që ta hap atë në fillim të vitit të ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke folur dje gjatë emisionit “Top Story” ku deklaroi se më shumë se gjysma e Bulevardit do jetë gati, ndërsa deri në fund të vitit të ardhshëm do të ketë përfunduar i gjithë projekti.

“Bulevardi i Ri është padyshim një dashuri e re. Në janar do të shikoni dy herë aq dhe pastaj deri në fund të vitit do të shikoni deri në fund të lumit, pra do të ketë mbaruar gjithë aksi. Kështu që ka filluar zhvillimi i projektit të parë, ne kemi aprovuar edhe parkun qendror, do të jetë një parka fantastik disa herë më i madh se parku ‘Rinia’ dhe do t’i japë qytetit disa polmone (mushkëri). Pra parku ‘Rinia’ është një mushkëri, sheshi ‘Skënderbej’ pa makina është një mushkëri, Parku i Liqenit që po pastrohet dhe është ende në proces, por me pista, vetëm Parku i Liqenit ka 300 mijë vizitorë në vit, unik. Pra 300 mijë qytetarë të Tiranës kanë shkuar të paktën një herë në vit te Parku i Liqenit, domethënë është një aksesim i jashtëzakonshëm për çdo statistikë qytetesh. Kështu që peshëdrejtimi, pra animi i peshores pak edhe në anën tjetër të bulevardit, të aksit shfryn edhe një valvul në atë drejtim. Kështu që besoj në janar ne do të hapim segmentin e dytë, pra 2/3 e Bulevardit të jenë të aksesueshme dhe pastaj deri në fund të vitit do të jemi deri te lumi”, tha Veliaj.

 Ai bëri të ditur gjithashtu se i gjithë ky projekt do të konkludohet në fundin e tij me një shesh të ngjashëm me atë “Nënë Tereza”. “Ndërkohë po punojmë dhe kemi aprovuar edhe planin e mbylljes ceremoniale në sheshin final të Bulevardit të Ri. Pra kemi sheshin “Nënë Tereza” që është një le të themi, prapë mbyllje ceremoniale në këtë vend. Do të ketë një shesh të ngjashëm besoj shumë dinjitoz që do të kulmojë mbylljen e atij segmenti me sheshin “Skënderbej” në mes”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

 

Next Post
Viti i skandaleve të mëdha në futbollin kosovar

Viti i skandaleve të mëdha në futbollin kosovar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

August 11, 2026
Saranda, “miniera e floririt” me 170 hotele

Saranda, “miniera e floririt” me 170 hotele

August 11, 2026
KASH ngre alarmin për Ibrin: Uji nuk mund të përdoret si armë presioni ndaj Kosovës!

KASH ngre alarmin për Ibrin: Uji nuk mund të përdoret si armë presioni ndaj Kosovës!

August 11, 2026
Histori e trazuar

Histori e trazuar

August 11, 2026
Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive: Kushtetuta nuk është rekomandim!

August 11, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Zjarr në Devoll, flakët përfshijnë zonën pyjore mbi Sinicë

August 11, 2026
Rikthehet pas dy vjetësh treni i “Jazzit”

Hekurudhat shqiptare drejt standardeve të BE-së, hyjnë në fuqi rregullat e reja! Çfarë ndryshon…

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com