• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj bisedë me ekselentët e “Petro Nini Luarasit”: Së shpejti nis puna për rikonstruksionin e shkollës

by Java News
18/03/2024 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim me nxënësit ekselentë të gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, me të cilët ndau lajmin se projekti për rikonstruksionin e shkollës së tyre do të nisë këtë vit, pasi të mbyllen kantieret e hapura për shkollat 9- vjeçare. Ai shtoi se dizenjimi i shkollës së re do të përfshijë edhe një auditor, si pjesë e paketës për rikonstruksionin e objekteve arsimore në kryeqytet.

“Ne na duhet të mbyllim njëherë shkollat që kemi: sapo kemi mbyllur kantieret te “26 Nëntori”, te “Emin Duraku” po mbyllet tani. Pra, duam të mbyllim 9-vjeçaret, që këtë vit të fillojmë projektin për “Petro Ninin” dhe të fusim buxhetin për shkollën e re. Tek shkolla e re do të kemi një auditorium, madje e kemi kthyer në praktikë në çdo shkollë të re që bëjmë”, theksoi kryebashkiaku.

Veliaj bëri me dije se së shpejti do të fillojë rikonstruksioni i pishinës te Parku Olimpik. Ai informoi po ashtu se gjimnazi “Dritëro Agolli” do i shtohet zonës tek Parku Olimpik, duke çliruar në këtë mënyrë edhe fluksin te “Petro Nini”.

“Ne i gjetëm pishinat e zaptuara prej 20 vitesh dhe çlirimi i tyre ishte një sukses. Tani do fillojmë edhe rikonstruksionin e pishinës te Parku Olimpik, duke qenë se ambientet e basketboll-volejbollit i kemi shumë herë më cilësore se sa ambientet e pishinave që morëm së fundmi. Këtë vit kemi futur buxhet edhe për pishina olimpike, për t’u siguruar që aty kemi një standard në not. Gjimnazi “Dritëro Agolli” do të jetë pranë Parkut Olimpik, në xhepin mes pallateve, çka do çlirojë nga fluksi “Petro Ninin”, u shpreh Veliaj.

Sa i përket mbarëvajttjes dhe funksionimit akademik, Veliaj vlerësoi portalin “Mësues për Shqipërinë”, si një nga sfidat më të rëndësishme në sistemin arsimor. “Ne mund të kemi shumë sfida me arsimin, por një nga gjërat që është bërë mirë është ky i portalit. Praktikisht, kur të ndërtohet shkolla e re tek Astiri, organika ose organizata e re do të formohet nga të parët e portalit të mësuesve. Pra, mësuesi njësh i fizikës, me zyshën njësh të anglishtes e kështu me radhë; pra, të gjithë të parët e portalit krijojnë këtë organizatë të re që do quhet shkolla e re”, tha ai.

Kreu i Bashkisë informoi po ashtu se këtë vit do të ndërtohen 12 palestra të reja, duke e çuar në 84 numrin e tyre. Ai theksoi se ky numër nuk i përgjigjet interesit të lartë nga ana e prindërve për të çuar fëmijët e tyre në kurse sportive e si rrjedhojë po punohet për shtimin e këtyre ambienteve. “Këtë vit, kësaj baterie të 72 palestrave, do i shtojmë edhe 12 të tjera. Prapë nuk mjaftojnë. Inkurajimit të bashkisë për të çuar fëmijët në kurse sportive iu përgjigjën aq shumë prindër, saqë tani na duhen edhe më shumë ambiente”, u shpreh kryebashkiaku.

Gjatë bashkëbisedimit, Veliaj vlerësoi promovimin e të rinjve ekselentë, si një mënyrë për të shfaqur vlerat njerëzore tek të rinjtë dhe të rejat e kryeqytetit. Sipas kryebashkiakut, shembujt pozitivë, fryma e bashkëpunimit dhe solidariteti duhen parë si elementët e vetëm për të ecur përpara dhe për ta bërë vendin më të mirë.

Next Post
Bie inflacioni, por qytetarët vazhdojnë të paguajnë çmime të kripura për produktet bazë

Bie inflacioni, por qytetarët vazhdojnë të paguajnë çmime të kripura për produktet bazë

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Ti erion veliaj,leri bisedat mashtruese me ekselentet,per kta pret puna,ti duhet me pa tjeter te shkosh e te beshe bisede me pasagjeret e te quajturit Terminal te kthesa e Kamzes.Ke shkuar ndonji here te shohesh tmerrin ne ate ferre terminal.Ne kyte ferre levizn brenda ditetes shume pasagjere.Ne kyte vende te tmerrshem pashe autobuze te shume qyteteteve,jo vetem te veriut..A e kupton cfare do te thote te mose kete banjo,gjeja me elementare,ti e dine shume mire se udhtojne gra,vajza,pleqe e plaka te mose kete gjene me te domosdoshme banjo.Po sikure te udhtojne njerzit tuaj te aferm,do ta lejonit nji gje te tille shtazarake,sic po e lejoni ktu e 4 vjete me pare, per pasagjerte e shume qyteteve,turpe te keni.Ju beje thirrje te merrni masat me urgjente,per te vene dore ne kthimin ne normalitet,gjene me minimale banjot,e ktij ferri.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin

July 25, 2026
Prapaskenat e marrëveshjes SHBA-Iran, Trump nxjerr detaje nga negociatat

2.2 miliardë dollarë brenda një viti në kuletën familjare Trump

July 25, 2026
Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

July 24, 2026
E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

July 24, 2026
SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

July 24, 2026
Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

July 24, 2026
Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

July 24, 2026
Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

July 24, 2026
82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

July 24, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Gjobat ndaj Google, Apple dhe Meta, Trump: BE do të paguajë një çmim shumë të lartë

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In