• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Betejën për të hequr kulturën e shpifjes po e kthejmë në të mira materiale

by A R
24/10/2018 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë më parë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë shpalli fajtore Partinë Demokratike dhe një nga këshilltarët e saj bashkiakë për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Siç premtoi dje, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim drejtorin e shkollës “Isa Boletini” në Kodër-Kamëz, të cilit i dhuroi dy kompjuterë për laboratorin e informatikës, të blerë me paratë e dëmshpërblimit nga gjyqi. Veliaj tha se kjo është një dhuratë simbolike, e cila do të ndihmojë nxënësit e Kodër – Kamzës që të mësojnë gjuhën e kompjuterit.

“Jam shumë i lumtur që sot sepse betejën për të hequr kulturën e shpifjes nga Tirana po e kthejmë në të mira materiale për shkollën “Isa Boletini”. Këto janë dy kompjuterët e parë që duam t’ia dhurojmë shkollës. Mezi pres që fëmijët, përveçse të dalin mirë në gjuhë, letërsi, matematikë, të mësojnë edhe këtë lloj gjuhe, gjuhën e kompjuterit. Sot gjithmonë e më shumë njerëzit thonë: – “Di anglisht? Pastaj, pyetja tjetër është: Di kompjuter? Dua që fëmijët në Kodër – Kamëz e në Institutin Bujqësor të dinë edhe anglisht, të dinë edhe shqip shumë mirë, por të dinë edhe kompjuter si gjuhë e re”, tha Veliaj.

Duke përshëndetur nismën e kryeministrit për të luftuar fenomenin e shpifjes, ai theksoi se të gjitha paratë që do të fitohen nga gjyqet do të shkojnë për arsim. “Angazhimi i kryeministrit dhe porosia që u është lënë të gjithë atyre që shërbejnë ndaj publikut, qoftë në bashki, qeveri, parlament, është që çdo para që vjen nga fondet e betejave kundër shpifjes të kthehet në fond për arsimin. Jam shumë i lumtur që me këta dy kompjutera të parë, nisim laboratorin e shkollës “Isa Boletini”, shtoi Veliaj.

Ai u shpreh se investimet të bëra në këtë shkollë gjatë këtij viti, tregon vëmendjen që Bashkia e Tiranës i ka kushtuar të ardhmes së qytetit, që janë fëmijët. “Jam i lumtur që kemi rindërtuar shkollën, sot nuk ka më mësim me dy turne; jam i lumtur që dëgjoj nga drejtori se nxënësit po dalin me 10, janë krenaria jonë! Besoj se ky qytet e ka vënë bastin tek e ardhmja e këtij qyteti nga 10-at e nxënësve. Unë besoj te ky lloj basti, që fëmijët e Kodër Kamzës, në Institutin Bujqësor, duke dalë mirë me mësime, duke ecur përpara, i kanë dhënë shans familjes së tyre të dalin nga varfëria e të lulëzojnë në qytetin e Tiranës”, shtoi Veliaj.

/b.d

Next Post
Rizoto me kungull të verdhë, receta që lajmëron ardhjen e vjeshtës

Rizoto me kungull të verdhë, receta që lajmëron ardhjen e vjeshtës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

March 10, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

March 10, 2026
“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In