• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Berishën dhe Metën i kanë braktisur të gjithë, edhe artistët, edhe demokratët

by Java News
05/05/2023 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj gjatë takimit me banorët e Njësive 1, 2 dhe 3 në kryeqytet, ftoi demokratët që të mendojnë për familjet e tyre dhe të bashkohen me ata që bëjnë vetëm punë dhe e çojnë vendin përpara. Ai tha se tashmë demokratët e kanë kuptuar që nuk duhet të shqetësohen për hallin e Saliut ‘non-grata’ dhe të Metës, që është fuksi i lagjes.

“Sali Berisha nuk shkon dot deri në Rinas sepse ka një hall të madh. Është ‘non-grata’. Pyetja për demokratët është: Pse halli i Saliut duhet të jetë halli yt? Ilir Meta ka gjithashtu një hall të madh. Ilir Meta sot është spiun i sigurimit, fuksi lagjes, 20-lekëshi që shkonte spiunonte shokët kush shikonte televizionet e huaja, kush shante te radha e qumështit e mishit aty te Lumja, kush ishte te tolloni dhe ankohej. Është bashkuar sigurimsi, fuksi i lagjes, me një ish-komunist të diskretituar dhe janë sot në hall. Për demokratët thirrja është: Mendo për hallet e tua. Ilir Meta me Saliun shkojnë në Gjirin e Lalzit çdo natë, nuk kanë hallet tona. Kur ishte hera e fundit që e patë Saliun te një çerdhe, te një kopësht, te një shkollë? Kur ishte hera e fundit që e patë Ilir Metën te një çerdhe, te një kopësht, te një shkollë?”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se kundërshtarët politikë kanë një muaj që zihen me artistët, sepse këta të fundit i kanë braktisur.

“Kanë një vit që zihen me Amerikën, kanë një muaj që zihen me pemët dhe kanë një javë që zihen me artistët sepse i kanë braktisur të gjithë. I dëgjova kur po thoshin për shkollat: “Ndërtohen me 60 euro m2 në Europë”, thanë, “këto shkollat si shkolla ‘Kosova’, ‘Sami Frashëri’, qenkan shumë të shtrenjta”. Unë ju bëra një propozim: “Nëse bëhen me 60 euro metri katrorë, na i shisni vilat në Lalz për 60 euro metri katrorë, t’i blejmë që të çojmë aty gjyshërit, gjyshet, fëmijët, ata që kanë nevoja sociale, t’i përdorim për banesa sociale”. Por, vilat e tyre ata nuk i shesin, vilat e tyre ata nuk i ndërrojnë, vilat e tyre ata i shijojnë sepse Shqipëria ju ka dhënë atyre gjëra që ne të tjerëve nuk na i ka dhënë. I ka bërë presidentë, i ka bërë kryeministra, i ka pasur tërë jetën deputetë. Shqipërisë ata i kanë marrë gjithçka pa i dhënë asgjë. Ndërkohë, ky komunitet i ka dhënë Shqipërisë gjithçka, dashuri, pasion, punë, ndaj dhe familja jonë është e madhe dhe ka vendosur që të ecë përpara”, u shpreh ai.

Mandej, shtoi se në këtë fushatë po diskutohet për ide dhe jo për dy parti apo dy logo të ndryshme. “Sot nuk diskutohen dy parti, nuk diskutohen dy logo, nuk diskutohen dy numra, diskutohen dy ide. Një ide që do të na çojë mbrapa dhe thotë i bëjmë luftë Amerikës, t’i hapim luftë 1 milion pemëve, t’i hapim luftë artistëve, dhe ka një forcë tjetër që thotë: Jo, ne e duam Amerikën, e duam Europën, i duam pemët, e duam artin dhe kulturën dhe ne duam që Tirana jonë të ecë vetëm përpara”, përfundoi Veliaj./m.j

Next Post
Luizi zbulon fjalët që Kristi i tha striptistes gjatë kërcimit sensual: Shkon dhe i thotë sa kohë ke që e bën…!

Luizi zbulon fjalët që Kristi i tha striptistes gjatë kërcimit sensual: Shkon dhe i thotë sa kohë ke që e bën...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit -

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit –

August 11, 2026
Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com