• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj bën bilancin te njësia 10: Ja arritjet tona në dy vite

by A R
03/06/2017 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Në vijim të turit “Tirana – 2 vjet zgjuar”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me banorët e njësisë Nr 10, ku bëri një bilanc të punëve që janë kryer në këto dy vite në këtë zonë. Veliaj theksoi se investimet e realizuara gjatë kësaj kohe nga Bashkia e Tiranës kanë rritur vlerën e pronës së qytetarëve. Si shembull, kryebashkiaku Veliaj përmendi projektin e suksesshëm të ndërtimit të Sheshit Skënderbej, Bulevardit të ri si dhe të Pazarit të ri, ku vlera e pronës ka marrë tjetër vlerë.

 Kreu i Bashkisë ftoi qytetarët në hapjen e sheshit Skënderbej në datë 10 qershor. “Me investimet që kemi bërë edhe në këtë zonë duke filluar nga ekstremi i njësisë 10 që është sheshi Skënderbej, afërsia me bulevardin e  ri, unë besoj se i kemi rritur vlerën në mënyrë të jashtëzakonshme zonës. Dua t’ju ftoj të gjithëve publikisht që në datën 10 qershor, pasdite, ne do të hapim më në fund sheshin Skënderbej. Ka dalë spektakolar dhe ndoshta edhe përtej pritshmërive tona. Sheshi ka disa funksione. Sigurisht pjesa kryesore është për tubime, është për koncerte, për aktivitete masive, është për fëmijët që dalin pasdite. Ndërkohë që gjithë pjesa pas Muzeut Kombëtar është rezervuar kryesisht për hije. Kemi mbjellë  pafund pemë dhe është një lloj minipylli në mes të Tiranës”, tha Veliaj.

 Kreu i Bashkisë deklaroi se këto investime janë realizuar falë vullnetit të treguar për punë si dhe mbështetjes që ka dhënë Kryeministri Edi Rama për transformimin e qytetit. “Unë besoj se është një projekt që si gjithë projektet e tjera ka vështirësi, por kur bashkia nuk është në gjumë, por është në punë, mbaron për 8 muaj. Mjafton që qeveria qëndrore të mbështesë bashkinë, ashtu sikurse Edi Rama ka mbështetur Bashkinë e Tiranës dhe u bë për 8 muaj. Me pazarin e ri e mbaruam për 7 muaj. Do të thotë që ku ka vullnet për punë, gjendet një mënyrë për t’i bërë punët shpejt dhe me cilësi”, theksoi Veliaj teksa kërkoi prej qytetarëve që të bëjnë zgjedhjen e duhur për të ardhmen në mënyrë që investimet të ruhen dhe të mos shkatërrohen.

 “Mos ia bëni llogaritë Lulit. Mendoni se do ngelet pa gjë…?! Jo mo,  ai hollandez është, shpi andej, katandinë e ka andej. Po paret i ka mullar. Po nuk e votoi Tirana, ai ka një plan B. Ne nuk kemi një plan B, ne një plan kemi, quhet Tiranë. Ai e ka edhe një plan të dytë”, tha Veliaj.

 Veliaj deklaroi se për herë të parë merr fund dhe shqetësimi i banorëve në qendër të kryeqytetit për parkimin. Kryebashkiaku deklaroi se me hapjen e parkimit nëntokësor në Sheshin Skënderbej, do të jenë në dispozicion të qytetarëve 358 vende të reja parkimi.

 Në fjalën e tij, kreu i bashkisë u ndal dhe te procesi i zgjedhjes së administratorëve, ku i kërkoi qytetarëve që të nxitojnë të përmbyllin këtë proces. Veliaj ftoi qytetarët që pas zgjedhjes së administratorit të pallatit, të aplikojnë edhe për Fondin e Komunitetit në mënyrë që të përmirësojnë hapësirat e përbashkëta.

 Veliaj premtoi se Bashkia e Tiranës do të shkojë me investimet e saj në nivel kapilar në çdo lagje.

 Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj rendi dhe një sërë investimesh të rëndësishme të cilat janë bërë në njësinë Nr. 10, siç janë:

 Rindërtuar Sheshin Skënderbej;

Ndërtuar Parkingun nëntokësor në Sheshin Skënderbej;

Ndërtuar Unaza e Vogël e Tiranës;

Pajisur me ndriçim të gjitha rrugët e njësisë;

Rindërtuar plotësisht dhe shtuar ambientet në Shkollen e Mesme “Qemal Stafa”;

Rindërtuar Kopshtin Nr.8 Rr. “Milan Shuflaj;

Rindërtuar Çerdhen Nr.8 Rr. “Myslym Shyri”;

Rikualifikuar bllokun nes Rr. “Sami Frashëri” dhe Unazës (blv “Gjergj Fishta”);

Rehabilituar fasadat në Rrugën e Durrësit;

Rehabilituar fasadat tek Shallvaret;

Rindërtuar Rr. “Shyqyri Berxolli”

Rindërtuar Rr. “Reshit Collaku”;

Rindërtuar Rr. “Sotir Peci”;

Rindërtuar Rr. “Kajo Karafili”;

Rindërtuar Rr. “Him Kolli”

Asfaltuar rrugicat në Rr. “Mujo Ulqinaku”

Asfaltuar rrugicat mbrapa gjimnazit “Q. Stafa”.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se edhe gjatë dy viteve të ardhshme për këtë zonë janë parashikuar që të realizohen disa investime të rëndësishme:

–          Rindërtojmë Bibliotekën e Qytetit Nr.5;

–          Rindërtojmë, shtojmë hapësirat dhe instalojmë sistemin e ngrohjes në Shkollen 9-vjeçare “Dora D’Istria”

–          Ndërtojmë korsitë e biçikletave në Rr. Kavajës

–          Rindërtojmë Rr. “Sotir Peci”

–          Rindërtojmë, shtojmë hapësirat dhe instalojmë sistemin e ngrohjes në Shkollen 9-vjeçare Avni Rustemi”

 

Next Post
FOTOT/ Banorët nuk durojnë më, shpërthejnë puthjet në BB mes çifteve të reja

Banorët nuk durojnë më, sërish marrëdhënie në Big Brother (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-Zjarr masiv në një qytet të Holandës, raportohet për të lënduar: Dëgjuam një shpërthim të fortë

VIDEO-Zjarr masiv në një qytet të Holandës, raportohet për të lënduar: Dëgjuam një shpërthim të fortë

January 15, 2026
“Goditi” ekstradimin, Kushtetuesja pranon pjesërisht ankimin e “mafiozit” rus

“Goditi” ekstradimin, Kushtetuesja pranon pjesërisht ankimin e “mafiozit” rus

January 15, 2026
SHBA vendos sanksione ndaj zyrtarëve iranianë për shtypjen e protestuesve

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtarëve iranianë për shtypjen e protestuesve

January 15, 2026
Kërkuan lista të hapura në zgjedhje, Gjykata Kushtetuese rrëzon partitë e vogla

Sekuestrimi i celularëve, vendimi Kushtetueses kërkon seriozitet në mbledhjen e provës së veprës penale (VIDEO)

January 15, 2026
Gjykata Kushtetuese: Arresti shtëpiak ndaj Berishës ishte i tejzgjatur

Gjykata Kushtetuese: Arresti shtëpiak ndaj Berishës ishte i tejzgjatur

January 15, 2026
Masakrat në Kosovë, arkivisti: Kam mbi 3,600 kaseta. Haga m’i refuzoi! Me këto prova, krerët e UÇK do liroheshin

Masakrat në Kosovë, arkivisti: Kam mbi 3,600 kaseta. Haga m’i refuzoi! Me këto prova, krerët e UÇK do liroheshin

January 15, 2026
Detaje nga arrestimi: Kryeprokurori i Vlorës përfundoi në pranga për 3.4 mln eurot në “Toyota Yaris”

Dosja Toyota Yaris/ Gjykata e Lartë prish vendimin për Aurel Zarkën, kthehet në Apelin e GJKKO për rigjykim

January 15, 2026
Pas dekretimit nga Begaj, publikohen në Fletoren Zyrtare 7 ligjet e Paketës fiskale

Pas dekretimit nga Begaj, publikohen në Fletoren Zyrtare 7 ligjet e Paketës fiskale

January 15, 2026
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Sa më pak pjesëmarrje në zgjedhje, aq më shumë mandate për PS-në…

January 15, 2026
(EMRI) Pas tre muajsh e zhdukur, gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali/ Autoritetet japin detajet e para

(EMRI) Pas tre muajsh e zhdukur, gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali/ Autoritetet japin detajet e para

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In