Kandidati i ASHE-së për Tiranën, Erion Veliaj, ka vijuar sot takimet e tij me qytetarët e Tiranës.
Në një aktivitet ku u hspërndanë hipoteka, Veliaj ishte i pranishëm për tu zotuar se pas 21 qershorit puna do të jetë 24 orë në 7 ditë të javës. Veliaj gjithashtu theksoi se bashkia është katandisur në ëtë gjëndje pasi bashkia është përqëndruar te partia.
Ai ka prermtuar se do të kolaudojë 385 pallate dhe do të ndihmojë që qytetarët të marrin hipotekat.
“Angazhohem se bashkia e re do të kolaudojë 385 pallate dhe do të zhbllokojë hipotekat për t’u dhënë qytetarëve pronësinë”, tha Veliaj.









