• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj: Bashkia e ka marrë situatën nën kontroll, në 4 shtator aksion historik për pastrimin

by
05/08/2015 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka pasur sot një takim me administratorët e 24 njësive administrative, ku ka deklaruar se situata në gjithë territorin e bashkisë së re është marrë nën kontroll, ndërsa ka shpallur aksionin qytetar për pastrimin e territorit më datën 4 shtator. Sipas tij situata e tranzicionit të ndryshimit të bashkisë nuk ka sjellë asnjë cenim të shërbimeve nga të gjitha njësitë administrative, çka sipas tij përbënë një sukses të parë të reformës territoriale. “Më vjen mirë që nga asnjë njësi nuk kemi pasur ndërprerje të shërbimeve dhe që asnjë qytetar nuk ka mbetur pa marrë shërbimin e kërkuar nga njësia. Këtë fazë të tranzicionit do ta kalojmë me sukses deri në fund për tu siguruar që e kemi marrë në kontroll situatën dhe hapi i parë i reformës është një hap i suksesshëm”, tha Veliaj në takimin me administratorët që u zhvillua në ambientet e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

 

Më tej duke u përqendruar tek aksioni që ka ndërmarrë tashmë Bashkia e Tiranës për të vënë në punë operatorët e pastrimit të Tiranës, ai ka theksuar se rezultatet e para kanë qenë pozitive dhe inkurajuese. “Ne kemi marrë aksionin tonë të parë dhe do doja shumë që ky muaj gusht të ishte muaji aksionit të pastrimit të Tiranës. Përgjigjet fillestare kanë qenë mbresëlënëse dhe çka do të thotë që me pak kërkesë llogarie këtu mund të pastrohen rrugën, mund të lahen rrugët, mund të mblidhen plehrat. Ndaj do doja që me të njëjtin rigorozitet të vazhdojmë për tu siguruar që të fitojmë betejën me plehrat”, u shpreh Veliaj.

 

Më tej duke qëndruar tek e njëjta çështje ai ka bërë të ditur vendimin për të zhvilluar një aksion të përgjithshëm, duke përfshirë jo vetëm strukturat dhe operatorët e pastrimit por të gjithë komunitetin për pastrimin rrënjësorë të të gjithë bashkisë së re, duke filluar që nga fshatrat më të largëta dhe në gjithë qytetin. Këtë dua që ta bëjmë në të gjitha njësitë. Dua që të ftoni të gjithë njësitë tuaja të gjithë qytetarët dhe në datën 4 shtator ne do të kemi një aksion për pastrimin e Tiranës ku do të ftojmë të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë. Keni një muaj kohë për tu përgatitur dhe për të treguar që ne të parët, kontraktorët janë në krye të punëve dhe 4 shtatorë do ftojmë të gjithë qytetarët. Secili prej jush do drejtojë shtabin e pastrimit në njësinë tuaj”. Do ti ndani me blloqe, do ti ndani me rrugë, e gjithë administrate do drejtojë një ekip një kompani, nga një palë doreza dhe nga një qese secili në dorë, kompanitë do jenë aty, ushtria do bashkohet kur vjen puna për të hequr inerte ose pjesë më të vështira”,  tha Veliaj.

 

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se nisur nga situata e rëndë që shkaktuan shirat e ditëve të fundit në Maqedoni, ka vendosur që ti vijë në ndihmë drejtuesve lokalë të Tetovës, qoftë me një ndihmë financiare ashtu edhe me ç’do mënyrë tjetër, çka mund të vinte në ndihmë përmirësimit të situatës. “Do çmoja shumë nëse secili prej jush do shprehë solidaritetin me situatën në Tetovë. Ne do jemi në gatishmëri për të ofruar çfarë do lloj lehtësimi të kësaj situate të rëndë” u shpreh Veliaj.

Next Post

STUDIMI/ Ky është orari më i mirë për seks

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia: Marrëveshja e re e mbrojtjes nuk e shënjestron Iranin -

Raporti i frikshëm: Irani ekzekutoi 901 persona në shtatë muaj, mes viktimave edhe gra dhe të mitur!

August 19, 2026
“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

August 19, 2026
Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

August 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Lufta SHBA-Iran, nafta kap çmimin rekord, shkon në rreth 92 dollarë për fuçi! Skenarët e frikshëm të rikthimit te 100 USD

August 19, 2026
Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

August 19, 2026
Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

August 19, 2026
OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

August 19, 2026
VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

August 19, 2026
Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

August 19, 2026
FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com