• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i Gjykatës kundër Nishanit, Veliaj: Fitoi puna. Ja investimet e reja që do të kryejmë

by Java News
02/06/2017 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë analizës së punës dy vjeçare në krye të bashkisë së Tiranës në njësinë Nr.9, Erion Veliaj ka reaguar edhe ndaj vendimit që dha sot Gjykata e Tiranës e cila rrëzoi padinë e ngritur nga Presidenti Bujar Nishani. Kryebashkiaku Veliaj shprehu bindjen se puna e mund dhunën dhe shembulli më i mirë për këtë është parku i lodrave në parkun e madh të Liqenit, i cili është kthyer në një nga më të preferuarit në kryeqytet falë investimit të Bashkisë.

“Jo të gjithë mendojnë si ne, sepse kur ndërtuam këndin e lodrave fiks 1 vit nga dje, kishte nga ata që protestonin, sot kandidojnë prapë në Tiranë, por protestonin dhunshëm. Por lajmi i mirë, së pari që puna e mund gjithmonë dhunën dhe në datë 1 qershor ne hapëm këndin e lodrave. Lajmi i dytë i mirë ishte ai që gjykata rrëzoi dhe ne fituam në gjykatë kundër presidentit Nishani i cili vajti të shkatërronte lodrat e fëmijëve. Sot edhe gjykata e rrëzoi presidentin në largim. Do isha i padrejtë nëse do flisja sot. Unë e thashë që para një viti. I thashë presidenti mos u largo me turp. Mos hyr në histori si i vetmi president që shkatërron lodrat e kalamajve. Mos bëj diçka që nuk do ta falin fëmijët e këtij qyteti. Nuk më dëgjoi. Kam një vit që i them: Mos i prish lodrat e fëmijëve dhe sot edhe me vendim gjykate, fitojnë fëmijët, fiton e ardhmja, fiton puna”, tha Veliaj.

 Kreu i Bashkisë deklaroi se gjatë këtyre dy viteve, Tirana ka njohur ndryshime të mëdha, në krahasim me katër vitet e drejtimit nga e djathta kur Tirana ishte në gjumë.  “Nëse ata ishin me sloganin 4 vjet gjumë, slogani jonë është “Tirana 2 vjet zgjuar”, se vetëm zgjuar mund të bëjmë punë. Arsyeja pse them Tirana 2 vjet zgjuar është se kur je zgjuar mund të bësh gjëra që mendohen të pamundura”, tha Veliaj.

 “Më parë ishte një mision i pamundur. 25 vite për të hapur një rrugë. Ishte kthyer sheshi Skënderbej në burimin më të madh të smogut, në burimin më të madh të trafikut. Sot, jo vetëm hapet sheshi Skënderbej, por sot Unaza e Vogël i ka sjellë një vlerë të paimagjinueshme njësisë 9”, tha ai.

Duke folur për investimet e ardhshme të Bashkisë, Veliaj premtoi dhe një sërë investimesh si:

–  Rindërtim i tregut prane rruges “Mine Peza”;

–  Rikonstruksion i Kopshti Nr.36 Rr. “Fortuzi”

–  Rikonstruksion i plote i Shkolles 9-vjecare “Hasan Vogli”, Njesia 9

–  Ndertim dhe rikonstruksion i rruges qe lidh rrugen “Reshit Petrela” me rrugen “Skender Kosturi”

– Rikonstruksion i Infrastruktures rrugore te bllokut te kufizuar nga rruget “Zogu i I-re” – rruga “Dibres”-Siri Kodra dhe Reshit Petrela.

–  Rikualifikim urban i bllokut te kufizuar nga rruga “Ded Gjon Luli” – “Fortuzi” – BLV “Zogu i Pare” – Mine Peza dhe rikonstruksion i Rr. “Prokop Myzeqari” dhe Rr. “Hamid Shijaku”

– Rikualifikim urban i bllokut kufizuar nga Rr. “Eshref Duka”, shinat e trenit, rruga “Llazar Shapatini” dhe Lumi Tiranes.

–  Rikualifikim Urban i Bllokut i cili kufizohet nga rrugët ”Asllan Shahini”, ”Albanopoli”, ”Muzakët”, ”Eshref Frashëri”.

a.ç

Next Post
Të kacaviresh nëpër pasqyra

Një fushatë në formë Çadre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In