• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Bashkëpunim konkret mes Shqipërisë dhe Kosovës. Thaçi: Krenar për punën e shkëlqyer në Tiranë

by A R
04/10/2016 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim zyrtar Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili shoqërohej nga Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi dhe Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku. Kryebashkiaku Veliaj i uroi fillimisht Presidentit Thaçi mirëseardhjen në Tiranë, ndërsa vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve tona. Gjatë takimit, u theksua se zbatimi i marrëveshjeve dhe nismave bashkëpunuese që dy qeveritë qendrore dhe ato lokale kanë arritur mes tyre, do të rrisin edhe më tej përfitimet e shqiptarëve në të dy anët e kufirit.

Më pas, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhanë një deklaratë për mediat, ku theksuan angazhimin e tyre për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që pritëm presidentin e Kosovës, mikun tonë Hashim Thaçin, mikun e të gjithë qytetarëve të Tiranës. Kjo është shtëpia jote e dytë dhe jemi gjithmonë të lumtur të presim në Tiranë. Më vjen mirë se kemi pasur disa rastësi shumë të bukura këtë javë: Sapo kemi përfunduar rrugën më të mirë, më të bukur dhe më të çmuar në qytet, quhet rruga e “Kosovarëve”. Mezi pres që bashkë me ambasadën t’ia kushtojmë posaçërisht miqësisë me Kosovën, për të gjitha njohjet, krushqitë, vëllazëritë dhe familjet që janë krijuar nga kjo lidhje. Rruga e vendosur në një zonë shumë të bukur të Tiranës, pranë liqenit, por një zonë që ka edhe shumë histori, sepse aty ka qenë kampi më i madh i refugjatëve nga Kosova në Tiranë dhe ndoshta ka qenë momenti ku çdo shqiptar i Shqipërisë dhe i Kosovës është ngritur në lartësinë e thirrjes së kombit dhe vëllazërisë për njëri-tjetrin”, u shpreh Veliaj.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pasi falenderoi kryetarin e bashkisë për mikpritjen, vlerësoi ndryshimin që po pëson Tirana nën drejtimin e tij. “Edhe për mua është një kënaqësi e veçantë që sot takohem me mikun, vëllain, kryetarin e Bashkisë në Tiranë, të cilin dëshiroj që ta uroj dhe përgëzoj për punën e tij të shkëlqyer, brilante dhe fantastike që po bën për të ndryshuar dhe modernizuar Tiranën, që secilin prej nesh të na bëjë të ndihemi mirë dhe shumë krenarë me Tiranën e re, me Tiranën europiane. Një Tiranë të cilën e kemi ëndërruar, shpresuar të gjithë, e këtë ëndërr të të gjithëve ne, po e bën realitet Erioni. E uroj dhe e përgëzoj, urimet më të mira!”, u shpreh Presidenti Thaçi në fjalën e tij.

Gjithashtu, kryebashkiaku Veliaj e njohu Presidentin e Kosovës edhe për një sërë nismash bashkëpunimi që Bashkia e Tiranës, së bashku me bashkitë e tjera që drejtohen nga shqiptarë përtej kufijve shtetërorë të Shqipërisë, kanë ndërmarrë në funksion të mirëqenies së shqiptarëve. “E informova presidentin për qëllimin tonë, që në prag të festave të Nëntorit, të bëjmë një mbledhje të bashkive e komunave kryesore të shqiptarëve këtu, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Serbinë Jugore, por jo për t’u fokusuar në folklorizma, por për t’u marrë konkretisht si mund të përmirësojmë jetën e qytetarëve shqiptarë në qytetet që menaxhojmë dhe ishte privilegj që morëm edhe bekimin e presidentit dhe mbështetjen e tij për këtë nismë, sepse besoj që kur shqiptarët jetojnë mirë, janë edhe të mëdhenj”, deklaroi Veliaj.

Një tjetër nismë e përmendur nga Veliaj ishte edhe ajo për të organizuar këtë fundjavë së bashku me disa komuna dhe bashki shqipfolëse të Maratonës së Tiranës. Veliaj theksoi rolin që luajnë shqiptarët e Kosovës në zhvillimin ekonomik mes dy vendeve. “Kemi disa sipërmarrës nga Kosova që kanë shprehur interesin të investojnë në hoteleri-turizëm në qytetin e Tiranës. Tirana ka një bum turistik dhe të nevojës për mikpritje. Kemi sot një marrëdhënie shumë më të fortë me importuesit, sidomos të fruta-perimeve, kemi disa biznese kosovare që tashmë kanë aplikuar për të hapur magazinat e tyre në Tiranë. Mezi pres që të bëjmë shumë dhe ardhja e Presidentit është një lajm i mirë dhe një garanci se ky përkushtim do të vazhdojë nga të dyja palët”, përfundoi fjalën e tij kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Next Post
Fytyrë e pastër dhe pa njolla vetëm me këta dy përbërës

Fytyrë e pastër dhe pa njolla vetëm me këta dy përbërës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In