• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj bashkëbisedim me të rinjtë e Njësisë 4: Krenar që mbi 20 mijë studentë udhëtojnë me abone falas

by Java News
15/11/2022 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turi i bashkëbisedimeve të kryetarit të Bashkisë së Tiranës me të rinjtë u ndal në Njësinë 4, ku kryebashkiaku Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Blerina Gjylameti, foli për lehtësirat ndaj studentëve dhe mbështetjen e bashkisë, si mundësi për të krijuar histori suksesi në Tiranë.

“Kartën e Studentit e kishin premtuar të gjithë, por e bëri kjo administratë dhe kjo qeveri sepse nuk mjafton vetëm të ankohesh dhe të gjesh fajtorin, por duhet gjithmonë dikush që thotë: “E di çfarë? Po e bëjmë ne”. Ne vendosëm që, në vend që të bëheshim pjesë e korit për të gjetur fajtorin, u bëmë pjesë e zgjidhjes. Mund të flasim pafund sot për luftën që shkakton Putini dhe inflacionin e luftës, por në fund të ditës, të shpjegosh diçka ose t’i bashkohesh korit të atyre që vajtojnë, nuk ndihmon. Ajo që ndihmon është vendimi i Këshillit Bashkiak që abonenë për studentët ta bëjmë falas, ata thjesht duhet të pajisen me Kartën e Studentit. Jam shumë krenar që, mbi 20 mijë student e kanë tërhequr abonenë dhe udhëtojnë falas në të gjithë qytetin e Tiranës. Besoj se ishte një vendim i drejtë dhe një premtim i mbajtur”, tha Veliaj.

Fushata, shtoi Veliaj, po prodhon patetizma nga më të çuditshmet, ku të rinjtë që vijnë nga qytete të tjera i quajnë ardhacakë.

“Dikur ka qenë një shprehje: ‘Sa herë vjen cirku në fshat, dalin të gjithë kllounët ta përshëndesin’. Tani që vjen fushata dalin lloj-lloj pjesëtarë të këtij cirku dhe thonë marrëzira nga të më ndryshmet. Një nga marrëzirat që kam dëgjuar dhe që secili prej kandidatëve bën garë kush e thotë më fort, është se ‘unë nuk jam i ardhur, jam nga Tirana. Nuk jam si këta të tjerët, që janë ardhacakë’. Unë besoj se në vitin 2022 kjo është gjëja më raciste që mund të thuhet. Në 2022 ti nuk mund të thuash më kush është i ardhur. Vetëm 5% e qytetarëve janë 400 vjet tironsa. Të gjithë të tjerët janë brezi i dytë, brezi i tretë. Para 100 vjetëve, kur u shpall Kryeqytet, Tirana kishte vetëm 10 mijë vetë, ndërsa sot është 1 milion e 10 mijë veta. Llogarinë e bëni vetë. Ne nuk pajtohemi me këtë racizëm patetik. Unë e kuptoj, fushata prodhon emocione, por jo deri në fazën kur ti tregohesh racist për ata që e kanë bërë Tiranën histori suksesi,” deklaroi kreu i Bashkisë.

Sipas Veliajt, ata që e shajnë më shumë Shqipërinë dhe Tiranën janë pikërisht ata që vetë jetojnë në vila.

“Një sport i rrezikshëm, që luhet masivisht nga një pjesë, por fatmirësisht jo nga shumica, është ky sporti me shajt Shqipërinë. Thonë: ‘Ky vend nuk bëhet’, ‘Këtu nuk jetohet!’ Ata që e thonë më shumë këtë gjë janë ata që jetojnë më mirë, kanë vila te Gjiri i Lalëzit, kanë shtëpi në Lundër, kanë zyra në kulla. Njerëzit që ankohen më shumë në politikë, janë ata që në fakt i kanë punët më mirë. E kanë kthyer në modë këtë. Gjejnë gazetarë të huaj, flasin keq. Dhe ti thua: ‘Po mirë, ajo juria në Bruksel, kaq pa sy dhe pa veshë ishte sa nga 600 qytete tha se Tirana e meriton të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë?!’ Para ca ditësh morëm titullin ‘Qyteti Europain i Sportit 2023’. Prapë nisi ky sporti: ‘Ky është vendi më i ndotur’. Nëse është më i ndoturi, hap aplikacionin ‘Il Meteo’, i cili ka një satelit që e pranon gjithë Europa si matës të ajrit dhe na jep rezultat konkret. Pse duhet dikush të bëjë politikë duke sharë vendin e vtij? Ne mund të kemi bindje nga më të ndryshmet, por një bindje duhet ta kemi të përbashkët: Me shajt qytetin tonë dhe me shajt vendin tonë është mëkat!” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In